Sot protestë kombëtare/ Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe të rinj nga rrethet
Protesta e studentëve shënon sot ditën e 12-të, ndërsa vijojnë përgatitjet për tubimin kombëtar të paralajm&...
Protesta e studentëve shënon sot ditën e 12-të, ndërsa vijojnë përgatitjet për tubimin kombëtar të paralajm&...
DashiMarrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni me çdo...
Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira në pjesën më...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Në përvjetorin e Masakrës së Rezallës, kryeministri Albin Kurti ka rikujtuar një nga krimet më të rënda të luftës, duke theksuar se plagët e kësaj tragjedie mbeten ende të hapura për familjarët e viktimave dhe për gjithë shoqërinë.
Ai përkujtoi se pas ekzekutimit të 98 burrave dhe djemve në këtë fshat, forcat serbe tentuan të fshehin gjurmët e krimit duke zhdukur trupat e pajetë.
Reagimi i plotë:
Dëshmitë e gjenocidit të Serbisë janë të freskëta gjithandej në Kosovë. Të njoma janë plagët e familjarëve të të vrarëve në Masakrën e Rezallës, ku më 5 prill 1999 u vranë 98 burra dhe djem. Pas ekzekutimit mizor, në përpjekje për të fshehur krimin, forcat e armatosura të Serbisë ua rrëmbyen kufomat. 29 prej tyre janë gjetur në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës, në Serbi. Nga Kizhevaku, në vitin 2021 u kthyen në tokën e Kosovës eshtrat e shtatë prej të vrarëve, mes tyre edhe raste të ribashkimit të eshtrave të zhvarrosura vite më parë në Rudnicë.
Ende Serbia fle mbi varreza masive nga gjenocidi i kryer në Kosovë. Mbi 950 civilë të paarmatosur u masakruan në Kosovë, ua rrëmbyen kufomat dhe i futën në varreza masive në Serbi, përfshirë këtu kamionë frigoriferë që dolën nga fundi i liqeneve atje. Ende Serbia i mbanë të fshehura informacionet për vendndodhjen e të paktën 11 varrezave masive brenda territorit të saj.
U bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që nga Serbia, si përgjegjëse për vrasjen dhe zhdukjen e qytetarëve tanë, të kërkojnë zbardhjen e plotë të fatit të të zhdukurve. Institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës duhet të veprojnë pa vonesë, që urdhërdhënësit dhe ekzekutorët të dalin para drejtësisë. Nuk mund të lejojmë që harresa të mbulojë mizoritë e luftës në Kosovë, siç nuk mund të mbulojë dheu i varrezave masive të vërtetën për krimet e kryera nga Serbia.
Duke nderuar të kaluarën dhe duke kërkuar drejtësi për viktimat, angazhohemi për të ardhmen e Republikës sonë, ku brezat e rinj rriten të lirë dhe të sigurt.
Në këtë datë që është dëshmi e dhimbjes dhe qëndresës së popullit tonë, nderojmë të vrarët në Rezallë. I përjetshëm qoftë kujtimi i martirëve dhe dëshmorëve të kombit!
Lavdi!
Prokurorët në Kosovë kanë kërkuar të dielën dërgimin në paraburgim të një ish-pjesëtari të Mini...
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka dhënë një mesazh të koduar në lidhje me &cc...
Luka Misetic, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Speciale ta shpallë tyë pafajshë...
Vjosa Osmani ka dorëzuar të shtunën detyrën e presidentes së Kosovës. Në një ceremoni zyrtare, kryeparlamentarja Albul...
Autoritetet kosovare e kanë arrestuar të shtunën një burrë, për të cilin dyshojnë se kishte kryer krime të luft&e...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot, më 4 prill 2026 përfundon mandatin. Në mungesë të zgjedhjes s...
Presidentja e Vjosa Osmani do t’i dorëzojë detyrën Kryetares së Kuvendi i Kosovës, Albulena Haxhiu, nesër, më 4 prill 2...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën ku po diskutohet për rritjen e çmimeve të naftës, ka paralajmëruar se ...
Gjatë një seance në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK, Ganimete Musliu, ka ndërhyrë në mënyrë protestuese gjat&eu...
Serbja Jelena Gjukanoviç, punonjëse e OSBE-së doli sot para gjykatës së Prishtinës, nën dyshimet për spiun...