Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Belgjika ka shprehur interesim për t’i marrë në shfrytëzim institucionet korrektuese në Kosovë, tha të mërkurën për Radion Evropa Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK).
Në javët e fundit Kosova ka qenë e përfolur në planet e Belgjikës për burgjet, pasi vendi i Bashkimit Evropian është duke e shqyrtuar mundësinë e ndërtimit ose marrjes me qira të një burgu jashtë vendit.
Në një përgjigje me shkrim për REL-in, SHKK tha se, pas marrëveshjes së Kosovës me Danimarkën për dhënien në shfrytëzim të Burgut të Gjilanit për të strehuar të burgosur danezë, “disa shtete të tjera, përfshirë edhe Belgjikën, kanë shprehur në forma të ndryshme interesim për marrjen në shfrytëzim të institucioneve korrektuese të Kosovës”.
Megjithatë, ky institucion nuk ka sqaruar se në çfarë forme është shprehur ky interesim, duke theksuar se “nuk ka pranuar asnjë shkresë zyrtare lidhur me këtë çështje”.
SHKK-ja, gjithashtu, nënvizoi se nuk ka kompetencë për trajtimin e kërkesave në nivel ndërkombëtar që lidhen me dhënien në shfrytëzim të institucioneve korrektuese.
Dy zyrtare belge vizituan Kosovën në fillim të tetorit, duke i shtuar zërat për mundësinë e diskutimit të një marrëveshjeje për burgjet.
Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, dhe ministrja e Azilit dhe Migrimit, Anneleen Van Bossuyt, qëndruan në Kosovë më 6 tetor, ku u takuan me presidenten Vjosa Osmani dhe me ushtruesin e detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu.
Asnjëra nga këto institucione nuk i ishin përgjigjur REL-it asokohe në pyetjen nëse ishte bërë një kërkesë e tillë nga zyrtaret belge. Madje, as në njoftimet zyrtare për media nga këto institucione nuk ishte përmendur që gjatë takimeve ishte folur për ndërtimin apo marrjen me qira të ndonjë burgu.
Por, REL-i kishte mësuar se kjo çështje ishte përmendur shkurtimisht nga zyrtaret belge, “pa u hapur ndonjë diskutim i hollësishëm nga pala kosovare”.
Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë kanë kritikuar arritjen e mundshme të një marrëveshjeje të tillë.
Sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), plani i përfolur i Belgjikës për të dërguar të burgosur në Kosovë, paraqet rrezik për sigurinë dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
Në vitet e fundit Kosova ka shprehur gatishmëri për të strehuar qoftë të burgosur të huaj, emigrantë nga vendet e treta, apo edhe azilkërkues të refuzuar, me gjithë kritikat.
Të martën, kryeministri në detyrë Albin Kurti, tha në Londër se Kosova është e gatshme të strehojë azilkërkuesit e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar, në këmbim të mbështetjes në fushën e sigurisë.
Së fundmi, ajo u pajtua t’i strehojë 50 migrantë nga shtete të treta që qëndronin në SHBA.
Në një marrëveshje të ngjashme që po ashtu kishte nxitur kritika, në vitin 2022, Kosova dhe Danimarka u pajtuan për dhënien me qira të 300 qelive burgu në Institucionin Korrektues në Gjilan, për të strehuar të burgosur të huaj që pritet të dëbohen nga Danimarka pas përfundimit të dënimit.
Në këmbim, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro, që do të investohen në Shërbimin Korrektues dhe në projekte të energjisë së ripërtërishme.
Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun në Gjilan në pjesën e parë të vitit 2027./REL
Ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Serbisë, Donika Gërvalla dhe Marko Gjuriq, këmbyen akuza të ndërsjel...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gatishmëri që vendi i tij t’i strehojë azilkërkuesit e ref...
Kosova ndjen një “detyrë politike” për të përpunuar migrantët e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar, nëse prob...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka lënë të kuptohet se partia e tij Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgj...
Britania e Madhe ka bërë thirrje ndaj shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara që ende nuk e kanë njohur pavarësinë...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka lënë të kuptohet se partia e tij “Lëvizja Vetëvendosje” ...
Rinumërimi në disa vendvotime dhe numërimi i votave me kusht për zgjedhjet lokale të 12 tetorit ka filluar të martën në ...
Rinumërimi në disa vendvotime dhe numërimi i votave me kusht për zgjedhjet lokale të 12 tetorit ka filluar të martën në...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësite të saj, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komision...
Gazeta amerikane Bloomberg, shkruan se marrëveshja e paqes prej 20 pikash që Presidenti i SHBA-së Donald Trump ndërmjetësoi për Ga...