EMRAT/ U qëlluan me armë zjarri, kush janë dy të plagosurit në Laprakë. Policia jep detaje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...

Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave nën dyshimin se kishin falsifikuar një qendër numërimi në Shtime rezultatet votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës dhjetorin e kaluar. Në një njoftim për media, Prokuroria i identifikoi të dyshuarit me inicialet Y.S, B.V, Sh.B, dhe R.R.
Aktakuza vjen pas javësh hetimesh jo vetëm në Shtime, por në disa rajone të Kosovës lidhur me dyshimet e mëdha për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilat detyruan Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të bëjë rinumërim të plotë votash. Rinumërimi, edhe pse gjeti shumë mospërputhje, nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve e as të kandidatëve për deputetë.
Të dyshuarit Y.S, B.V, Sh.B dhe R.R, akuzohen se më 30 dhjetor 2025, në Qendrën Komunale të Numërimit në Shtime, gjatë numërimit të votave në cilësinë e anëtarëve të ekipit të numërimit, kishin vepruar në bashkëkryerje qëllimisht në kundërshtim të plotë me rregullat dhe procedurat e përcaktuara me legjislacionin zgjedhor dhe aktet nënligjore të KQZ-së.
Ata akuzohen se synonin ta shtrembëronin rezultatin e votave në Shtime përmes veprimeve të bashkërenduara dhe ndërlidhura me dy të dyshuarit e tjerë, Y.S., dhe B.V. Y.S. akuzohet se i kishte lexuar dhe komunikuar në mënyrë të pasaktë dhe të pakontrolluar votat nga fletëvotimet, B.V. akuzohet se duke përdorur qasje ekskluzive në sistemin elektronik të KQZ-së, kishte regjistruar të dhëna të pasakta në sistem, pa lejuar mekanizma verifikimi dhe kontrolli nga anëtarët e tjerë.
Sh.B dhe R. R., gjithashtu akuzohen se, edhe pse ishin të pranishëm dhe pjesëmarrës në procesin e ndarjes dhe verifikimit të fletëvotimeve, me vetëdije kishin dështuar të ndërmarrin veprime për të parandaluar ose korrigjuar parregullsitë.
“Përmes këtij mekanizmi të organizuar të veprimit dhe mungesës së kontrollit të ndërsjellë, janë regjistruar rezultate të pasakta të votimit për kandidatët, të cilat janë konstatuar si mospërputhje thelbësore gjatë procesit të rinumërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), duke cenuar drejtpërdrejt integritetin, besueshmërinë dhe ligjshmërinë e procesit zgjedhor”, thuhet në aktakuzë.
Aktakuza vjen pas hetimeve rreth dyshimeve për manipulim të votave për deputetë të Kuvendit të Kosovës në disa rajone.
Dhjetëra persona u ndaluan për shkak të dyshimeve për manipulim të votave në disa rajone të Kosovës dhe janë intervistuar qindra të tjerë. Hetime u zhvilluan në Prizren, Malishevë, Podujevë, Ferizaj dhe Mitrovicë. Pasi shpërputhjet në votat në fletëvotime dhe atyre të futura në sistem online, koordinatorja nacionale për zgjedhje, Laura Pula, tha se procesi i 28 dhjetorit ishte ndër “më të kompromentuarat”./REL
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Prishtinë, ku prindërit dyshohet se kanë dhunuar dhe...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vjenë, Austri, ku një skelë ndërtimi u shemb. Katër persona kanë humbur jet...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi në Parlamentin Evropian është konfirmuar heqja e masave ndaj Kosovës nga Komisioni...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në “Bezirkun” Alsergrund të Vjenës. Sipas rapo...
Me sloganin “Për Kosovën dhe Metohinë serbe” në Beograd më 17 mars u mbajt një protestë e organizuar nga 13 parti...
Historia e një fëmije të kequshqyer dhe keqtrajtuar ka tronditur komunitetin në Kosovë. Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani ës...
Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një polic dhe ka rekomanduar për suspendim edhe katër të...
Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e sanksioneve ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pas mungesës së përparimit të...
Është publikuar libri “Snajperistët e fundjavës” i gazetarit italian Ezio Gavazzeni, që zbardh atë që njihet si &...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtis&eum...