EMRAT/ U qëlluan me armë zjarri, kush janë dy të plagosurit në Laprakë. Policia jep detaje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Stabiliteti i qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor dhe misioni i KFOR-it në Kosovë vazhdojnë të jenë prioritet strategjik për Aleancën Veri-Atlantike, sipas raportit vjetor për aktivitetet e NATO-s, të cilin të enjten në Bruksel e prezantoi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte.
Raporti, që shqyrton aktivitetet e NATO-s gjatë vitit të kaluar, thekson mbështetjen e vazhdueshme të Aleancës për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Procesi, siç nënvizohet, lehtësohet nga Bashkimi Evropian dhe konsiderohet çelësi për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në rajon.
“NATO vazhdon të mbështesë normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, posaçërisht përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, i cili është çelësi për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në rajon,” theksohet në raport.
Përmes misionit të saj KFOR në Kosovë, NATO ka mandat për të siguruar një ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në vend. Raporti gjithashtu analizon rreziqet për sigurinë e Aleancës, duke identifikuar Rusinë si kërcënimin më të madh dhe më të drejtpërdrejtë.
“Rusia mbetet kërcënimi më i rëndësishëm dhe më i drejtpërdrejtë për sigurinë në zonën euroatlantike. Gjatë vitit të kaluar, Rusia është përpjekur të vërë në provë sigurinë tonë dhe të sfidojë shoqëritë tona, qoftë përmes shkeljeve të hapësirës ajrore, sabotimit dhe aktiviteteve kibernetike të dëmshme, apo ndërhyrjeve politike dhe kërcënimeve informative. Përgjigjja e NATO-s ndaj provokimeve të pamatura, qoftë nga Rusia apo aktorë të tjerë, ka qenë e qartë, e shpejtë dhe vendimtare,” thekson raporti.
Sekretari i Përgjithshëm Rutte nënvizoi se ndjenja e rrezikut nga Rusia ka shtyrë Aleancën të rrisë në mënyrë dramatike investimet në mbrojtje.
Sipas tij, shpenzimet për mbrojtje kanë shënuar një rritje prej 20 për qind, duke treguar se vendet anëtare janë në rrugën e duhur për të arritur planin që investimet në mbrojtje të kapin nivelin prej 5 për qind të Bruto Prodhimit Vendor.
Kjo kërkesë ishte e parashtruar nga Shtetet e Bashkuara dhe është miratuar në samitin e fundit të NATO-s në Hagë të Holandës, gjatë verës së vitit të kaluar.
Megjithatë, raporti paralajmëron se, në rast të një sulmi të Rusisë ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s, ekziston mundësia që prioritet të jenë objektet e infrastrukturës energjetike.
Rutte gjithsesi garantoi se Aleanca është e përgatitur për të mbrojtur secilin prej anëtarëve të saj dhe për të reaguar ndaj çdo kërcënimi të drejtpërdrejtë.
Ky raport vjetor konfirmon rëndësinë strategjike që NATO i jep Ballkanit Perëndimor dhe nënvizon rolin e saj në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, duke e vendosur dialogun Beograd-Prishtinë në qendër të politikës së stabilitetit rajonal
Kosova është bërë pjesë e 30 aleatëve të SHBA-së që kanë nënshkruar një deklaratë në mb&eu...
Në Bratislavë janë ndërmarrë masa të rrepta sigurie në prag të përballjes mes Sllovakisë dhe Kosovës, e v...
Detaje tronditëse kanë dalë këtë të enjte nga seanca gjyqësore që po mbahet në Gjykatën Themelore në Pris...
Në veri të vendit pothuajse gjatë secilës javë po gjenden sasi armatimi. Rasti i fundit është para pak ditësh në...
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet shqyrtim gjyqësor ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, t&e...
Policia e Kantonit Thurgau ka arrestuar një 26-vjeçar në Frauenfeld të martën në mbrëmje, pasi ai kishte kërcënua...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila rrëzoi dekretin p&eu...
Investimet e huaja direkte në Kosova arritën në 1.03 miliard euro, duke shënuar një rritje prej 238.2 milionë euro, ose rreth 30% ...
Presidenca e Kosovës ka reaguar në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Në reagim thuhet se aktgykimi i konfirmon argumentet jurid...
Me origjinë nga Kosova, Hamdi Lataj ka deklaruar adresën e tij në një nga kullat më ekskluzive të apartamenteve në Toronto,...