Grabitje spektakolare në muzeun Renoir në Francë, dy hajdutë marrin katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro
Një grabitje spektakolare ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Muzeun Renoir në Cagnes-sur-Mer, në jug të Fr...
Një grabitje spektakolare ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Muzeun Renoir në Cagnes-sur-Mer, në jug të Fr...
Një situatë e rëndë me mbetjet urbane është denoncuar në fshatin Molisht të Beratit. Pamjet e mbërritura në...
Vija bregdetare mes Radhimës dhe Orikumit në Vlorë përfaqëson një nga zonat më tërheqëse turistike të jugut ...
Personi që shihni në foto është Ylber Luli, 24 vjeç, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra gjat&...
Brazili vijon të përballet me pikëpyetje pas eliminimit nga Kupa e Botës 2026, ndërsa kritikat vijnë edhe nga ish-futbollist&eum...
Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot shkarkimin e Evis Salës nga detyra e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, dhe ...
Irani ka lëshuar një tjetër kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar për zgjerimin e masave detare n&eu...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj lidhur me kompaninë...
Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.9 është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40 në juglindje të P...
Zjarri në zonën e Tërbunit në Pukë vijon prej tre ditësh, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi t&eu...
Bashkimi Evropian shprehu keqardhje që partitë politike në Kosovë nuk identifikuan një figurë unifikuese për kandidat për president të vendit, duke bërë që shteti të organizojë zgjedhjet e treta në më pak se një vit e gjysmë. Një zëdhënës i BE-së i tha Radios Evropa e Lirë se blloku evropian vazhdimisht u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë që të sigurojnë stabilitet institucional.
“Është urgjente për Kosovën që të forcojë dialogun ndërpartiak për të siguruar funksionimin efikas të institucioneve dhe për të mos humbur mundësi që u sjellin përfitime qytetarëve, përfshirë ato nga Plani i Rritjes”, tha zëdhënësi.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin një president të ri të vendit brenda afatit kushtetues dhe, në bazë të aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi u shpërnda më 28 prill. Tani, ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, pas takimitme partitë politike – që do të mbahet sot – do të duhet të shpallë datën e zgjedhjeve, që duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Janë vetëm dy data kur mund të mbahen zgjedhjet: 31 maj dhe 7 qershor. Natën e 27 prillit, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet tërhoqi dy kandidaturat partiake, përkatësisht emrin e Glauk Konjufcës dhe Fatmire Mulhaxha Kollçakut, dhe më pak se një orë më vonë prezantoi dy kandidate për presidente, që të dyja aktiviste për të drejtat e njeriut: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Por, partitë opozitare nuk morën pjesë në seancën plenare që nisi mbrëmjen e 27 prillit dhe përfundoi mesnatën e 28 prillit – kur ishte edhe afati i fundit për zgjedhjen e presidentit.
Kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka thënë se ka bërë përpjekje për marrëveshje me partitë opozitare, por pa rezultat.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar të propozojë vetë kandidatin për president, ndërsa është kritikuar nga LVV-ja për mungesë transparence.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në anën tjetër, ka kundërshtuar idenë që një parti – në këtë rast LVV – t’i kontrollojë tri institucionet kryesore të shtetit: Qeverinë, Kuvendin dhe Presidencën.
Kurti ka thënë se i ka ofruar LDK-së pjesëmarrje në Qeveri ose postin e kryeparlamentarit, por oferta është refuzuar. Një ofertë e ngjashme iu bë edhe PDK-së, por lideri i saj, Bedri Hamza, e cilësoi si joserioze, duke thënë se nuk kishte pasur ftesë zyrtare për takim. Më pas, Kurti u ka kërkuar PDK-së dhe LDK-së të propozojnë tre emra jopartiakë për president, duke ofruar mbështetjen e LVV-së, por opozita e ka refuzuar edhe këtë ide, duke e cilësuar si joserioze dhe të papranueshme.
Afati i 28 prillit erdhi pasi më 5 mars, LVV-ja nisi seancën për votimin e Konjufcës dhe Kollçakut, por e ndërpreu atë për shkak të mungesës së kuorumit.
Një ditë më pas, ish-presidentja Vjosa Osmani shpalli një dekret për zgjedhjet e reja. Por, vendimi u dërgua në Kushtetuese nga Qeveria e Kosovës. Gjykata më e lartë në vend tha se deputetët kishin afat 34 ditë që të zgjidhnin një pasues të Osmanit.
Osmani e përfundoi mandatin pesëvjeçar më 4 prill dhe kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, sipas Kushtetutës, mori postin e ushtrueses së detyrës së presidentit.
Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mund të mbahet./REL
Kriza politike e shkaktuar nga dështimi për zgjedhjen e presidentit ka futur vendin në një cikël të ri zgjedhor, duke hapur deba...
Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu do të takohet sot me krerët e partive politike lidhur me caktimin e datës së...
Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa...
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, i ka cilësuar “marrëzira” pretendimet se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatite...
Është përfshirë në debat ish-deputeti i PDK-së Nisem Berisha dhe deputeti të Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rustemi,...
Në ditën kur u bënë katër muaj nga zgjedhjet e fundit parlamentare, u konfirmua se Kosova do të shkojë sërish në zg...
Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor Kreshnik Radoniqi, pas një takimi me Albulena Haxhiun, e cila ushtron detyrën e presidentes pas dorëzimit t&eu...
Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të mërkurën kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik R...
Ngjarjet e fundit politike në Kosovë shënojnë një kthesë në funksionimin demokratik të vendit, ku liderët e parti...
Pas zhvillimeve politike dhe dështimit të procesit për zgjedhjen e presidentit, Kosova pritet të hyjë në zgjedhje të reja p...