KOSOVA

​Katër djem të vrarë në oborr, dëshmia rrëqethëse e babait nga Drenica

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2026, 22:47
​Katër djem të vrarë në oborr, dëshmia

Në 28-vjetorin e masakrave në Likoshan dhe Qirez, një dëshmi rrëqethëse vjen nga një prej të mbijetuarve, një baba nga Drenica, të cilit forcat serbe ia vranë katër djemtë në oborrin e shtëpisë.

Shermet Sejdiu me zërin që i dridhet nga dhimbja kujton ditën kur bota e tij u përmbys, një tragjedi që la gjurmë të pashlyeshme edhe në historinë e Kosovës.

Gjithçka nisi papritur. I moshuari tregon se atë ditë ndodhej në Prishtinë, kur dëgjoi për luftimet që kishin nisur në Prekaz dhe Llaushë. I shqetësuar u kthye me nxitim, por u detyrua të strehohej në një mal aty pranë. Prej andej, pa me sytë e tij tmerrin teksa shtëpitë digjeshin e flakët gllabëronin gjithçka.

“Kur filluan ngjarjet në Likushan dhe Qirez, atë ditë sikur sot që më keni ardhur... Nesër bëhen 28 vjet që janë vrarë djemtë këtu. Unë kam shkuar në Prishtinë me ndejt, e kam pasur motrën të gjallë atje, kam ndejt atë natë, kemi ardhur diku te Kroni i Mbretit, kam ni që Prekazi e Llausha po luftojnë, kam ardhe në Drenas në këmbë. E pashë nuk ka këndej asgjë, ishte një grup me njerëz, fola me ta, e çuan një djalë tha Prekazi dhe Qirezi, tha na jemi prej Prekazit,edhe djemtë e tjerë i ka thënë, që po luftojnë. Kam ardhur, kam ndejt në një mal, Kamenicë thirret...Aty kanë gjuajtur dy helikoptera, sa kanë mujt tëra shtëpitë, përveç një e jeme se nuk dukej prej atje...

Më kanë vrarë katër djemtë e mi, edhe dy të tjerë, biri i Seferit të Nebiut Iliri, edhe Beqir Rexhepi, këtu janë vrarë gjashtë në oborrin tim.Shqiptarë. Këta katër djemtëq e mi, edhe ata që i kam si vëllezër, të vendit tonë”, rrëfen Sejdiu.

Tragjedia e familjes së tij ishte pjesë e një fushate më të gjerë terrori. Atë ditë, në rajon u vranë gjithsej 24 persona, ku familja Ahmeti nga Likoshani pësoi goditjen më të rëndë, duke humbur 11 anëtarë.

“ Kam ndejt atë natë atje gjithë natën në mal, jemi sjellë përreth, kam parë se ku janë ...Vëllain e Xhemshitit e takova e më tha është vrarë Xhemshiri, Rukia, edhe babën e kanë plagosur... Në ora 3:00 filluan të ikin forcat... Kam ardhur te shtëpia, këtu kanë qenë nja 10.000 veta duke shikuar,kur erdha këtu, robtë i kisha pasur te një kushëri. Doli gruaja, tha mbetem pa djemë. Thashë çka të ketë thënë Zoti. Thashë kadalë të bëhemi të forte, Zoti si ka thënë . Edhe... thashë, ‘ti rri këtu, po shkoj te shtëpia’ . Prej atje i pashë dy të vrarë. Dy djemtë të vdekur...Dy i kishin futur brenda, këtu kur del një kushëri, tha, pasha Zotin , shko shihi.Thashë, dy po i shoh të vrarë aty.Kur erdha, katër të vrarë. Nuk është lehtë, është rëndë. Na kanë zënë si në gjumë, papritmas”, tha Sejdiu.

“Për mbi, 100 vetë kanë qenë në oborr... Djali i vogël, Bekimi, ka thënë, "Nuk ka djalë nane që hyn."... Ata si kanë hy, me dyer, me dritare, më kanë bërë kërrsh, kanë gjuajtur, kanë sulmuar. Tash janë hy brenda. E kanë qitur jashtë. Beqiri i madhi ka qenë, i ka thënë, "Shtrihu për tokë." Qaty me Bekimin. Bekimi nuk ishte dorëzuar njëherë. E kanë rrahur dhe më pas gruaja, u afrua, i ka thënë, "Zot, ju vraftë a rrehet ky fëmijë, pa ju vrarë Zoti mos e lashtë”. E kanë rrahur edhe gruan....Nazmia e Bekimi janë vrarë në oborr... Këtu më kanë vetë sa plumba, nuk e di as atëherë as sot... Veç të katërtit këtu i kam pasur të vranë. Janë ata dy të tjerët këtu. Nuk ka qenë lehtë, rëndë. Po nuk gjeta rrugë tjetër. Iu kam mbështet, Zotit, thashë, "Të i ruaj këta rob që më kanë mbetur, mos të dëmtohen më shumë "

Pas 28 vjetësh, plagët janë ende të thella. I moshuari Shermet Sejdiu kujton se si djemtë e tij ishin shpresa e familjes, studentë që po përgatiteshin për të ardhmen.

“22-23 vjeç kanë qenë djemtë. Binjakët..Beqiri më i madhi. Ëh, nuk gjeta rrugë, iu mbështeta Zotit. Më ka ndihmuar Zoti... Paska qenë jeta e tyre e shkurtër. Tash, desha të të them, fjalët e para që desha të flas, '95-ën kam qenë gjashtë javë ditë ... në Skenderaj. Ditën e fundit që u bë gjashtë javë ditë, m’i kanë lypur binjakët. Dy alltia, i kishin , serbisht me pyetshin, dinin të flisnin edhe shqip. Po qeshi, po them, "S'di as unë serbisht, binjakët, ishin 16 vjeç. Tha, ‘Ata i duam’... Unë e rrejta, 16 vjeç, është në fakultet. “S'ki çare pa kallëzuar me çfarë autobusi po shkon. Edhe krejt ata profesorë, edhe shoqëninë. Çare s'ki pa kallëzue’, tha

Më 28 shkurt 1998, forcat serbe vranë 24 banorë të Likoshanit dhe Qirezit.

Beqir Sejdiu (26), Nazmi Sejdiu (24), Bedri Sejdiu (24), Bekim Sejdiu (23), Ilir Nebihu (30), Rukie Nebihu (27 vjeç, në muajin e shtatë të shtatzënisë), Xhemshir Nebihu (33), Ibish Rama (38), Behram Fazliu (50), Ismail Behrami (30), Gani Ahmeti (46), Ahmet Ahmeti (50), Hamzë Ahmeti (44), Hilmi Ahmeti (44), Driton Ahmeti (23), Naim Ahmeti (22), Lumni Ahmeti (19), Shemsi Ahmeti (18), Basri Ahmeti (18) dhe Elhami Ahmeti (16).

Ranë edhe dëshmorët Rexhep Rexhepi (63), Beqir Rexhepi (30), Muhamet Gjeli (70) dhe Naser Gjeli (38) në luftimet ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe në Drenicë.

Ishte ndër masakrat që tronditi botën. Në një raport për të drejtat e njeriut ''Human Rights Watch'' (HRW) kjo masakër përmendet si ngjarje që shënoi fillimin e pjesës më dramatike të luftës së Kosovës./KosovaPress

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?