Emri/ Vrau dhe zhduku Klevis Lleshin në Mamurras, ekstradohet “skenaristi” i atentateve
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...
Nga Mevlan Shanaj: REQUIEM PËR NJË BESIM Edi Rama, Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që t&eum...
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...
Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm p...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alt...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...

Bashkimi Evropian pritet që të hënën, më 2 mars, të heqë të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura para më shumë se dy vite e gjysmë.
Vendimi për këtë është marrë nga organet përkatëse të Komisionit Evropian dhe do të miratohet edhe nga vendet anëtare në takimin e Grupit punues për Ballkanin Perëndimor (COWEB) të hënën, në takimin e tyre në Bruksel.
Heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës e kishte paralajmëruar edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas një takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe presidenten Vjosa Osmani. Në atë kohë, nga Komisioni Evropian kishin paralajmëruar se të gjitha masat do të hiqen “në pjesën e hershme të vitit 2026”. Prej atëherë, në Komisionin Evropian arsyetoheshin se “janë duke punuar në heqjen e masave të mbetura” dhe se do të përmbushet paralajmërimi i presidentes Ursula von der Leyen.
Në fund të vitit të shkuar, Komisioni Evropian i kishte hequr masat për rreth 50 për qind të asistencës financiare, në vlerë prej përafërsisht 216 milionë eurosh. Tash do të hiqen të gjitha masat, duke përfshirë edhe lirimin e 205 milionë eurove mjete nga Programet e Paraanëtarësimit dhe nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Masat ndaj Kosovës ishin vendosur në qershor të vitit 2023, si ndëshkim ndaj veprimeve të autoriteteve të Kosovës që BE-ja dhe disa partnerë të tjerë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Shqipërisë, i vlerësuan si “veprime të njëanshme, të pakoordinuara, të cilat rrisin tensionet në veri të Kosovës”.
Në kohën kur masat u vendosën, shumë shtete të BE-së i mbështetën ato duke menduar se janë vetëm të kufizuara. Por u kuptua më vonë se ato janë shumë të zgjeruara dhe kapën një shumë prej rreth gjysmë miliardi eurosh mjete financiare që iu bllokuan Kosovës nga fondet e ndryshme të Bashkimit Evropian.
Krahas masave ndëshkuese financiare, BE-ja kishte vendosur edhe masa në formën e refuzimit të takimeve në nivel të lartë me përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës, me përjashtim të takimeve në kuadër të dialogut, situatës në veri dhe takimeve e vizitave në nivel të gjithë rajonit.
Nga burimet e Komisionit Evropian mësohet se mes datave 11 dhe 13 mars Kosovën do ta vizitojë komisionerja për Zgjerim, Marta Kos. Ajo deri më tash, në 14 muaj të mandatit të saj, nuk e kishte vizituar asnjëherë Kosovën, ndërkohë që i kishte vizituar të gjitha vendet e tjera të rajonit. Pos masave ndaj Kosovës, si arsyetim për mosvizitë në Kosovë të komisioneres Kos ishte përmendur edhe fakti se Kosova gjatë tërë vitit 2025 nuk ka pasur qeveri me legjitimitet të plotë dhe komisionerja nuk ka pasur me kënd të takohet.
Pos masave ndëshkuese financiare, pritet të hiqen edhe të gjitha masat e tjera, përfshirë edhe ato politike.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur të dielën se i ka arrestuar pesë persona në Skenderaj, të dyshuar për krime...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka ...
Dy raste të ndara të lëndimeve trupore janë raportuar gjatë orëve të mbrëmjes dhe pas mesnatës në Leposaviq dh...
Vjosa Osmani ka deklaruar se mbështet sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit, duke shkruar në platformën X ...
Në 28-vjetorin e masakrave në Likoshan dhe Qirez, një dëshmi rrëqethëse vjen nga një prej të mbijetuarve, një baba ...
Një seri aksionesh nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia, dy vitet e fundit kanë goditur rrjete të dyshuara të spiunazhit n&eum...
Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka vendosur të refuzojë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së para...
Presidentja Vjosa Osmani ka nisur lobimin për të siguruar një mandat të dytë. Pesë ditë para përfundimit të afatit ...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm për aktakuzën e dytë që i është n...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi nga Astana se Kosova “ka qenë dhe do të jetë Serbi” dhe se nuk e merr pa...