Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit për dy muaj Jellena Gjukanoviqit, që akuzohet për spiunazh në favor të inteligjencës serbe.
Nga Gjykata Themelore në Prishtinë thanë për Radion Evropa e Lirë se gjykatësi i çështjes ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për zgjatjen e paraburgimit prej dy muajsh dhe kjo masë “do të llogaritet deri më 18 nëntor”.
E akuzuara ka mohuar fajësinë gjatë seancës fillestare të mbajtur më 16 shtator. Avokati i saj kishte kërkuar që paraburgimi t'i zëvendësohet me arrest shtëpiak, por kjo kërkesë nuk ishte pranuar nga gjykatësi. Gjukanoviq nga Mitrovica e Veriut, punonjëse e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), u arrestua më 28 shkurt në pikën kufitare të Jarinjës, në veri të Kosovës, dhe prej asaj kohe ndodhet në paraburgim.
Gjatë leximit të aktakuzës, prokurori special, Bekim Kodraliu, deklaroi se Gjukanoviq, me informacionet e transmetuara tek Agjencia Serbe e Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA), ka rrezikuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Kosovës.
Sipas Kodraliut, e akuzuara ka qenë në kontakt me dy zyrtarë të BIA-s: Ratko Gajtanoviq, përgjegjës i agjencisë në rajonin e Novi Pazarit, dhe Lubisha Bukviq, zyrtar tjetër i saj.
"Me këtë të fundit, e pandehura është takuar disa herë në zyrat e BIA-s në Beograd", tha prokurori gjatë seancës fillestare.
Sipas tij, Gjukanoviq ka shfrytëzuar pozitën që mbante në OSBE, duke vepruar nën ndikimin e Aleksandar Vllajiqit, i dënuar tashmë për spiunazh, si dhe zyrtarëve të tjerë të BIA-s.
Përmes këtij roli, tha ai, e akuzuara ka kontribuar në krijimin e një "narrativi armiqësor" ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Përmes këtyre veprimeve të qëllimshme, sipas Kodraliut, Gjukanoviq ka vënë në rrezik serioz jetën dhe sigurinë personale të zyrtarëve shtetërorë, qytetarëve të vendit dhe personelit ndërkombëtar të OSBE-së në Kosovë.
Kodi Penal i Kosovës e cilëson spiunazhin vepër të rëndë penale, të ndëshkueshme me të paktën pesë vjet.
Së voni, në Kosovë janë arrestuar disa persona nën akuza për spiunazh në favor të Serbisë.
Po ashtu, në Kroaci u arrestua një serbe tjetër nga Kosova dhe partneri i saj kroat, nën dyshimet për spiunazh.
Sipas raportimeve, kroati, i cili ka shërbyer në misionin e NATO-së në Kosovë, KFOR, i ka dhënë informacione konfidenciale partneres së tij nga Kosova, të cilat ajo ua ka përcjellë anëtarëve të Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Rastet e fundit të spiunazhit, sipas ekspertëve, janë tregues se spiunazhi mbetet një kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës.
Prokurorët italianë thanë se kanë shkatërruar një rrjet të udhëhequr nga sirianët. Ky rrjet akuzohet se pastronte p...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, tha se Brukseli po pret formimin e një qeverie të re në Prishtinë në m&e...
Milan Radoiçiq, personi i identifikuar e i cili më pas edhe vet e ka pranuar se ishte organizator i sulmit të armatosur në Banjskë t&...
Naim Murseli dhe Granit Plava nuk kanë asnjë problem të shëndetit mendor. Ekzaminimi psikiatrik i tyre ishte në qendër të s...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti foli për të parën herë për mediat atje që kur mbrojtja e ...
Ka vijuar këtë të hënë në Prishtinë procesi gjyqësor për autorin kryesor të vrasjes makabër të bashk...
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt, ndaj të akuzuarve Naim Murseli, G...
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nisi dëshminë diplomati britanik, John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ...
Këtë të hënë pritet të zhvillohet seanca e radhës në procesin gjyqësor për vrasjen e Liridona Ademajt. Kë...
Kur në vitin 1998, Kosova po mbytej nga dhuna e regjimit serb, shpresa për mbijetesë vinte nga një adresë: Shtetet e Bashkuara të ...