KOSOVA

Çfarë përfiton Kosova nga anëtarësimi në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian?

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2025, 15:49
Çfarë përfiton Kosova nga anëtarësimi në

Kosova ditë më parë është bërë anëtare e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC). Anëtarësimi i vendit tonë në këtë institucion ndërkombëtar, nga analistë të integrimeve evropiane dhe përfaqësues të bizneseve po konsiderohet si një mundësi strategjike për të forcuar vendin në dialogun evropian socio-ekonomik, për të ndërtuar kapacitete brenda shoqërisë civile dhe për t’u përgatitur për integrim më të thellë në BE.

Megjithatë, sipas tyre, ajo varet edhe nga përmbushja e kushteve (si statusi kandidat) dhe angazhimi për ndërmarrje reale, jo vetëm formale.

Nga Qeveria në detyrë, përkatësisht nga Zyra e Zëvendëskryeministrit për Integrim Evropian nuk janë deklaruar për KosovaPress lidhur përfitimet e mundshme të vendit tonë nga kjo organizatë.

Hulumtuesja e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Arbëresha Loxha, thekson për KP se EESC për Kosovën shërben si një hap fillestar në rrugën e saj integruese për integrim evropian.

Përveç kësaj, Loxha potencon se shoqëria civile, do të mund të ndjek trajnime dhe të shkëmbejnë përvoja të vendeve të cilat janë më të avancuara në këtë drejtim në kuadër të imazhit ndërkombëtarë.

“Kosova duke qenë pjesë e kësaj nisme, përveç që bëhet pjesë e disa nën komiteteve që diskutojnë dialogun ekonomiko-social, reformat në integrim evropian, qëndrueshmërinë, bashkëpunimin me shoqëri civile, gjithashtu ka një mundësi që të përgatitet dhe të ndërtoj dhe rregulloj sa më mirë strukturat e saj në kuadër të saj, të cilat janë edhe kritere që BE i vë vendeve që janë aspiruese për tu bërë anëtare të BE-së.

Gjithashtu shoqëria civile përfshirë organizatat e shoqërisë civile, odat ekonomike dhe përfaqësuesit e sindikatave të punëtorëve kanë mundësi që të ndjekin trajnime, të shkëmbejnë përvoja të vendeve të cilat janë më të avancuara në këtë drejtim në kuadër të imazhit ndërkombëtarë, për Kosovën shërben si një hap fillestar në rrugën e saj integruese për integrim evropian”, ka thënë Loxha.

Edhe drejtori ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Kushtrim Ahmeti, vlerëson se anëtarësimi në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian do të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e ambientit të biznesit në vend, i cili sipas tij po kalon një periudhë shumë të vështirë, duke përmendur bllokimin e avancimit të vendit në aspektin politik e po ashtu edhe ekonomik.

“Konsideroj që përfiton Kosova, e cila është e bllokuar si në aspektin politik ashtu edhe në aspektin ekonomik. Si vend që aspirojmë të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, vendi ynë mund të marr ndihmë për të qenë sa më të përgatitur në aspektin e politikave sociale dhe atyre ekonomike sipas standardeve evropiane. Kjo do të mundësonte që të fuqizohej angazhimi ynë si shoqatë drejtë përfshirjes sa më të madhe në dialogun social, i cili viteve të fundit ka munguar shumë. Gjithashtu, presim që ky hap të ndikonte në përmirësimin e ambientit të bërit biznes, i cili po kalon një periudhë shumë të vështirë”, thekson Ahmeti në një përgjigje me shkrim.

Ndërsa, njohësi i çështjeve ekonomike, Besnik Avdija ka theksuar rëndësinë e përfitimeve të vendit tonë në aspektin ekonomik.

Avdija shton se nga planifikimet buxhetore miliardëshe të organizatës EESC, mund të përfitoj edhe Kosova.

“Kosova në këtë komitet do të ketë një mundësi shumë të mirë, t’i adresoj problematikat dhe sfidat e veta në zhvillimin ekonomik, të infrastrukturës, në zhvillimin social dhe në përgjithësi në zhvillimin e vendit tonë. Roli i Kosovës dhe përfitimet lidhen më shumë me adresimin e këtyre çështjeve, në mënyrë që këto çështje të përfshihen në programet direkte të financimit dhe mbështetjes nga ana e institucioneve evropiane... Nëse shohim buxhetin e planifikuar në vlera miliardëshe të këtij plani, kjo nënkupton që edhe në aspektin financiar, investimet pritet të jenë gjigande, pjesë e të cilave do të jetë edhe Kosova”, ka thënë Avdia.

Ndërkaq, drejtori i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Dren Puka thekon për KosovaPress se anëtarësimi në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian është një moment i rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane.

Puka duke treguar procesin e rrugëtimit drejt anëtarësimit në EESC, thekson se KCSF, ka mbajtur takime me udhëheqës të këshillit kur Kosova nuk u pranua për herë të parë në këtë komitet dhe se në mënyrë joformale ata premtuan që do të bëhet anëtarësimi edhe i vendit tonë.

“Ky është ndër hapat e parë dhe tejet të rëndësishëm të BE-së për me integrua Ballkanin Perëndimorë nëpër strukturat e saja zyrtare para anëtarësimit formal të vet shteteve. Ky proces ka nisur nga viti 2024 përmes këshillit ekonomiko-social, megjithatë në kohën kur vendimi për përfshirje të Ballkanit, Kosova ka mbetur jashtë si i vetmi shtet dhe ne nuk kemi mundur me qenë pjesë.

Ne patëm reagua mbi këtë, në atë kohë dhe tash e vlerësojmë si padrejtësi. Në maj të vitit 2024 kemi pasur takime me udhëheqës të Këshillit në Lubjanë dhe të tjera në Bruksel, ku jofromalisht është kumtuar arsyeja pse nuk jemi përfshirë që ndërlidhen kryesisht me arsyeje politike dhe mungesën e statusit tonë si vend kandidat për anëtarësim në BE”, ka thënë Puka.

Përkundër ankesave të shumta të bizneseve, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk e ka funksionalizuar Këshillin Ekonomik Social. Nga kjo ministri nuk kanë kthyer përgjigje për KosovaPress se kur pritet të bëhet funksional ky këshill, i cili nuk është në funksion tash mbi tri vjet.

Vendet e rajonit, me anëtarësimin në vitin 2024, si vende joanëtare të BE-së, kanë përfituar përmes kësaj përfshirjeje të jenë pjesë e politikave të cilat harton BE-ja dhe si e tillë ka qenë edhe opinioni i dhënë i parlamentit të BE-së për strategjinë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimorë.

Qëllimi i EESC-së është që të ndihmojë që procesi i politikbërjes dhe ai legjislativ të jetë më demokratik, më efektiv dhe të reflektojë vërtetë nevojat e qytetarëve të BE-së.

Ky komitet përbëhet nga tri grupe: Grupi i Punëdhënësve, Grupi i Punëtorëve dhe Grupi i Organizatave të Shoqërisë Civile.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, ky aplikim ende nuk ka kaluar as në fazën e parë formale, atë të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së dhe më pas dërgimit për opinion në Komisionin Evropian.

Komiteti ka selinë në Bruksel dhe përbëhet nga 329 anëtarë nga të gjitha 27 shtetet e BE-së. Vetëm anëtarët që vijnë nga shtetet e BE-së kanë të drejtë vote në EESC.

Anëtarët vijnë nga fusha të ndryshme dhe ata përfaqësojnë shoqata punëtorësh, industri, dhoma të tregtisë, shoqata për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, konsumatorë, fermerë, mbrojtës të të drejtave të njeriut./kp/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan