Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime gjatë një mbledhjeje të KQZ-së të martën pasdite.
Përpjekjet e kaluara për t’ia ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhje kësaj partie ishin kundërshtuar ashpër nga bashkësia ndërkombëtare.
Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ishin zëshëm kundër certifikimin të kësaj partie dhe ishin të vetmit që votuan kundër.
Kurteshi tha gjatë mbledhjes se “e kam thënë gjithmonë se kjo parti punon kundër interesave të Kosovës”. Anëtarët e partive të tjera politike shqiptare në KQZ abstenuan nga votimi.
Kjo është hera e tretë që KQZ-ja nuk e certifikon fillimisht këtë parti, pasi ngjashëm veproi edhe për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në të dy rastet e mëhershme, PZAP-ja ia kishte rrëzuar vendimin e KQZ-së. Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe i fitoi 9 prej 10 ulëse të garantuara për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa, ajo i fitoi të gjitha 10 komunat me shumicë serbe në zgjedhjet lokale të tetorit, duke u rikthyer në pushtet pasi i kishte braktisur institucionet e Kosovës më 2022.
Gjatë mbledhjes të martën, KQZ tha se 24 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, aplikuan për zgjedhjet e këtij muaji. Në këtë mbledhje, ajo i certifikoi 22 subjekte politike. /Rel
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
2 Dhjetor18:02
Pjesë e një grupi të organizuar kriminal, arrestohet suedezi në Kosovë. I gjendet një “thes” me para dhe orë Rolex
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar një shtetas suedez i cili ishte në kërkim ndërko...
KOSOVA
2 Dhjetor17:22
Rutte: Serbia të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka thënë se presin nga Serbia që përgjegjësit për sulmin terrorist në...
KOSOVA
2 Dhjetor11:44
81-vjetori i lindjes së Rugovës/ Vjosa Osmani: Trashëgimia e tij, testament për paqen, për shtetin sovran e të integruar
Në 81-vjetorin e lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar veprën e tij, duke thënë se ai ishte ...
KOSOVA
2 Dhjetor10:16
Sot, përvjetori i lindjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova
Shqiptarët përkujtojnë sot në përvjetorin e lindjes ish-presidentin e parë të Kosovës dhe intelektualin e klasit t&eum...
KOSOVA
2 Dhjetor09:41
KFOR patrullon me ushtarët në kufi: Do t’i vazhdojmë ditën dhe natën
KFOR ka publikuar fotografi nga patrullimet e ushtarëve, teksa ka thënë se të njëjtit do të vazhdojnë patrullimet e tyre t&...
KOSOVA
1 Dhjetor17:32
I arratisen policisë por jo qenve, pranga grupit të hajdutëve profesionistë shqiptarë në Zvicër
Policia kantonale e Cyrihut arrestoi katër hajdutë në flagrancë natën e së hënës (1.12.2025) si pjesë e një ak...
KOSOVA
1 Dhjetor17:27
Joseph: Serbia është “Moskva” e Rusisë në Ballkan
Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA dhe ekspert i menaxhimit të konflikteve, ka thënë se anëta...
KOSOVA
1 Dhjetor16:12
Tortura dhe vrasje të civilëve gjatë luftës! Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë për dy policë serbë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë kundër dy të dyshuarve për krime lufte kundër popullsi...
KOSOVA
1 Dhjetor14:41
Si ndryshimet në botë mund t’i sjellin njohje të reja Kosovës
Në skenën globale, Kosova ende kërkon të afirmojë vendin e saj. Edhe pas gati 18 vjetësh pavarësi, shumë shtete të...
KOSOVA
1 Dhjetor09:44
Demokristianët "tradhëtojnë" LDK-në, shkojnë në koalicion me Albin Kurtin
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), e drejtuar nga Zef Morina në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të garojë bashkë me Lë...