
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi i ka kërkuar Gjykatës Speciale në Hagë lirimin e tij me kusht, duke ofruar një garanci financiare prej 50 mijë eurosh.
Në kërkesë theksohet se Thaçi nuk paraqet rrezik arratisjeje dhe shprehet i gatshëm të pranojë kufizime të rrepta, përfshirë moslargimin nga territori i Kosovës dhe dorëzimin e pasaportës.
Gjithashtu, ish-presidenti është zotuar se do të përmbahet nga çdo deklaratë publike në media apo rrjete sociale dhe nuk do të diskutojë çështjen e tij me asnjë person tjetër përveç ekipit të tij mbrojtës.
Kushtet në kërkesë:
Z. Thaçi është i gatshëm t’u përmbahet kushteve të ngjashme me ato që u janë vendosur bashkë të akuzuarve të tij, të cilat janë cilësuar si “një kornizë e provuar dhe e përshtatshme për lirimin e përkohshëm”,⁵⁵ ose çdo kushti tjetër që Gjyqtari i Vetëm i Gjykimit (GVG) e konsideron të përshtatshëm, përkatësisht:
a) Z. Thaçi nuk do të largohet nga territori i Kosovës, përveç nëse autorizohet për këtë nga një trup gjykues kompetent i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK);
b) Z. Thaçi do t’ia dorëzojë Regjistrarit pasaportën dhe çdo dokument tjetër udhëtimi, përfshirë vizat dhe çdo dokument identifikimi që mund të përdoret për udhëtim. Ky detyrim shtrihet edhe mbi çdo pasaportë ose dokument të ri udhëtimi që mund t’i lëshohet nga autoritetet e Kosovës ose autoritete të tjera pas nxjerrjes së këtij vendimi. Nëse prania e z. Thaçi kërkohet në selinë e DhSK-së, Regjistri do t’ia vërë në dispozicion pasaportën vetëm për atë qëllim. Pas kthimit të tij në Kosovë, pasaporta do t’i dorëzohet sërish Regjistrarit;
c) Z. Thaçi do të japë adresën ku do të banojë në Kosovë gjatë gjithë kohëzgjatjes së procedurës gjyqësore dhe do të kërkojë leje nga DhSK-ja përpara çdo ndryshimi të vendbanimit;
d) Z. Thaçi do të depozitojë pranë Regjistrarit, si kusht paraprak për lirimin e tij, një garanci financiare në formën e një transferi monetar në shumën prej 50.000 eurosh në llogarinë e Regjistrit;
e) Z. Thaçi do të përmbahet nga çdo kontakt ose komunikim, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë (nëpërmjet çdo personi tjetër), të çfarëdo lloji dhe me çfarëdo mjeti, me bashkë të akuzuarit e tij (Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi);
f) Z. Thaçi do të përmbahet nga çdo kontakt ose komunikim, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë (nëpërmjet çdo personi tjetër), të çfarëdo lloji dhe me çfarëdo mjeti, me çdo person për të cilin ai e di se është dëshmitar në këtë ose në ndonjë çështje tjetër para DhSK-së;
g) Z. Thaçi do të përmbahet nga çdo kontakt ose komunikim, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë (nëpërmjet çdo personi tjetër), me çdo person që në Aktakuzën e Ndryshuar të Konfirmuar pretendohet se ka marrë pjesë ose ka ndihmuar në sjelljen penguese objekt të kësaj çështjeje;
h) Z. Thaçi nuk do të diskutojë përmbajtjen e çështjes së tij me askënd, përveç anëtarëve të caktuar të ekipit të tij mbrojtës, përfshirë edhe anëtarët e ngushtë të familjes, dhe do t’i informojë çdo personi që bën pyetje lidhur me çështjen e tij se ai i nënshtrohet një ndalimi të tillë nga DhSK-ja;
i) Z. Thaçi do të përmbahet nga bërja e çdo deklarate publike, drejtpërdrejt ose tërthorazi (për shembull, nëpërmjet anëtarëve të familjes), në media dhe/ose në rrjetet sociale lidhur me DhSK-në, Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe/ose çdo procedurë para DhSK-së;
j) Z. Thaçi do të paraqitet për një verifikim javor pranë Policisë së Kosovës, në përputhje me procedurat e përcaktuara nga Regjistrari;
k) Z. Thaçi do të dorëzohet në paraburgimin e DhSK-së, nëse urdhërohet për këtë, dhe do të marrë pjesë në çdo seancë gjyqësore sipas kërkesës së DhSK-së. Çdo mosparaqitje para DhSK-së, sipas urdhrit, do të sjellë konfiskimin e garancisë financiare të parashikuar në nënparagrafin (d), si dhe lëshimin e menjëhershëm të një urdhër-arresti;
l) Z. Thaçi do ta njoftojë Regjistrarin për adresën ku do të qëndrojë gjatë kohës që ndodhet në territorin e Shtetit Pritës për të marrë pjesë në seancat gjyqësore dhe do t’u përmbahet çdo kufizimi të lëvizjes në territorin e Shtetit Pritës që mund t’i vendoset gjatë periudhës së qëndrimit të tij atje;
m) Z. Thaçi do ta respektojë klasifikimin konfidencial të vendimit për lirimin e tij dhe nuk do ta publikojë, zbulojë apo diskutojë në çfarëdo mënyre përmbajtjen e tij, drejtpërdrejt ose tërthorazi, me asnjë person, përfshirë çdo të akuzuar në Objektin e Paraburgimit dhe anëtarët e familjes së tij, me përjashtim të avokatit të tij dhe anëtarëve të caktuar të ekipit mbrojtës, derisa vendimi të bëhet publik me urdhër të GVG-së; dhe
n) Z. Thaçi do t’i përmbahet çdo vendimi, urdhri ose udhëzimi tjetër të Gjyqtarit të Vetëm të Gjykimit dhe të Regjistrarit.", shkruhet në kërkesë.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
13 Korrik21:31
Ministrja e Vuçiçit me deklaratë skandaloze: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë nj&...
KOSOVA
13 Korrik14:00
BE emëron gjermanin Dirk Schubel si Përfaqësues të ri Special për Kosovën
Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin gjerman Dirk Schubel si Përfaqësues të ri Special të BE-së për Kos...
KOSOVA
13 Korrik11:00
Vdes Stefan Cvetkoviç, gazetari që hetoi vrasjen e Ivanoviçit dhe denoncoi kërcënimet e Vuçiç
Gazetari serb Stefan Cvetkoviç, i njohur për raportimet dhe hetimet e tij mbi vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanovi&cced...
KOSOVA
30 Nëntor00:00
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për të zhbllokuar Kosovën
Pavarësisht gatishmërisë së Prishtinës zyrtare për zbatimin e marrëveshjeve, procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka hyrë...
KOSOVA
12 Korrik16:00
Parlamenti Evropian i përsërit kërkesën Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën
Parlamenti Evropian ka përsëritur se përparimi i Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian varet n...
KOSOVA
12 Korrik13:00
Mashtrimet online në Kosovë/ REL: Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e konta...
KOSOVA
10 Korrik22:12
Vjosa Osmani për presidente? Kështu përgjigjet Kurti
Pas takimit me ish presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Kurti u pyet nëse ishte diskutuar për një mandat të...
KOSOVA
10 Korrik21:39
Serbët bllokojnë një dërgesë me ndihma për shqiptarët në Luginën e Preshevës
Një dërgesë me ndihma humanitare e destinuar për shqiptarët në Luginën e Preshevës është kthyer mbrapsht n&eum...
KOSOVA
10 Korrik17:22
Konfirmohet murtaja afrikane e derrave në Serbi, do të asgjësohen 11 mijë krerë
Autoritetet serbe kanë konfirmuar një vatër të re të ethes afrikane të derrave në një fermë të madhe në r...
KOSOVA
10 Korrik11:53
Pas takimit me Kurtin, Hamza thotë se PDK mbetet në opozitë
Pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se biseda ishte kons...