KOSOVA

Pa president, në zgjedhje të reja, çfarë paralajmërojnë analistët për situatën në Kosovë

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Prill 2026, 11:54

Pa president, në zgjedhje të reja, çfarë

Kriza politike e shkaktuar nga dështimi për zgjedhjen e presidentit ka futur vendin në një cikël të ri zgjedhor, duke hapur debat mbi përgjegjësinë politike dhe pasojat për stabilitetin institucional. Njohës të zhvillimeve politike vlerësojnë se mungesa e konsensusit jo vetëm që thelloi ngërçin, por rrezikon të prodhojë pasiguri të re edhe pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Politologu Melazim Koci në një prononcim për Telegrafin, vlerëson se përgjegjësia për dështimin e zgjedhjes së presidentit është kolektive, duke theksuar mungesën e kulturës së kompromisit në klasën politike.

“Përgjegjësia për dështimin e zgjedhjes së presidentit është e gjithë klasës politike, por në shkallën e përqindjeve që e kanë marrë në zgjedhjet e fundit. Klasa politike nuk arriti ta kuptojë esencën e mekanizmit të kuorumit (80 vota në raundin e parë dhe të dytë), që është një nga margaritarët e Kushtetutës sonë. Krizën nuk e ka shkaktuar kuorumi, por paaftësia e subjekteve politike për të jetësuar konsensus dhe marrëveshje politike,” ka deklaruar ai.

Koci ka shtuar se kuorumi nuk është faktori bllokues, por mekanizmi që nuk lejon që një forcë politike të kap të gjitha pushtetet.

“Ai detyron shumicën të bëjë koncesione në raport me opozitën në funksion të baraspeshimit të pushteteve. Kësaj radhe zgjidhja ishte një kandidat i pavarur dhe jopartiak, por jo si kandidatura që bëhen publike përmes rrjeteve sociale, por si marrëveshje politike dhe konsensus i të gjithë liderëve partiak nga një tryezë e përbashkët. Propozimet për z. Rushiti ose z. Osmani ishin të destinuara të dështojnë sepse nuk ishin rezultat i një marrëveshje politike, por e imponimit dhe diktatit”, ka theksuar Koci.

Sipas tij, zgjedhjet e reja nuk përbëjnë as referendum për qeverinë aktuale dhe as ndëshkim për klasën politike, por një rrezik për vetë shtetin.

“Zgjedhjet nuk janë as referendum për qeverinë aktuale dhe as ndëshkim për klasën politike, por për elektoratin dhe Kosovën. Kosova po rrezikon kredibilitetin ndërkombëtar për shkak të cikleve të shpeshta zgjedhore,” është shprehur Koci, duke paralajmëruar për ndikimin negativ në imazhin ndërkombëtar.

“Serbia tash e 120 vjet propagandon në botë tezen shoviniste për gjoja paaftësinë e shqiptarëve për shtetformim. Ciklet e shpeshta zgjedhore tërthorazi dhe pa vetëdije ushqejnë këtë tezë shoviniste serbe. Klasa politike është dashur ta ketë parasysh edhe këtë aspekt të çështjes dhe të mos lejoi krizë të këtillë zgjedhore”, theksoi Koci.

Ai shton se pa arritjen e marrëveshjeve politike, krizat do të vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve.

“Është e vështirë të thuhet nëse zgjedhjet e reja do të thellojnë ose jo ngërçin politik. Pavarësisht rezultatit, kriza do të përsëritet nëse nuk ka vetëdijesim të klasës politike se pa marrëveshje, kompromise dhe konsensus nuk do të ketë dalje nga kriza. Sistemi ynë politik është i ndërtuar mbi bazën e kompromisit dhe alternativë nuk ka. Zgjedhjet e ardhshme mund të jenë ‘të jesh ose të mos jesh’ për Kosovën,” ka thënë ai.

Duke folur për rezultatin e mundshëm zgjedhor, Koci përmend edhe rolin e Vjosa Osmanit dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë.

“Rezultati i zgjedhjeve do të varet nga disa faktorë: nga pozicionimi i z. Osmani, nga numri i mërgimtarëve që do të qëndrojnë në Kosovë ato ditë dhe nga narrativa që do të ndërtohet nga partitë politike për fajtorin e dështimit të deritashëm të kompletimit të institucioneve. Besoj se rezultati do të jetë më i afërt me 9 shkurtin se sa me 28 dhjetorin e vitit të kaluar”, ka theksuar Koci.

Koci gjithashtu paralajmëron për mundësinë e rënies së pjesëmarrjes në zgjedhje, si shenjë zhgënjimi të qytetarëve.

“Ka zhgënjim dhe lodhje nga ciklet zgjedhore dhe është shumë e pritshme që një pjesë e tyre të mos dalin fare në vendvotime. Kjo do te ishte “hakmarrja” e një pjese të elektoratit ndaj shterpësisë së klasës politike për të ndërtuar institucione”, tha Koci.

Në anën tjetër, analisti Agon Maliqi e vendos përgjegjësinë kryesore tek kryeministri Albin Kurti.

“Përgjegjësia kryesore qëndron te Albin Kurti dhe insistimi me çdo kusht për kontroll politik mbi presidencën, përkundër mungesës së mandatit politik për diçka të tillë,” ka deklaruar Maliqi.

Ai shton se zgjedhjet mund të shndërrohen më shumë në një test për qeverinë aktuale sesa një ndëshkim të përgjithshëm.

“Se a do të jenë këto zgjedhje referendum për Kurtin apo ndëshkim për gjithë elitën, kjo mbetet të shihet. Por unë mendoj se më shumë duhet të jetë e para”, ka thënë Maliqi për Telegrafin.

Sipas Maliqit, ekziston mundësia reale për ndryshim të balancës politike, por edhe në këtë rast, konsensusi mbetet i domosdoshëm.

“Ndryshimi i balancës në pushtet është mundësi reale, por prapë do të ketë nevojë për konsensus”, shprehet analisti.

Ai thekson se mesazhi kryesor që pritet nga elektorati është kundërshtimi i përqendrimit të pushtetit.

“Mesazhi më i mirë të cilin mund ta japë elektorati është që ta ndëshkojë synimin për pushtet absolut të shumicës aktuale. Se a do ta bëjë këtë, mbetet të shihet”, tha ai.

Zgjedhjet e reja vijnë pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë një president të ri brenda afatit, duke e zhytur vendin në një krizë të re politike.

Kryeministri Albin Kurti dhe partitë opozitare nuk arritën marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri.

Për shkak se presidenti nuk u zgjodh brenda afatit prej 34 ditësh që Gjykata Kushtetuese e kishte vendosur në një aktgjykim në mars, Kuvendi u shpërnda automatikisht më 28 prill, pasi mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundoi në fillim të prillit.

Janë vetëm dy data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme sipas procedurave ligjore: 31 maj dhe 7 qershor. /Telegrafi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan