Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Një ekspert mjekoligjor ka thënë në gjykatë se Liridona Ademaj ishte vrarë nga një largësi prej 2 deri në 5 centimetra në vitin 2023, teksa dha dëshminë e tij të hënën në një seancë në gjyqin kundër Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës.
Naim Uka – i cili ka kryer autopsinë e tani të ndjerës Liridona Ademaj – tha në Gjykatën Themelore në Prishtinë se “gjatë ekzaminimit të plagës hyrëse kemi konstatuar përreth vrimës hyrëse prezencën e faktorëve plotësues të qitjes, të cilët kanë shkaktuar edhe djegien lëkurore me prezencë të grimcave të barutit”. “Në bazë të këtyre provave mjekoligjore është konstatuar se distanca e qitjes sillet prej 2 deri në 5 centimetra”, tha Uka, sipas “Betimit për Drejtësi“.
Liridona Ademaj u vra në moshën 30-vjeçare më 29 nëntor 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Për vrasjen e saj po gjykohen bashkëshorti i saj Naim Murseli, si dhe Granit Plava dhe Kushtim Kokalla. Murseli dhe Kokalla janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa Plava nuk ka pranuar të deklarohet për fajësinë.
Eksperti mjekoligjor Uka i tha tutje gjykatës së është plaga kishte formë trekëndëshe, e cila ishte shoqëruar me thyerje të shumëfishta. “Edhe në këtë rast, kemi kryer ekzaminimin e dy duarve të së ndjerës, në mënyrë që, bazuar në prezencën apo mungesën e faktorëve plotësues të qitjes dhe njollave të gjakut, është eliminuar mundësia që e njëjta të ketë përdorur ndonjë armë apo të ketë shkaktuar vetëvrasje”, tha ai. Gjykimi në këtë rast nisi në fillim të këtij viti, ndërsa në seancën e kaluar dëshmoi vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, i cili tha se sjellja e Muselit menjëherë pas vrasjes e kishte tronditur familjene tyre.
Si ishte kryer vrasja?
Aktakuza e ngarkon Murselin se e ka planifikuar vrasjen e bashkëshortes me qëllim hakmarrjeje dhe përfitimi financiar nga një sigurim jetësor në Suedi, në shumë prej rreth 260 mijë eurosh. Sipas Prokurorisë, Murseli e ka planifikuar vrasjen në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, duke u premtuar atyre një shpërblim prej 30 mijë eurosh për ta kryer krimin. Kokalla akuzohet se e kishte njoftuar Murselin me dorasin Plava. Plava akuzohet se ka kryer vrasjen. Vrasja e Liridona Ademajt shkaktoi zemërim publik, veçanërisht pasi bashkëshorti i saj mori pjesë në varrim. Familja kërkoi zhvarrosjen e trupit të saj për ta varrosur në varrezat e familjes Ademaj. Që nga viti 2010, në Kosovë u vranë rreth 60 gra – shumica nga bashkëshortët e tyre. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kritikojnë sistemin e drejtësisë për dënime të lehta të autorëve – gjë që, sipas tyre, i trimëron vrasësit./REL
Është ndarë nga jeta Shemë Mustafa, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Mitrovica, i cili në qershor të v...
Ekzekutuesit e Selami dhe Edmond Hasanit dhe të Abedin Hoxhës nuk janë kapur ende. I dyshuari Mefail Shkodra bashkë me djemtë Engjull e...
Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së shtunës në Shirokë të Suharekës. Policia përmes raportit 24 orës...
Një autobus është përfshirë nga flakët sot pasdite rreth orës 16:16 në vendin e quajtur ‘Qafa e Duhlës’...
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhëna të reja që tregojnë një rritje të ndjeshme të...
Për çdo vend, politika e jashtme është karta kryesore e ndikimit dhe sigurisë. Për Kosovën, kjo kartë po luhet në...
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar në një intervistë, se shum&eu...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas deklaratave të homologut të saj serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se "të gjith...
Në fshatin Gorozhub të Hasit u bë inagurimi i ndërtimit të rrugës Pogaj–Gorozhub duke hequr përfundimisht ndarjen mes...
Një rast i rëndë i natyrës seksuale është duke u hetuar nga policia e Kosovës, pasi një vajzë e mitur ka raportua...