KOSOVA

Kosovë/ Mosmiratimi i buxhetit rrezikon mirëqenien sociale

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2025, 20:03

Kosovë/ Mosmiratimi i buxhetit rrezikon mirëqenien sociale

Mbajtja e tri palë zgjedhjeve brenda vitit në Kosovë, kriza politike që e përshkoi vendin që nga fillimi i vitit, moskrijimi i qeverisë së re që për pasojë rezultoi edhe me mosmiratimin e buxhetit për vitin 2026, bëri që vendi të rrezikojë të hyjë edhe në krizë të thellë buxhetore. Me shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor nga Presidentja Vjosa Osmani, automatikisht hyri në fuqi neni 24 i Ligjit për menaxhimin e financave publike, nen ky që mundëson një zgjatje buxhetore vetëm edhe për dy muaj e parë të vitit pasues për pagat e sektorit publik.

Sipas këtij ligji, kjo zgjatje "mund të bëhet nëse zgjedhjet e përgjithshme mbahen më pak se katër muaj para vitit të ri fiskal, përkatësisht 1 janarit. Kjo zgjatje dymujore siguron një ndarje buxhetore për çdo organizatë buxhetore, që është e barabartë me 16.67 për qind të ndarjes buxhetore të siguruar për organizatën e tillë buxhetore nga ligji i ndarjeve buxhetore”, thuhet në Ligjin për menaxhimin e financave publike.

Kufizime dhe probleme financiare

Po, 1/12 e shfrytëzimit të buxhetit siç thuhet në ligj, për ministrin në detyrë të Ekonomisë dhe Financave, Hekuran Murati është tej kufizuese. "Do të ketë problem edhe me ekzekutimin e shpenzimeve të tjera, sepse, është hapësirë e tkurrur sa i përket aspektit fiskal në mungesë të buxhetit të përgjithshëm. Pra ju po e shihni sesi komunat që s'kanë buxhet të miratuar, si po përballen me probleme financiare për shkak të hapësirës së tkurrur fiskale. E njëjta do të ndodhë në nivel shtetëror dhe e gjitha kjo pas papërgjegjësisë totale nga PDK, LDK, AAK dhe Nisma (parti të deritashme opozitare) të cilët nuk morën fare pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për ta miratuar buxhetin e vitit 2026”.

Kundërshtime nga partitë kundërshtare të Vetëvendosjes

Por deklaratat e ministrit Murati hedhen poshtë nga partitë e deritashme opozitare. Sipas tyre, përpjekjet për miratim të buxhetit nga partia e deritashme në pushtet Vetëvendosja në këto rrethana janë të ngutshme dhe jo kushtetuese, dhe se buxhetin nuk mund ta përdorë Vetëvendosja si mjet për të ruajtur pushtetin pa konsensus. Në një komunikatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës thuhej se kjo parti "nuk merr pjesë në improvizime politike”, që sipas tyre e "reduktojnë agjendën shtetërore në dekor elektoral”. "Nuk bëhemi pjesë e skenarëve populistë dhe të krizave të fabrikuara për interesa zgjedhore”, thuhej në komunikatën e LDK-së.

Edhe përfaqësuesit e partive tjera të deritashme opozitare, PDK, AAK, dhe Nisma, thanë se një qeveri në detyrë nuk mund të propozojë buxhet për vitin pasues, sepse ai buxhet do të duhej të miratohej nga legjislatura e kaluar, mandati i së cilës ka përfunduar më 9.02.2025, kur u mbajtën zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Osmani kritikon mungesën e vullnetit politik

Sidoqoftë, më 20 nëntor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  shpërndau parlamentin dhe caktoi 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pasi paraprakisht për dy herë radhazi, deputetët dështuan të zgjidhnin qeverinë e re. Pas këtij vendimi, Presidentja tha se "nuk ka pasur vullnet nga partitë politike për mbajtjen e një seance të Kuvendit për t'i dhënë zgjidhje çështjes së buxhetit dhe as për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, që kanë impakt financiar”.

Por presidentja shpreson që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, "sa më parë të kemi një Kuvend të ri i cili në seancën e parë pas konstituimit, paradite do të konstituohet, pasdite menjëherë do ta miratojë edhe buxhetin e Republikës së Kosovës, edhe komisionet përkatëse në mënyrë që menjëherë të fillojnë pagesat e rregullta”, thotë Presidentja. Vetë Osmani kishte shprehur shqetësim disa herë për mosmiratimin e buxhetit apo një projektligji për ndarje buxhetore, duke thënë se do të rrezikoheshin pagat e nëpunësve të sektorit publik. Ekspertët e ekonomisë dhe organizatat e ndryshme të biznesit, ndërkaq, edhe më herët kishin ngritur alarmin se vendi po shkon drejt një kolapsi buxhetor, duke thënë se shteti për herë të parë do të mund "të mbyllej” dhe të mos ketë mundësi të paguajë për asnjë shërbim.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë se nëse nuk do të konstituohen institucionet e reja deri më mars të vitit të ardhshëm, Kosova do të jetë para një kolapsi financiar. "Institucionet do të kenë buxhet edhe për shkurt. Nëse nuk do të ketë zgjidhje të këtij problemi, nga 1 marsi Kosova rrezikon të jetë para një kolapsi financiar, që nuk ka ndodhur në Kosovën e pasluftës”, ka thënë Ibrahimi. Sipas tij, nëse deri në mars nuk themelohen institucionet e reja, arka e shtetit do të bllokohet dhe kjo do të thotë se "do të përcillet me mosekzekutim të pagave për shërbyesit publikë, mosekzekutim të pensioneve, shtesave për fëmijë, asistencës sociale, e të tjera”.

Biznesi i Kosovës: Klimë pasigurie në sektorin privat

Edhe organizata Lidhja e Bizneseve të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për situatën e krijuar ku mungesa e institucioneve funksionale dhe vendimmarrjes ka futur vendin në ngërç të plotë ekonomik. "Për inate politike po dëmtohet ekonomia e vendit, ndërsa Kosova po përballet me rritje të importit dhe ulje të eksportit, gjë që thellon më tej bilancin negativ tregtar dhe dëmton konkurrueshmërinë e prodhimit vendor. Mungesa e reformave fiskale dhe pezullimi i politikave zhvillimore kanë krijuar një klimë pasigurie në sektorin privat. Shumë borde dhe agjenci shtetërore kanë mbetur me ushtrues detyre, pa legjitimitet për të marrë vendime strategjike, duke paralizuar proceset ekonomike”, thuhet në reagim. "Mbi 1 miliard euro kredi dhe grante zhvillimore mbeten të bllokuara në Kuvend për shkak të mosfunksionimit institucional. Këto mjete, që do të mund të investoheshin në energji, infrastrukturë, arsim dhe prodhim, sot qëndrojnë të palëvizshme, ndërsa bizneset përballen me vështirësi të mëdha në terren”, thonë nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës.

Kriza politike dhe institucionale mbi nëntë muajshe në Kosovë, pa qeveri, pa parlament dhe një cikël të ri zgjedhor në fund të dhjetorit, ka bllokuar edhe ratifikimin e Marrëveshjes me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes, Marrëveshjes së Facilitetit dhe Marrëveshjes së Huas. Plani i Rritjes së BE-së përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane. Nga kjo paketë, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, por mosratifikimi në parlamentin e Kosovës i marrëveshjes me BE-në ka bërë që Kosova të mos marrë asnjë qindarkë ende nga kjo shumë./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë