Trump: Fola me Putinin, nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s
Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi të premten se nuk beson që presidenti rus Vladimir Putin ka ndërmend të sulmojë territorin ...
Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi të premten se nuk beson që presidenti rus Vladimir Putin ka ndërmend të sulmojë territorin ...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pas mesnate në aksin Elbasan–Cërrik në Gjergjan , ku një 31-...
Më 5 shtator Kisha katolike romake kremton festën liturgjike të Shenjtes shqiptare Nënë Terezës. Shenjtërimi i Nën&eu...
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet vendeve të EFTA-s dhe Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 tetor 202...
Deri në muajin qershor 2026 stoku i numrit të shtetasve të huaj të punësuar në vend arriti në 22,6 mijë individë ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.7 lekë dhe do shitet me 79.7 lekë. Nd&eu...
Edhe për ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikoh...
DashiKy është një rast kur dashuria mund të të bëjë të reagosh në mënyrë të tepruar. Çdo gj...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet vendeve të EFTA-s dhe Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 tetor 2026, duke hapur mundësi të reja për bizneset dhe duke forcuar marrëdhëniet ekonomike ndërmjet palëve.
Ambasada e Zvicrës në Kosovë, ka bërë të ditur se me 1 tetor, do të hyjë në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë EFTA, mes Zvicrës, Islandës, Lihtenshtajnit dhe Norvegjisë dhe Kosovës.
Ambasada ka treguar se kjo marrëveshje do të krijojë mundësi të reja për bizneset dhe do forcojë lidhjet ekonomike
“Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet EFTA-s (Zvicrës, Islandës, Lihtenshtajnit dhe Norvegjisë) dhe Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 tetor 2026, duke krijuar mundësi të reja për bizneset dhe duke forcuar lidhjet ekonomike. Sot, Këshilli Federal Zviceran miratoi ndryshimet e nevojshme për zbatimin e marrëveshjes, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve tregtare dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe EFTA-s shënon një hap të rëndësishëm në zgjerimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike të Kosovës me tregjet evropiane, konkretisht marrëveshja synon të lehtësojë tregtinë dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe vendeve anëtare të EFTA-s.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e nënshkrimit të marrëveshje, pati thënë se me këtë marrëveshje hapet kapitulli i përforcimit i raporteve ekonomike, por edhe i avancimit të raporteve tregtare mes shtetit të tij dhe anëtarëve të EFTA-s.
“Marrëveshja që nënshkruajmë sot themelon një kornizë për marrëdhënie tregtare midis shteteve të EFTA-s dhe Kosovës si dhe do të krijojë mundësi të reja duke i dhënë Kosovës qasje në tregjet e EFTA-s. Këtu hapen mundësi të reja eksporti për bizneset tona dhe integrim më i thellë në kornizën ekonomike evropiane, duke na mundësuar që të garojmë në një shkallë të gjerë”.
Kurse, kryesuesja e EFTA-s, Cecilie Myrseth, kishte treguar se kjo marrëveshje është arritje e madhe për integrimin e Kosovës në sistemin global.
“Jam e bindur se kjo do të shtyjë përpara rritjen ekonomike, duke krijuar mundësi për bizneset e reja dhe qytetarët në të dyja palët”.
Por, çfarë është EFTA, cilat shtete bëjnë pjesë në të dhe cili është roli i saj?
EFTA ((European Free Trade Association) ose Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë është një organizatë ekonomike evropiane, që është themeluar me qëllim të nxitjes së tregtisë së lirë dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve anëtare.
Ajo është themeluar në vitin 1960, nga shtatë shtete anëtare të asaj kohe, me qëllim promovimin e tregtisë së lirë dhe integrimit ekonomik ndërmjet vendeve anëtare. (Austria, Danimarka, Norvegjia, Portugalia, Suedia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar – themeluan EFTA-n duke nënshkruar Konventën në Stokholm më 4 janar 1960)
Sot EFTA ka 4 shtete anëtare: Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin.
Mirëmban dhe zhvillon Konventën e EFTA-s, e cila rregullon marrëdhëniet ekonomike ndërmjet katër shteteve anëtare: Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit.
Menaxhon Marrëveshjen për Zonën Ekonomike Evropiane (EEA). Përmes kësaj marrëveshjeje, tre vende të EFTA-s – Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia – marrin pjesë në tregun e përbashkët të BE-së, së bashku me shtetet anëtare të BE-së. Zvicra nuk është pjesë e EEA-së.
Zhvillon rrjetin global të marrëveshjeve të tregtisë së lirë të EFTA-s. Pra, EFTA ka marrëveshje tregtare me vende dhe rajone të ndryshme në botë. Këtu hyn edhe Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Kosovën.
Pra, Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë (EFTA) është një organizatë ndërqeveritare e themeluar për të promovuar tregtinë e lirë dhe integrimin ekonomik, në dobi të katër shteteve anëtare – Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë dhe Zvicrës – si dhe partnerëve të tyre tregtarë në mbarë botën.
Këshilli i EFTA-s është organi më i lartë drejtues i EFTA-s. Zakonisht mblidhet shtatë herë në vit në nivel ambasadorësh në Gjenevë, ndërsa një herë në vit në nivel ministror në njërin prej shteteve anëtare, me rotacion.
Gjatë këtyre takimeve, Këshilli diskuton çështje që lidhen me Konventën e EFTA-s, si dhe me zhvillimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve tregtare të EFTA-s me vendet e treta, përfshirë marrëveshjet e tregtisë së lirë.
Në Këshill përfaqësohet secili prej katër shteteve anëtare dhe vendimet merren me konsensus, pra me pajtimin e të gjitha vendeve anëtare.
Sekretariati i EFTA-s u ofron shteteve anëtare ekspertizë dhe këshilla të cilësisë së lartë në promovimin e tregtisë së lirë dhe integrimit ekonomik.
EFTA ka një nga rrjetet më të mëdha në botë të marrëveshjeve të tregtisë së lirë, me 31 marrëveshje që mbulojnë 42 vende partnere jashtë Bashkimit Evropian.
Aktualisht, më shumë se 80% e tregtisë së mallrave të EFTA-s mbulohet nga marrëveshjet preferenciale tregtare. EFTA vazhdon të zgjerojë këtë mbulim përmes negociatave të reja për marrëveshje të tregtisë së lirë me vende të ndryshme.
Përveç marrëveshjeve të tregtisë së lirë, EFTA ka nënshkruar edhe deklarata të përbashkëta për bashkëpunim me disa shtete. Këto mund të shërbejnë si hap drejt negociimit të marrëveshjeve të ardhshme të tregtisë së lirë.
Kosova nënshkroi më 22 janar një marrëveshje me Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), pas bisedimeve që zgjatën më shumë se dy vjet e gjysmë./Monitor
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si presion dhe diskriminim ndaj pjesëtar&e...
Në 168 faqe aktakuzë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka dekonspiruar, në aktin e parë penal, ngjarjet në mes 5 dhe 7 marsit 1998 n&...
Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka thirrur për 9 shtator vazhdimin e seancës, në p&eum...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një aktakuzë në mungesë ndaj 35 personave për krime lufte në lagjen e Jasharëve...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj 35 të pandehurve për krime l...
Një 57-vjeçar është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kërcënuar me vdekje kryeministrin Albin Kurti, pë...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja politike e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka...
Postin e ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do t’ia dorëzojë kryetarit të ri të...
Këtë të enjte, një ditë pas aksidentit tragjik, do t’i jepet lamtumira e fundit ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Lau...
Gjashtë deputetë, një marrëveshje e refuzuar dhe një parti që po përballet me një nga përplasjet më serioze ...