VIDEO/ Policia qëllon me plumb gome pedagogen
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara Kryemninistrisë, pasi më herët ishin tek Ministria e Arsimit. Ata u dëbuan ...
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe ...
Një nënë nga Korça, Volsjana Plasa, denoncon se djali i saj 4-vjeçar është dhunuar nga edukatorja në kopshtin nr. ...
Një fëmijë pesë vjeçar ka shkuar në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, me lëndime të rënda trupore, shenja kequshqyerjeje dhe vështirësi në komunikim. Për gjendjen e tij, dyshohet se përgjegjës janë prindërit. Mësohet se dëmtimet në këmbë dyshohet t’i jenë shkaktuar nga e ëma, ndërsa fëmija është mbajtur në kushte të rënda jetese.
Për shkak të dyshimeve për gangrenë në shputa, të mërkurën ai i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Shërbimi Spitalor i Kosovës ka bërë të ditur se pas operimit, gjendja e tij është stabël. Familjarë të fëmijës, në kushte anonimiteti, kanë rrëfyer momentin kur e gjetën atë: “Të hënën kemi vizituar familjen dhe e kemi gjetur fëmijën në gjendje të mjerueshme dhe e kemi nisur fillimisht për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan”.
Për rastin janë njoftuar edhe institucionet përkatëse. Dy prindërit janë ndaluar nga policia dhe gjykata u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, nën dyshimin për veprat penale “shkelje e detyrimeve familjare” dhe “lëndim i rëndë trupor”.
Çifti janë prindër edhe të gjashtë fëmijëve të tjerë, të cilët dyshohet se janë keqtrajtuar. Aktualisht, të shtatë fëmijët ndodhen nën kujdes shtetëror. Ndërkohë, komshinjtë kanë treguar për situata të përsëritura dhune në familje: “I ka rrahur, gjithmonë i ka rrahur, deri në 12 të natës kanë bërtitur, janë ndjerë zërat. Gjithë, unë i kam dëgjuar, më ka ardhë gjynah se ata nuk kanë faj fëmija…”
Rasti ka rikthyer në vëmendje edhe rolin e institucioneve, pasi rreth katër vjet më parë fëmijët ishin larguar nga prindërit, por më pas ishin rikthyer me vendim gjykate. Nga Qendra për Punë Sociale në Lipjan drejtoresha Makfirete Shamolli ka deklaruar se : “Vendimi është ai që flet… është marrë një vendim prej një grupi të ekspertëve… Vizitat… janë bërë sipas nevojës”.
Ndërsa nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Blerim Shabani tha: “Ne kemi ofruar pëlqimin për vendosjen e fëmijëve në strehim familjar… dhe autorizimin për njësinë inspektuese".
Organizatat për mbrojtjen e fëmijëve kanë kërkuar përgjegjësi institucionale, duke vlerësuar se mund të ketë pasur dështim në mbrojtjen e tyre.
Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave nën dyshimin se kishi...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Prishtinë, ku prindërit dyshohet se kanë dhunuar dhe...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vjenë, Austri, ku një skelë ndërtimi u shemb. Katër persona kanë humbur jet...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi në Parlamentin Evropian është konfirmuar heqja e masave ndaj Kosovës nga Komisioni...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në “Bezirkun” Alsergrund të Vjenës. Sipas rapo...
Me sloganin “Për Kosovën dhe Metohinë serbe” në Beograd më 17 mars u mbajt një protestë e organizuar nga 13 parti...
Historia e një fëmije të kequshqyer dhe keqtrajtuar ka tronditur komunitetin në Kosovë. Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani ës...
Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një polic dhe ka rekomanduar për suspendim edhe katër të...
Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e sanksioneve ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pas mungesës së përparimit të...
Është publikuar libri “Snajperistët e fundjavës” i gazetarit italian Ezio Gavazzeni, që zbardh atë që njihet si &...