KOSOVA

Qindra euro në muaj për informacione, spiunazhi sfidon Kosovën

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2026, 22:46
Qindra euro në muaj për informacione, spiunazhi sfidon Kosovën

Një seri aksionesh nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia, dy vitet e fundit kanë goditur rrjete të dyshuara të spiunazhit në shërbim të Agjencisë Inteligjente Serbe (BIA). Bazuar në aktakuzat e ngritura, të akuzuarit për shërbimet të ndryshme janë paguar me qindra euro mujore, si dhe janë pajisur me mjetet komunikimi për të kryer aktivitetet e tyre.

Përgjatë vitit 2025, për spiunazh janë arrestuar 4 persona, të cilët ndodhen në paraburgim. Po të njëjtin vit, prokuroria ngriti 4 aktakuza ndaj 5 personave të tjerë, për spiunazh, ndërkohë që në fundvit, u ngrit edhe një aktakuzë tjetër po për spiunazh.

Të dhënat e Prokurorisë Speciale tregojnë se gjatë vitit 2025, në lidhje me veprën penale të spiunazhit, janë arrestuar katër persona dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit. Gjatë vitit 2025, Prokuroria Speciale ka ngritur katër aktakuza ndaj pesë personave për veprën penale “Spiunazh”. Ndaj pesë personave të akuzuar, vepra penale bazë është “Spiunazhi”.

Në dhjetor është ngritur një aktakuzë ku përfshihet një person edhe për veprën penale “Spiunazh”.

Që nga paslufta Serbia e ka dëmtuar shtetin e Kosovës me krijimin e narrativave të dëmshme për çka ka infiltruar edhe persona, të cilët kanë qenë pjesë e institucioneve të Kosovës në shërbimin sekret serb (BIA).

Në gjykim për “spiunazh” janë disa raste, përfshirë atë të Bedri Shabanit e Muharrem Qerimit, të cilët mbi bazë të aktakuzës, kanë qenë të angazhuar edhe për manipulim të historisë së UÇK-së, ndërsa në paraburgim ndodhet edhe Fatmir Sheholli, i arrestuar për spiunazh.

"Duhet të dimë që ata rrezikojnë shtetin edhe rrezikojnë faktikisht institucionet tona të pavarura dhe kemi parë edhe atë që është bërë publike e që janë zbuluar për personat që kanë shkuar në Siri dhe në vende të tjera dhe pastaj me para të cilat si duket i kanë marrë nga BIA serbe nga sigurimi shtetëror i Serbisë, qëllimi i tyre është publikuar që ka qenë tepër armiqësor në raport me shtetin tonë për ta paraqitur Kosovë, si në shtet në esencë nuk është”, tha për RTK, Tomë Gashi, avokat.

Për parandalimin e rrezikut të mëtutjeshëm, avokati Gashi thekson se duhet vigjilencë më e madhe nga institucionet e Kosovës.

"Agjencioni Kosovar i Inteligjencës besoj që ka pasur informata edhe më herët për veprimtarinë e disa prej tyre, por në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ata kanë vlerësuar se kur duhet të marrin masa ligjore që të parandalohet veprimtaria e tyre dhe që të ballafaqohen me aktakuza, apstaj do të kenë gjykime të drejta dhe të ligjshme dhe pastaj varësisht prej epilogut çfarë marrin atëherë ndoshta do të bëhet publike se çfarë dëmi i kanë krijuar shtetit të Kosovës", tha Gashi.

Në qershor të vitit të kaluar, Gjykata Themelore, përmes një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë, e ka dënuar me 5 vjet burgim për spiunazh shtetasin kosovar, Aleksandar Vlajiqin./RTK

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?