Rreziku më i madh i aviacionit ndodhet në xhepat tuaj!
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, mbi drurin e importuar, mobiliet dhe dollapët e kuzhinës hynë në fuqi të martën. Ky zhvillim pritet të rrisë kostot e ndërtimit në një treg që tashmë është sfidues për shumë blerës.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, detyrimet doganore u vendosën për të forcuar industrinë amerikane dhe për të mbrojtur sigurinë kombëtare. Ato bëhen pjesë e një sërë tarifash të veçanta sektoriale që Trumpi ka vendosur që prej rikthimit të tij në presidencën amerikane.
Masat më të fundit përfshijnë një tarifë prej 10 për qind mbi importet e drurit të butë, ndërsa detyrimet mbi disa mobilie të mbështjella dhe dollapë kuzhine nisin nga 25 për qind.
Mobiliet, dyert dhe dritaret, materialet ndërtimore prej druri janë ndër eksportet kryesore të Kosovës në SHBA në vitet e fundit.
Nga 1 janari, norma për mobiliet e mbështjella të importuara pritet të ngjitet në 30 për qind, ndërsa ato për dollapët dhe tualetet e kuzhinës do të ngrihen në 50 për qind.
Megjithatë, detyrimet për produktet prej druri nga Britania nuk do të kalojnë 10 për qind, ndërsa ato nga Bashkimi Evropian dhe Japonia do të përballen me një tavan prej 15 për qind.
Të tre partnerët tregtarë kanë arritur marrëveshje me administratën Trump për të shmangur tarifa më të ashpra.
Ende nuk është e qartë se çfarë tarifa do të vlejnë për Kosovën, që tashmë ka hequr tarifën doganore prej 10 për qind ndaj të gjitha produkteve të importuara nga SHBA-ja.
Por, tarifat e reja do të “krijojnë pengesa shtesë për një treg banesash tashmë të vështirë, duke rritur më tej kostot e ndërtimit dhe rinovimit”, paralajmëroi kryetari i Shoqatës Kombëtare të Ndërtuesve të Shtëpive (NAHB), Buddy Hughes.
Duke vendosur tarifat e fundit, Trump tha se Sekretari i Tregtisë kishte zbuluar se “produktet e drurit përdoren në funksione kritike të Departamentit të Luftës, përfshirë ndërtimin e infrastrukturës për testime operacionale”.
Deklarata e Trumpit shtoi se prodhimi amerikan i drurit “mbetet i pazhvilluar”, duke e lënë vendin të varur nga importet.
Por, Hughes nga NAHB-ja tha se “vendosja e këtyre tarifave nën pretekstin e ‘sigurisë kombëtare’ injoron rëndësinë që ka banimi për sigurinë fizike dhe ekonomike të të gjithë amerikanëve”.
Ai bëri thirrje për një marrëveshje që “të zhbëjë tarifat mbi materialet e ndërtimit.”
Edhe Kanadaja, furnizuesi kryesor i drurit për Shtetet e Bashkuara, pritet të preket.
Tarifa 10 për qind mbi drurin shtohet mbi detyrimet aktuale që SHBA-ja ia ka rritur së fundi në 35 për qind.
Kjo do të thotë se veprimi më i fundit i Trumpit e çon tarifën e përgjithshme për drurin kanadez në 45 për qind.
Stephen Brown nga Capital Economics i tha AFP-së se, me 30 për qind të drurit që buron nga jashtë, një tarifë 10 për qind mund të rrisë koston e ndërtimit të një shtëpie mesatare për 2.200 dollarë.
Brown shtoi se Kina, Vietnami dhe Meksika përbëjnë pjesën më të madhe të importeve amerikane të mobilieve.
Ai pret që Vietnami të përballet me ndikimin më të madh “pasi mobiliet përbëjnë 10 për qind të eksporteve të tij drejt SHBA-së.”
Tarifat u vendosën në bazë të Nenit 232 të Aktit për Zgjerimin e Tregtisë të vitit 1962, e njëjta dispozitë që Trumpi përdori për të vendosur tarifat mbi çelikun, aluminin dhe automjetet këtë vit./REL
Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, mbi drurin e importuar, mobiliet dhe dollapët e kuzhinës hynë në fu...
Rezultati i zgjedhjeve lokale të 12 tetorit në Kosovë, i cili çoi në balotazh 17 komuna, vlerësohet se do të jetë p&...
Gazeta amerikane Associated Press i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve lakale të Kosovës. Në artikull theksohet se rezultatet paraprake t...
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se me rreth 97% të vendvotimeve të proceduara, përbërja e kuvendeve komunale dhe ndarja e mandateve...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është vlerësuar sot me Çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për “Gra...
Qytetarët e Kosovës të dielën e 12 tetorit u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e ardhsh&eum...
Rezultatet paraprake nga zgjedhjet lokale tregojnë që Vetëvendosje ka ruajtur rritjen nga zgjedhjet në zgjedhje dhe është ngritu...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën se këtë javë do t’i nisë disk...
Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale. Sipas Komisi...
Në zgjedhjet lokale të së dielës në komunën e Gjakovës, qytetarët kanë gjetur në listën e kandidatë...