Sekretet e Malit Kazmë që i reziston bombave amerikane
Donald Trump lëshoi kërcënime të reja për sulme ushtarake kundër Iranit të hënën, duke thënë se ...
Donald Trump lëshoi kërcënime të reja për sulme ushtarake kundër Iranit të hënën, duke thënë se ...
Prej javësh, dhjetëra mijëra njerëz në Shqipëri kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai donte të p&...
Një tjetër ish-kryebashkiak socialist merret i pandehur nga SPAK. Fredi Kokoneshi, që ka drejtuar Divjakën akuzohet për shpërdo...
Ish-banorja e Big Brother në Kroaci, Ava Karabatić, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale pasi u kërkoi ndjekësve të...
Një fluturim i kompanisë Ryanair nga Selaniku drejt Memmingenit në Gjermani u shndërrua në një makth, pasi një pjesë e...
Është arrestuar autori i dyshuar i plagosjes së 22-vjeçarit, i cili u qëllua me thikë mbrëmjen e djeshme në lagjen &...
Arti dhe kultura fierake janë në zi pas ndarjes nga jeta të aktorit dhe humoristit të mirënjohur Todi Llupi, një prej figurave m...
Gazetari i njohur spanjoll i kronikës së zezë, Manu Marlasca, ka ngritur alarmin për zgjerimin e rrjeteve kriminale ndërkombëtar...
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi i ka kërkuar Gjykatës Speciale në Hagë lirimin e tij me kusht, duke ofruar një garanci...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e basketbollit në Shtetet e Bashkuara. Ish-basketbollisti amerikan Keanu Rochford ësht&e...
KOSOVË- “Ç’rëndësi ka përkatësia etnike? E rëndësishme është të jemi njerëz”. Kështu e komenton Dragana nga Krushevci thirrjen për bojkotimin e një furre buke në këtë qytet të Serbisë qendrore, e cila është në pronësi të një shqiptari.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se e njeh pronarin e furrës dhe familjen e tij, të cilën e përshkruan si “të mirë dhe të ndershme”.
“Ata kanë ardhur këtu shumë kohë para luftës (1998-1999). Ç'rëndësi ka që është shqiptar? A duhet të jemi kundër tij vetëm për këtë arsye? Ne t’i bojkotojmë shqiptarët këtu (në Serbi), ata t’i bojkotojnë serbët në Kosovë... Nuk e kuptoj përse duhet të ndodhë gjithë kjo. Lëreni popullin të jetojë”, thotë Dragana.
Gjatë fundjavës së shkuar, në një shtyllë pranë furrës së bukës, një person i panjohur vendosi një poster me përmbajtje fyese dhe diskriminuese.
“Kujtojeni Gazimestanin! Mos blini nga ‘shiptari’ [v.j. term përçmues për shqiptarët]”, shkruhej në poster, i cili, ndërkohë, u hoq nga hapësira publike.
Thirrja për bojkotimin e furrës në pronësi shqiptare në Krushevc nxiti reagime nga autoritetet lokale, opozita dhe Avokati i Popullit i Serbisë.
Edhe banorët e Krushevcit, me të cilët bisedoi ekipi i Radios Evropa e Lirë pranë furrës, e cila gjendet rreth një kilometër larg qendrës së qytetit, e dënuan diskriminimin mbi baza etnike.
Bojani beson se edhe serbët në Kosovë përballen me forma të ndryshme diskriminimi, por thekson se thirrjet për bojkotimin e një furre në pronësi të një shqiptari në Serbi nuk do ta përmirësonin jetën e tyre.
“Kjo është marrëzi”, thotë shkurtimisht ai.
Danijella thotë se nuk e kishte parë posterin me thirrjen për bojkotim, por shton se edhe po ta kishte parë, nuk do ta ndryshonte qëndrimin e saj dhe do të vazhdonte të blinte në atë furrë, sepse, siç shprehet, “nuk më interesojnë nxitjet e urrejtjes”.
“Pse duhet të shohim se kush i përket cilit komb? Nuk e kuptoj çfarë kuptimi ka kjo. Vetëm provokojnë dhe i shqetësojnë njerëzit", thotë ajo.
Lëvizja opozitare e Qytetarëve të Lirë ishte e para që vuri në dukje posterin diskriminues në Krushevc, më 4 korrik, me vërejtjen se njerëzit specifikë po ekspozohen ndaj “presionit, persekutimit dhe dhunës së mundshme”.
Ksenija Bradiq Veloviq, anëtare e Kuvendit Komunal të Krushevcit nga kjo parti, thotë për Radion Evropa e Lirë se çdo formë përndjekjeje mbi baza etnike, nuk duhet të bëhet normalitet dhe se diskriminimi duhet të ndalet që në fillim.
Ajo tregon se ishte vetë ajo që e njoftoi pronarin e furrës për posterin, por se ai nuk i ishte dukur i shqetësuar apo i frikësuar.
“Me gjasë, ishte hera e parë që përballej me diçka të tillë. Më tha se familja e tij jeton këtu prej 50 vjetësh. Gjyshi i tij ishte i pari që erdhi në Krushevc dhe ata kanë jetuar e punuar këtu me ndershmëri”, thotë Bradiq Veloviq.
Sipas saj, nacionalizmi është ende i pranishëm në shoqërinë serbe dhe për këtë arsye duhet reaguar ndaj çdo shfaqjeje të tij, sado e vogël të jetë.
“Fakti që një njeri në Krushevc përndiqet dhe i rrezikohet ekzistenca, nuk do t’i zgjidhë problemet politike apo statusin e serbëve në Kosovë. Nuk do t’i zgjidhë as frustrimet e dikujt, sepse një qytetar i zakonshëm nuk mund të mbahet përgjegjës për pasojat e politikave të gabuara”, thotë ajo.
Komuna e Krushevcit dënoi më 7 korrik çdo thirrje për diskriminim, përhapje të urrejtjes dhe nxitje të përçarjes mes qytetarëve.Përmes një komunikate, ajo tha se Krushevci ka qenë gjithmonë një qytet i sigurt, si për ata që kanë lindur aty, ashtu edhe për ata që kanë ardhur për të jetuar, punuar apo në vizitë.
“Prej shekujsh kemi ndërtuar frymën e respektit të ndërsjellë, tolerancës dhe bashkëjetesës. Për këtë arsye, veprime të tilla të izoluara nuk përfaqësojnë as Krushevcin dhe as banorët e tij”, thuhej në reagim.
Autoritetet lokale u bënë thirrje institucioneve përgjegjëse që ta zbardhin sa më shpejt rastin, të identifikojnë autorin dhe të sqarojnë motivet e këtij veprimi.
Edhe Avokati i Popullit i Serbisë, Zoran Pashaliq, kërkoi që organet kompetente të hetojnë urgjentisht vendosjen e posterit me përmbajtje të urrejtjes ndaj pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare dhe që përgjegjësit të identifikohen dhe të ndiqen sipas ligjit.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe Prokuroria e Lartë Publike në Krushevc nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me veprimet që kanë ndërmarrë për këtë rast. Ky nuk është rasti i parë kur familjet shqiptare në Serbi bëhen cak i presionit.
Në mesin e muajit shkurt, policia vendosi masa të shtuara sigurie pranë furrave në pronësi të shqiptarëve në Surdulicë, në jug të Serbisë, pas protestave të shkaktuara nga rritja e tensioneve ndëretnike. Ato shpërthyen pasi një banor i qytetit humbi jetën në një aksident trafiku, ndërsa i dyshuari ishte një i ri me kombësi shqiptare./REL
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje me 47.13% ka fi...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për ankesat e paraqitura ndaj rezultateve t&...
Vendosja e posterëve me mesazhe urrejtjeje ndaj shqiptarëve në qytetin e Krushevcit ka shkaktuar reagime nga institucionet dhe opozita në Se...
Një opinion i fundit mbi Dhomat e Specializuara të Kosovës jep informata ekskluzive rreth historisë dhe mënyrës së krijimit, ...
Autoritetet e Kosovës njoftuan se më 30 qershor zhvilluan një operacion, në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare, duke...
Fermerët e Kosovës të qumështit kanë protestuar pranë Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur pakënaqë...
Autoritetet e Kosovës njoftuan se më 30 qershor zhvilluan një operacion, në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare, du...
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se ka arrestuar një person në pikëkalimin kufitar të Mutivodës &ndas...
MAQEDONI E VERIUT- Administrata Doganore Shqiptare dhe Administrata Doganore e Maqedonisë së Veriut po forcojnë bashkëpunimin dypal&eum...
Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pë...