KOSOVA

"Ata budallenjtë mund të na ndjekin!"/ Fatmir Sheholli i dha 1 mijë euro Milaim Zekës për të publikuar materiale nga shërbimi sekret serb

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Gusht 2026, 17:07
"Ata budallenjtë mund të na ndjekin!"/ Fatmir Sheholli i dha

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh. Sheholli, i arrestuar në tetor të vitit të kaluar, ngarkohet me veprën penale të spiunazhit pasi, nga një datë e pacaktuar e deri në ditën e arrestimit të tij, “me dashje direkte, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë – (i njohur si “BIA”), e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi”.

Sipas informacioneve të siguruara nga korrespondentja e Top Channel Leonita Bajrami, si pjesë të provave, Prokuroria Speciale ka listuar edhe veprimtarinë e Fatmir Shehollit gjatë kohës së luftës në Kosovë, duke përmendur se i njëjti ishte pjesë e strukturave të ish-Jugosllavisë dhe më vonë si gazetar, ku ndihmonte në shpërndarjen e narrativës serbe.

“Raporti dokumenton më tej deklarimet e të pandehurit Fatmir Sheholli të publikuara në media ndërkombëtare gjatë vitit 1999, përfshirë intervistën për gazetën e njohur ndërkombëtare “Los Angeles Times”, në të cilën ai kishte deklaruar se: “forcat serbe nuk po kryenin gjenocid në Kosovë, por vetëm krime individuale”. Sipas raportit, këto deklarime janë konsideruar të njëjta me narrativën zyrtare të regjimit të atëhershëm të Serbisë ndaj Kosovës”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Prokuroria liston edhe qëndrimet publike të Shehollit në favor të Listës Serbe, partisë së dirixhuar nga Beogradi, dhe ndaj Milan Radojiciçit.

“Raporti në fjalë, i kushton rëndësi të veçantë edhe deklarimeve të të pandehurit lidhur me tani të kërkuarin me urdhër ndërkombëtar nga organet e drejtësisë në Kosovë, Milan Radoiçiçin, ku ai kishte shprehur publikisht besim në pafajësinë e tij në lidhje me hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviçit; kishte kërkuar që drejtësia t’i jepte mundësinë për ta dëshmuar pafajësinë dhe në paraqitje të tjera mediale, ndërsa e kishte portretizuar atë edhe si faktor me ndikim pozitiv në veriun e Republikës së Kosovës”, thuhet në aktakuzë.

Me urdhëresë të Gjykatës, Prokuroria ka përdorur masa të veçanta hetimore për të provuar përfshirjen e Shehollit në veprimtarinë e spiunazhit.

Përmes përgjimit dhe vëzhgimit, Prokuroria thotë se arrin të provohet që Fatmir Sheholli ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me Bojan Dimiç, zyrtar i lartë i BIA-së, në zbatimin e planit me të cilin ka planifikuar pranimin, transportimin dhe publikimin e materialeve të siguruara nga ky shërbim, me qëllim të ndikimit në opinionin publik dhe jetën politike në Republikën e Kosovës.

Sipas aktakuzës, Sheholli ka pasur komunikime të drejtpërdrejta me zyrtarin e BIA-s edhe për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nga ekzaminimi i telefonit (prova numër 23) rezulton se janë gjetur edhe komunikime të drejtëprdrejta ndërmjet të pandehurit dhe Bojan Dimiç, në lidhje me pjestarët e UÇK-ës, si: “O ocu Nuredinu, bivsem pripsdniju OVK ima nesto sitno, nebitno” e dërguar me datën 07.02.2024 në ora 11:11:31 (koha reale 13:11:31). Nga përkthimi i saj i bie se Bojan Dimiç e njofton Fatmir Shehollin: “Për babain e Nuredinit, ish pjestarin e UÇK-së, ka diqka të imët por e pa rëndësishme”, thuhet në aktakuzë.

Sa i përket materialeve të pranuara nga Sheholli, prokuroria e bazon këtë në audioincizimet nga vetura.

Biseda me zyrtarin e BIA-s:

Fatmiri: Për nja 20 minuta do te jem me avokaten, ajo do ta sqaroj mënyrën për ne spital atje…Ajo do

te sqaroj se si funksionon dhe cili është plani qe ajo e ka menduar. Për 20 minuta jam te ajo.

Fatmiri: Me thuaj për atë të dytën, çka po bëjmë me ketë te dytën…(bashkebiseduesi nuk dëgjohet)

Fatmiri: A do te me thirre mua dikush apo çka…nesër është data 24, duhet se paku dy dite ti shikojmë,

kuptom, nuk është bash qaq e lehtë….vetëm të lutem shiko se ata budallenjtë mund te na

përcjellin, me kupto.

Bojan Dimic: Po vëlla, unë nuk mundem…përmend Mitrovicën por nuk kuptohet pse

Fatmiri: O vetëm ai që vjen mos te jen qe mund ta përcjellin leht këta…

Bojan Dimic: Pasi te kryhet emisioni, e merr pjesën e dyte

Fatmiri: E kryer është kjo. Lajmërom ti mua kur to shkoj për veri. Veq mos u vono se i 12-ti vjen

shpejt…nesër është i 24-ti, nesër është dy vjetori i Banjskes, kështu qe mundet te ket gjithçka

Bojan Dimic: Nesër është dita ku duhet me pas kujdes/ me u rujt

Fatmiri: Po po, nesër, pasnesër, me se voni deri me te 27-tin

Bojan Dimic: Shohim gjate këtyre dy ditëve. E gjitha është e përgatitur…te kish kujdes për shkak te përgjimit, e kupton

Fatmiri: O i kam thane qe GIZI mi ka dhanë, e kupton

Bojan Dimic: … është ne gjuhen serbe, se duhet te përkthehet, ka edhe diqka qe mund te mos dëgjohet

Fatmiri: A ka edhe bisede apo ka vetëm me shkrim?

Bojan Dimic: Ka edhe bisede edhe me shkrim

Fatmiri: Ne rregull, u morëm vesh/u kuptum. Mu nuk ma nin k…, ma ka dhanë GIZI edhe ditën e mire

Bojan Dimic: Nuk dëgjohet

Fatmiri: Po leje atë, ligji thotë, nuk ki nevoje me thane asgjë…Ne rregull është ajo, mos u brengos

Bojan Dimic: U dakordum

Fatmiri: Vetëm deri me te 27-tin, nesër kurrsesi…Te thërras kur te jem me avokaten qe te tregoj ajo per ate.

Në dosjen e Prokurorisë Speciale tregohet se Fatmir Sheholli me datë 24.09.2025 kontakton gazetarin Milaim Zeka me të cilin dakordohen të takohen.

“Fatmiri në këtë telefonatë i thotë Milaim Zekës: “ndëgjom me 27-tin ose 28-tin vijn ato senet edhe i shohim dhe flasim”, përshkruhet në aktakuzë komunikimi mes tyre.

“Për ta fshehur origjinën e tyre, ai i paraqet materialet se kinse i ka siguruar nga “GIZI Gjerman”, ndërsa i premton Milaim Zekës shumën prej 2,000.00 euro për publikimin e tytre, 1,000 euro në fillim dhe 1,000 euro tjera pas dhjetë ditësh, pas publikimit të tyre në emisionin e tij “Pa Rrotlla”, sqaron tutje prokuroria.

Biseda mes Fatmir Shehollit dhe Milaim Zekës:

Fatmiri: Zeka

Milaim: (nuk dëgjohet) si je?

Fatmiri: Qe si je ti? A u lodhe?

Milaim: Mire. pak, pak

Fatmiri: Une bisedova me ata shokt e lam kur te kem koh, kshtu shkojm te ata edhe e kryjm at punën te Fadili

Milaim: Okej

Fatmiri: Edhee… degjom, me te njëzet e shtatin ose njëzet e tetin vin ato senet, edhe i shohum une edhe ti. Edhe kish ashtu qysh the ti edhe me goj keshtu ka flasun

Milaim: Po de po, masi tkan thon, përgjimi qishtu osht

Fatmiri: po po po, kish kshtu edhe me shkrim. E kta than i kan specifiku kta te GIZIT aty, na tha veq jau dhom kto edheee pastaj na ja fusum edhe n’portal edhe n ket Youtuben tone

Milaim: super

Fatmiri: kur t’mi dhon ato, une i thash thash se i ka thash perkthyst e duhet aty pak me perkthy,

duhet me…. tha ja dhom tha njëmijë tash edhe njëmijë mas dhjet dite kur ti kryen.

Milaim: (nuk kuptohet)

Fatmiri: u krye zemer mos ta nin (e ndalin bisedën).

Përmes kësaj bisede të siguruar nga masat e veçanta të monitorimit, Prokuroria Speciale “Sheholli ka vepruar sipas udhëzimeve për implementimin e planit të zyrtarit te BIA -së, Bojan Dimiçit duke kërkuar nga gazetari Milaim Zeka, përmës të pandehurit Sheholli, që deri me datën më 27 ose 28 shtator ti publikoj në emisionin e ti “Pa Rrotlla”, me qëllim të diskreditimit të zyrtarëve dhe oponentëve të partisë “Lista Srpska”, e të cilat të kenë impakt në rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë që do të mbaheshin me dt. 12 tetor 2025.”

Sipas dosjes, Sheholli ka marrë materialet më 26 shtator të vitit 2025 pranë shkollës Teknike në Mitrovicën e Veriut, i shoqëruar nga një familjar i tij. Kur mbërrin aty, sipas aktakuzës, një person me kapele të zezë “ia hap derën e automjetit dhe i dorëzon materialin në një fasikël të kaltër dhe shumën prej 5,000.00 euro”, sic ishin dakorduar me zyrtarin e lartë të BIA-s.

“Menjëherë pas pranimit, Fatmir Sheholli e udhëzon bashkëshorten që materialin ta fshehë në trupin e saj duke i thënë: “Qitash kat shkojna duhet me kqyr. Kqyr onash. Shtini ne gji aty ti”, dhe më pas ndalen në qendrën tregtare “ETC” për ta verifikuar përmbajtjen e materialit dhe shumën e parave që ishin akorduar paraprakisht”, thuhet në aktakuzë.

Biseda e Shehollit me Dimic para pranimit të materialeve:

Fatmiri: Une jom pertej rruges ne Parking te nje shkolle pikerisht pertej rruges ne hyrje te shkolles

teknike ku shkruan kafebar Sindikat aty jam perpara.

Bojan Dimiç: a osht e fshehte diku a po shihet ne hyrje te shkolles teknike, ne rregull ne rregull

(përfundon bisedën me Bojan Dimiç dhe vazhdon bisedën me gruan e tij…).

Fatmiri: mi sheh tabelat, qaj qe ka me ardh. I kallxova ku jom.

Gruaja e Fatmirit: Po ma mire … (nuk kuptohet).

Fatmiri: Jo jo qata ja dhash une ni qark me kqyr, (nuk kuptohet) me dal me ec deri qatje, a me nejt

nkerr. Mka thon me nejt n kerr. Se kjo shkoll ka kamera. Krejt shihet kush pi len kerret ktu. Edhe knena

kqyri flamurat t shkijeve n banesa. Edhe ktu flamur i shkijeve, se kjo osht shkoll e shkijeve nuk osht e

jona.

Gruaja e Fatmirit: po de.

Fatmiri: kqyri tabelat krejt BG CC, veq qiky 01 edhe 02.

Gruaja e Fatmirit: i kuj osht zero dyshi.

Fatmiri: i Mitrovices i joni RKS. Na e kemi 01-sh. E ka edhe naj shka…

Gruaja e Fatmirit: (nuk kuptohet).

Fatmiri: po se ka dit ku jom aj oj grue, une qitash i kallxova. Tash aj e thrret ata, dej t’vjen njeri, e din

tash ku ka mu taku. E qon najfar mjekroshi t’atina, i ka krejt me mjekra.

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës