''Plani diabolik i Ramës''/ Belind Këlliçi: Roni i punëve të pista, ka skemën gati për të mbyllur gojën e Ambasadës Amerikane
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Detaji më i çuditshëm është se klubi norvegjez, Viking, ka dy trajnerë kryesorë. Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim e drej...
Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi ...
Kreu i Grupit Parlamntar ka reaguar gjatë ditës së sotme pas publikimit të përgjimeve nga ish zëvendës kryeministri Arben A...
Perent Lëngu, një punonjës me karrierë 18 vjeçare në burgun e Drenovës të Korçës, është marr&e...
Partia e djathtë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka kërkuar deportimin e më shumë se një milion refugjatëve,...
Një incident ka ndodhur ambientet e Komisariatit të Policisë së Sarandës rreth orës 01:30 të së martë...
Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë në Itali dhe trupi i tij është gjetur brenda një automjeti të fundosur n&...
Të ardhurat që shteti siguron nga dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara kanë shënuar një rritje t...
Ish-ministri i Administratës Publike dhe i Arsimit, Arsim Bajrami, ka shprehur gatishmërinë për të garuar për president të Kosovës, duke pretenduar se i plotëson kushtet e një kandidati konsensual, në një kohë kur vendi duhet të nxitojë për ta zgjedhur presidentin e ri.
Kuvendi i Kosovës ka kohë vetëm deri më 4 mars për ta zgjedhur presidentin e ri, pasi presidentes së tanishme, Vjosa Osmanit, i përfundon mandati në prill.
Bajrami e kërkoi mbështetjen e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), dhe të partive opozitare Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një shkrimi në Facebook të enjten.
Ai tha se është i gatshëm të bëhet president duke qenë në dispozicion të institucioneve, të spektrit politik dhe të qytetarëve të vendit si kandidat konsensual.
“Me bindje se i plotësoj kushtet profesionale, politike dhe morale për një kandidaturë konsensuale në funksion të unitetit politik dhe funksionimit kushtetues të institucioneve të Republikës së Kosovës”, shkroi Bajrami.
Bajrami – i cili është ndër hartuesit e Kushtetutës së vendit – duhet t’i sigurojë të paktën 30 nënshkrime të deputetëve për të garuar, ndërsa dy të tretat e votave në Kuvendin me 120 vende për t’u zgjedhur. Nuk është e qartë nëse ai do ta gëzonte një mbështetje të tillë. Bajrami u largua nga politika më 2019, kur dha dorëheqje nga PDK-ja pas rreth dy dekadave në shërbim të kësaj partie.
Deri tani vetëm PDK-ja nga partitë politike ka thënë se mund të vijë me një kandidat, por nuk ka zbuluar emër, ndërsa presidentja Osmani e ka bërë të qartë se kërkon një mandat të dytë pesëvjeçar.
Ndërsa, anëtarë të familjes së heroit të Kosovës, Adem Jashari, e kanë mohuar se kanë qëllim për të garuar për president, pasi ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, tha të mërkurën se, nëse do të vinte një emër nga kjo familje, do të ishte një “konsensus automatik” në shoqëri.
Mungesa e një marrëveshjeje mes partive parlamentare dhe paqartësia nëse Osmani do ta fitojë mbështetjen e nevojshme për t’i rizgjedhur, kanë bërë që vendi të rrezikojë të futet në një krizë të re. Dështimi për ta zgjedhur presidentin e vendit para 4 marsit do të nxiste zgjedhje të parakohshme parlamentare për herë të dytë brenda muajsh.
Kosova u përball me krizë politike e institucionale tërë vitin 2025, që i kushtuan me mungesë fondesh ndërkombëtare e vonesa në kalimin e buxhetit për vitin e ri fiskal. Bajrami e arsyetoi vetofrimin si kandidat për president duke u bazuar “në përvojën time shumëvjeçare në të gjitha fazat kyçe të shtetndërtimit të Kosovës që nga viti 1990, përfshirë rezistencën institucionale, ndërtimin e rendit kushtetues dhe proceset vendimtare të tranzicionit politik”.
Ai shtoi se veprimtaria e tij politike, juridike dhe institucionale, si dhe përvoja në negociatat ndërkombëtare për lirinë e Kosovës në Rambuje më 1999 dhe për pavarësinë e saj në procesin e bisedimeve të Vjenës, e bëjnë atë po ashtu kandidat të duhur për president.
Gjatë karrierës së tij rreth 20-vjeçare në politikë, Bajrami shërbeu si ministër i Administratës Publike nga vitit 2008 deri më 2010, si ministër i Arsimit nga viti 2014 deri në vitin 2017, si dhe si deputet në tri legjislatura të ndryshme.
Ai është gjithashtu anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, asaj të Shqipërisë, si dhe i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve./ REL
Ish-diplomati Nebojsha Vujoviq tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është gati të njohë pavarësinë e Kosovës vet&eu...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një paketë të re tarifash prej 10 për qind për importet ndaj të gji...
A i keni vaksinuar fëmijët? Pse, ose pse jo? Kjo pyetje, e shtruar nga Radio Evropa e Lirë në një grup për nënat në Fac...
Pamjet që sapo i patë janë të përleshjes fizike që ndodhi mes dy kirurgëve brenda QKUK-së javë më parë. ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zhvilloi së fundmi një takim me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Ev...
KOSOVË- Në shtëpinë-muze të kujtesës së civilëve të rënë të luftës mbeten hapësira të...
Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi sot i vetmi kandidat për president që ka consensus në shoq&eu...
Publikimi i hulumtimit të emisionit Kiks Kosova më 19 shkurt nxori në pah ekzistencën e disa grupeve në platformën Discord, ku den...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar paraburgim për tre personat e arrestuar me 24 shkurt duke tentuar të futen brenda Kosovës me n...
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, deklaroi të mërkurën se nëse një emër nga familja e heroit kombëtar A...