Irani kërcënon me bllokadë në Gjirin Persik: Do t’i përgjigjemi luftës ekonomike
Irani ka lëshuar një tjetër kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar për zgjerimin e masave detare n&eu...
Irani ka lëshuar një tjetër kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar për zgjerimin e masave detare n&eu...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj lidhur me kompaninë...
Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.9 është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40 në juglindje të P...
Zjarri në zonën e Tërbunit në Pukë vijon prej tre ditësh, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi t&eu...
Dhoma Kombëtare e Avokatisë mblidhet sot për të vendosur hapat që do të ndërmerren kundër rregullores së re t&eum...
Një konflikt i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër ka përfunduar me një viktimë dhe dy persona t&...
Finlanda ka përuruar një gardh rreth 200 kilometra të gjatë, të ndërtuar në segmente përgjatë kufirit me Rusin&eu...
Qytetarët do të mblidhen sot në shesh për të 101-tën ditë në revoltën e tyre kundër qeverisë së Ed...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një 25-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në...
Shqipëria është vendi ku ndërtimi zë peshën më të lartë në ekonomi në Europë, por bumi i apartamen...
Kongresistët amerikanë Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler kanë prezantuar një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për të shprehur mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në NATO.
Në rezolutë thuhet se qeverisja demokratike e Kosovës, mbikëqyrja civile e forcave të sigurisë dhe bashkëjetesa multietnike përbëjnë një “rast bindës” për anëtarësimin e saj në Aleancë.
Dokumenti thekson se, në kohën kur “forcat kundërshtare vazhdojnë të destabilizojnë rajonin”, përfshirja e Kosovës në NATO do të shërbente si një kundërpeshë e domosdoshme për të dekurajuar veprime armiqësore dhe për të parandaluar, siç thuhet në tekst, “një katastrofë tjetër globale në Ballkan”.
Rezoluta vë në pah edhe faktin se katër shtete anëtare të NATO-s – Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, duke e konsideruar këtë si një pengesë që e bllokon avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në aleancë.
Për këtë arsye, rezoluta u bën thirrje këtyre katër vendeve që t’i rishqyrtojnë qëndrimet e tyre, duke argumentuar se njohja më e gjerë e Kosovës është thelbësore për të hapur rrugën drejt NATO-s dhe për të mbyllur një “boshllëk strategjik” në Evropën Juglindore, të cilin kundërshtarët mund të tentojnë ta shfrytëzojnë.
“Kosova ka demonstruar një përkushtim të qartë ndaj stabilitetit rajonal dhe përafrimit strategjik me vendet e NATO, por progresi i saj drejt anëtarësimit po pengohet nga mungesa e njohjes nga një numër i vogël aleatësh,” ka deklaruar kongresisti Keith Self.
Ai ka shtuar se SHBA-ja duhet t’i inkurajojë Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën që të ndryshojnë qasje dhe të sigurojnë për Kosovën “një rrugë të besueshme dhe të arritshme drejt anëtarësimit”.
Në rezolutë, po ashtu, thuhet se shtimi i Kosovës në NATO do të ishte i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara në Evropën Juglindore.
Çfarë duhet të dini për procesin e anëtarësimit në NATO
NATO funksionon në bazë të Traktatit të Atlantikut Verior, i cili ka hyrë në fuqi më 1949, dhe që përcakton edhe procedurat për pranimin e anëtarëve të rinj.
Në parim, anëtarësimi është i hapur për shtetet evropiane që mund t’i avancojnë parimet e traktatit dhe të kontribuojnë në sigurinë e rajonit euro-atlantik. Një shtet mund të ftohet vetëm me marrëveshje unanime nga të gjitha shtetet anëtare të NATO-s.
Zakonisht, vendit aspirues i dorëzohet Plani i Veprimit për Anëtarësim (MAP), i cili shërben si dokument udhëzues për përgatitjen politike, ushtarake, ligjore e ekonomike. Megjithatë, Kosova ende nuk e ka marrë MAP-in, dhe edhe pranimi në këtë plan nuk garanton automatikisht anëtarësimin.
Për më tepër, për anëtarësim kërkohet konsensus i plotë i të gjitha shteteve të NATO-s, ndërsa mosnjohja e Kosovës nga katër anëtarë mbetet një nga pengesat kryesore.
Megjithatë, Kosova ka një bashkëpunim të vazhdueshëm me aleatët euro-atlantikë, veçanërisht me SHBA-në në fushën e sigurisë, ndërsa historia e NATO-s njeh edhe raste të anëtarësimeve të përshpejtuara në rrethana të jashtëzakonshme.
Pavarësisht se aktualisht nuk pritet një anëtarësim i shpejtë, mbetet të shihet nëse do të ketë vullnet ndërkombëtar që Kosova të marrë një rrugë më të qartë drejt NATO-s./Telegrafi.
Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Enkel Rexhepi, ka njoftuar se Qeveria serbe ka bllokuar transferet dhe ...
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin do të mbahen ...
KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka takuar të enjten përfaqësuesit e partive p...
Nën sloganinin kthejini clirimtarët në shtëpi, Platforma Liria ka emër ka nisur një fushatë të re në mbështetj...
Bashkimi Evropian shprehu keqardhje që partitë politike në Kosovë nuk identifikuan një figurë unifikuese për kandidat pë...
Kriza politike e shkaktuar nga dështimi për zgjedhjen e presidentit ka futur vendin në një cikël të ri zgjedhor, duke hapur deba...
Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu do të takohet sot me krerët e partive politike lidhur me caktimin e datës së...
Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa...
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, i ka cilësuar “marrëzira” pretendimet se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatite...
Është përfshirë në debat ish-deputeti i PDK-së Nisem Berisha dhe deputeti të Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rustemi,...