KOSOVA

Miliona euro të hedhura për zgjedhjet në Kosovë, transparencë minimale nga raportet financiare të subjekteve politike

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Tetor 2025, 10:53

Miliona euro të hedhura për zgjedhjet në Kosovë,

Gati katër milionë euro u shpenzuan nga 28 subjekte politike gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit për Kuvendin e Kosovës.

Vetëm pesë partitë kryesore - Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës/Nisma dhe Lista Serbe - shpenzuan rreth 3.6 milionë euro, sipas të dhënave që publikoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ligji kërkon që partitë t’i dorëzojnë raportet financiare brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve.

Miliona euro të hedhura për zgjedhjet në Kosovë,

Më 12 tetor u mbajtën edhe zgjedhjet lokale, ndërsa rundi i dytë i tyre do të mbahet më 9 nëntor. Të dhënat për këto fushata do të publikohen më vonë, por në zgjedhjet e kaluara lokale, më 2021, pesë partitë kryesore shpenzuan rreth 1.3 milion euro.

Përfaqësues të shoqërisë civile paralajmërojnë se shumat reale të shpenzuara mund të jenë shumë më të larta, duke i tejkaluar ato të raportuara në KQZ.

Kjo edhe rrit shqetësimin për mungesën e transparencës dhe kontrollit mbi paratë e qytetarëve.

Mexhide Demolli, drejtoreshë ekzekutive e Lëvizjes FOL - organizatë që promovon llogaridhënien në institucionet publike - thotë se partitë politike në Kosovë vazhdojnë të jenë jotransparente në raportimin e mjeteve të shpenzuara gjatë fushatave zgjedhore.

Sipas saj, është absurde që në raportet financiare të disa prej partive më të mëdha, të hyrat e deklaruara të jenë dukshëm më të ulëta se shpenzimet për periudhën përkatëse.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 16 gushti 2024 deri më 9 shkurt 2025, LVV ka deklaruar të hyra mbi 1.1 milion euro, PDK-ja mbi 559 mijë euro, LDK-ja mbi 94 mijë euro dhe AAK-ja mbi 18 mijë euro.

“Fatkeqësisht, ende mungon një mekanizëm i qartë dhe efektiv për monitorimin e shpenzimeve gjatë fushatës. Kjo është një nga problematikat kryesore që duhet të adresohet urgjentisht nga KQZ-ja”, thotë Demolli, duke shtuar se vetëm një sistem transparent do të siguronte raportime reale, e jo “sipas dëshirës” së partive.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk iu përgjigj interesimit të Radios Evropa e Lirë se a ka ndonjë mekanizëm për monitorimin e shpenzimeve të partive gjatë fushatave zgjedhore.

Miliona euro të hedhura për zgjedhjet në Kosovë,

Profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj, e konsideron procesin e deklarimit të shpenzimeve nga partitë politike si një hap pozitiv drejt transparencës financiare.

Megjithatë, ai shpreh dyshime serioze për saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave të raportuara.

Sipas Ramosajt, kostoja e fushatave zgjedhore është rritur ndjeshëm vitet e fundit, kryesisht për shkak të përdorimit të gjerë të rrjeteve sociale dhe zhvillimit të marketingut politik.

Sa kanë të drejtë të shpenzojnë dhe nga i sigurojnë mjetet?
Sipas ligjit në fuqi, subjektet politike në Kosovë mund të shpenzojnë deri në mbi dy milionë euro gjatë një fushate zgjedhore, ose jo më pak se një euro për çdo votues të regjistruar.

Ky kufi është përcaktuar me Rregulloren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e miratuar në gusht të vitit të kaluar.

Në zgjedhjet e mëparshme, ky prag ishte 0.50 centë për votues - çka tregon një rritje të konsiderueshme të kufirit ligjor të shpenzimeve.

Partitë politike financohen nga dy burime kryesore: nga buxheti i shtetit dhe nga donatorët e jashtëm.

Financimi publik sigurohet çdo vit përmes Programit për Mbështetjen e Subjekteve Politike, i cili mbulon një pjesë të shpenzimeve të tyre operative dhe elektorale.

Miliona euro të hedhura për zgjedhjet në Kosovë,

Institucionet ende të bllokuara
Edhe më shumë se tetë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, institucionet e reja të Kosovës nuk janë ende plotësisht funksionale, për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

Derisa bisedimet për formimin e Qeverisë vazhdojnë të zvarriten, në skenë janë shfaqur diskutime edhe për një palë zgjedhje të parakohshme - çka e bën edhe më shqetësuese koston e fushatave.

“Janë shpenzime të tepërta. Partitë parlamentare marrin mjete nga buxheti i shtetit, nga donacionet dhe kontributet e qytetarëve e bizneseve, por vendi ende nuk ka qeveri funksionale. Madje, nuk dihet ende se sa është shpenzuar në zgjedhjet lokale, e ne mund të përballemi sërish me zgjedhje të parakohshme”, thotë Demolli për Radion Evropa e Lirë.

Ajo dhe Ramosaj vlerësojnë se partitë kanë shpenzuar shumicën e mjeteve të marra përmes Fondit të Qeverisë, ndërsa tani pritet të mbështeten gjithnjë e më shumë në donacione dhe kontribute private.

Por, problem mbetet transparenca.

Demolli thekson se donacionet që vijnë nga kompani publike, shpesh mbeten të padeklaruara - një praktikë që është vërejtur edhe në zgjedhjet e kaluara.

“Sapo marrin pushtetin - në nivel qendror apo lokal - këto kompani shpërblehen përmes tenderëve të ndryshëm”, thotë ajo, por nuk ofron ndonjë shembull konkret.

“Fatkeqësisht, kjo praktikë nuk po zhduket, por, përkundrazi, po përsoset mënyra se si jepen këto donacione dhe si fshihet publikimi i tyre”, shton ajo.

Edhe Ramosaj e sheh këtë si një rreth të mbyllur interesash politike dhe ekonomike.

Sipas tij, bizneset private rrallëherë japin mbështetje financiare pa llogaritur kthimin e investimit.

Asnjë donator, thotë ai, nuk jep mjete pa parë “koeficientin e kthimit” - sepse “kontributi i tyre nuk është dhuratë, por investim”.

Kjo shihet sidomos te partitë e vogla, që nuk kanë mundësi për kthimin e këtij “investimi”, thotë Ramosaj.

Miliona euro të hedhura për zgjedhjet në Kosovë,

“Kthimi i këtij investimi mund të manifestohet në forma të ndryshme - që nga ndikimi në propozimin e ligjeve që favorizojnë interesat e donatorëve e deri te përfitimet konkrete, si: lejet e ndërtimit, koncesionet apo projektet publike që u shkojnë për shtat atyre apo grupeve të caktuara ekonomike”, shpjegon Ramosaj.

Sipas rregullores së KQZ-së, partitë politike kanë të drejtë të pranojnë kontribute shtesë për fushatat zgjedhore nga persona fizikë dhe juridikë.

Personat fizikë mund të dhurojnë deri në 2.000 euro, ndërsa subjektet juridike deri në 10.000 euro.

Këto kontribute mund të jepen nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e mbajtjes së tyre.

Raportet e fundit të publikuara nga KQZ-ja tregojnë se shumica e donatorëve janë persona fizikë.

E, përtej miliona eurove që partitë politike shpenzojnë për fushatat elektorale, organizimi i zgjedhjeve përbën, gjithashtu, një kosto të lartë për shtetin.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbi 15.4 milionë euro janë ndarë nga buxheti i vitit 2025 për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe atyre lokale të 12 tetorit./REL

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan