
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë kundër dy të dyshuarve për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë. Të pandehurit, të identifikuar vetëm si A.Z dhe B.D., janë të paarritshëm për institucionet kosovare të drejtësisë, prandaj prokuroria ka kërkuar që ata të gjykohen në mungesë.
Të dyshuarit ishin pjesë e policisë së atëhershme serbe në Kosovë dhe akuzohen se kishin keqtrajtuar dhe abuzuar civilë pasi i kishin arrestuar në Rahovec dhe Suharekë gjatë viteve 1998-’99.
“Në mesin e të arrestuarve ishin R.J., M.K., E.G., S.E., V.V., Q.K., U.K., H.G., S.G., H.Sh dhe A.Z, të cilët gjatë procesit të marrjes në pyetje janë rrahur me mjete të forta dhe metoda të tjera të trajtimit çnjerëzor, ku si pasojë R.J kishte vdekur, ndërsa personat e tjerë kishin pësuar lëndime serioze trupore”, thuhet në aktakuzë.
Në vitet e fundit, Kosova e ka rritur numrin e aktakuzave në mungesë për krime lufte gjatë luftës së fundit.Në korrik, Prokuroria ngriti aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës. Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022.
Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit. Por, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë, janë ngritur disa dhjetëra aktakuza në mungesë kundër disa dhjetëra anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë. Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë u shqiptua dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile. Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.
Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet.Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë janë arrestuar, gjykuar dhe dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavi për krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.
Ndër ta ishte edhe Sllobodan Millosheviqi, i cili vdiq në burg pa arritur të dënohet për përgjegjësinë në urdhërimin e krimeve të luftës në Kosovë./ REL
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
1 Dhjetor14:41
Si ndryshimet në botë mund t’i sjellin njohje të reja Kosovës
Në skenën globale, Kosova ende kërkon të afirmojë vendin e saj. Edhe pas gati 18 vjetësh pavarësi, shumë shtete të...
KOSOVA
1 Dhjetor09:44
Demokristianët "tradhëtojnë" LDK-në, shkojnë në koalicion me Albin Kurtin
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), e drejtuar nga Zef Morina në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të garojë bashkë me Lë...
KOSOVA
30 Nëntor20:52
Zgjedhjet në Kosovë/ Regjistrohen 16 parti, dy prej tyre koalicione
16 parti politike kanë plotësuar formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovë...
KOSOVA
30 Nëntor14:36
“Naimi e çeli xhamin, e tha gjuj gjuj”, dëshmia tronditëse e Granit Plavës për vrasjen e Liridona Ademajt
Të shtunën u mbushën dy vjet nga vrasja tronditëse e Liridona Ademajt, ngjarje që goditi gjithë opinionin publik.
jo u vra para s...
KOSOVA
30 Nëntor14:18
Serbia arreston dhe më pas liron një ish-polic të Kosovës. Prishtina dënon vendimet e autoriteteve serbe
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar se mëngjesin e 30 nëntorit, autoritetet e Serbisë kanë arrestuar dh...
KOSOVA
30 Nëntor14:12
Si ndryshimet në botë mund t'i sjellin njohje të reja Kosovës
Në skenën globale, Kosova ende kërkon të afirmojë vendin e saj. Edhe pas gati 18 vjetësh pavarësi, shumë shtete të ...
KOSOVA
30 Nëntor09:11
I fejuari godet me thikë të renë
Një tentim vrasje ka ndodhur në Fushë Kosovë. I fejuari ka tentuar të vrarë të fejuarën e tij.
Policia në raportin...
KOSOVA
30 Nëntor08:52
Kalimi në semafor shkakton të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Fushë Kosovë, ku një person është plagosur me armë zjarri.
...
KOSOVA
29 Nëntor22:26
Plagoset me armë zjarri një person në Fushë Kosovë
Një person është plagosur nga arma e zjarrit pasditen e së shtunës në Fushë-Kosovë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur...
KOSOVA
29 Nëntor21:40
Dëshmia e Granit Plavës: Naimi më thojke ‘gjuj gjuj’, m’i jepi 20 fishekë dhe armën
Sot janë bërë dy vjet nga vrasja e Liridona Ademajt. Sipas Klanit Plava gjatë dëshmisë së tij e ka përshkruar momentin...