Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
I dënuari për krime lufte në Kosovë, Nebojsha Pavkoviq, u varros më 22 tetor në Rrugën e Qytetarëve Meritorë në Beograd, me nderime të larta ushtarake.
Në varrim, përveç komandës së lartë ushtarake, morën pjesë ministrat e Qeverisë së Serbisë, përfaqësuesja e presidentit të Serbisë, disa të dënuar të Gjykatës së Hagës dhe veteranë të njësive ushtarake.
“Varrimi i Nebojsha Pavkoviqit në këtë vend përbën një mohimi të hapur të fakteve të vendosura nga gjykata dhe një përbuzje ndaj viktimave”, vlerësoi Fondi për të Drejtën Humanitare, një organizatë joqeveritare.
Pavkoviq, si komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, u dënua nga Tribunali i Hagës me 22 vjet burg për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999.
Ai e vuajti dënimin në një burg në Finlandë.
Me kërkesë të Qeverisë së Serbisë, Pavkoviq u lirua para kohe më 28 shtator, për shkak të shëndetit të tij të dobët.
Trajtimin, pastaj, e vazhdoi në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd.
Ai vdiq më 20 tetor në moshën 79-vjeçare.
Në varrezat ku ai u varros prehen trupat e burrështetasve, shkrimtarëve, poetëve, aktorëve dhe personaliteteve të tjera që kanë kontribuar për Serbinë.
Në këto varreza është i varrosur edhe kryeministri i parë i Serbisë demokratike, Zoran Gjingjiq.
“Ky është një ofendim edhe për të gjithë ata që më parë janë varrosur në këto varreza”, tha për Radion Evropa e Lirë, Aleksandar Popov nga Qendra joqeveritare për Rajonalizëm.
Kush mori pjesë në varrimin e të dënuarit për krime lufte në Kosovë?
Pavkoviq u varros me nderime ushtarake dhe në ceremoni mori pjesë edhe Garda e Ushtrisë së Serbisë.
Në ceremoninë mortore po ashtu ishin të pranishëm ministrat e Qeverisë serbe, Bratisllav Gashiq, Millica Gjurgjeviq Stamenkovski dhe Nikolla Sellakoviq.
Po ashtu, në varrim mori pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviq, ish-drejtori i shërbimit të inteligjencës, Aleksandar Vulin dhe presidenti i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Personat e Zhdukur, Vellko Odalloviq.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dërgoi një kurorë me lule përmes këshilltares së tij Suzana Paunoviq, ndërsa në varrim ishte i pranishëm djali i tij, Danillo.
“Duke i dhënë nderime shtetërore një krimineli të dënuar të luftës, me një imazh të rremë të ‘nderit, guximit dhe shërbimit për atdheun’, pushteti shton presion mbi ‘shoqërinë e kapur’ në Serbi, veçanërisht mbi të rinjtë, për të mbrojtur ‘heronjtë që mbrojtën popullin serb’”, theksoi themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq.
Në varrim morën pjesë edhe persona të tjerë që ishin dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte gjatë luftërave në vitet ’90, sikurse Vlladimir Llazareviq, Nikolla Shainoviq dhe Vesellin Shllivanqanin.
Në varrimin e Pavkoviqit ishte edhe ish-komandanti i Brigadës së 125-të të Motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë, Dragan Zhivanoviq, i cili nga autoritetet në Kosovë është i akuzuar për masakrën ndaj civilëve shqiptarë në Mejë dhe fshatrat përreth Gjakovës në luftën e vitit 1999.
“Këtu kriminelët konsiderohen heronj. Kjo është një përgatitje për të indoktrinuar brezat e ardhshëm, në mënyrë që e gjithë kjo mund të përsëritet sërish”, paralajmëroi Aleksandar Popov nga Qendra për Rajonalizëm.
Para varrimit, u mbajt një ceremoni përkujtimore, ku mori pjesë edhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, njëherësh kryenegociatori i Beogradit në dialogun për normalizimin e raporteve me Kosovën, Petar Petkoviq.
Për çfarë krimesh ishte dënuar Pavkoviq?
Nga viti 2000 deri më 2002, Pavkoviq kishte shërbyer si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave.
Më 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s në Republikën e atëhershme Federale të Jugosllavisë, ai ishte komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave.
Në vitin 2009 u shpall fajtor në Hagë për të gjitha akuzat që e ngarkonin: dëbime, zhvendosje të detyruara, vrasje dhe persekutime të civilëve shqiptarë nga Kosova, në gjysmën e parë të vitit 1999.
Vendimi i shkallës së parë u konfirmua në vitin 2014.
Në maj të vitit 2022, Mekanizmi Ndërkombëtar në Hagë e hodhi poshtë kërkesën e Pavkoviqit për lirim të parakohshëm, për shkak të “peshës së madhe të krimeve të tij” dhe “mungesës së rehabilitimit”.
Aktakuza kundër tij dhe gjeneralëve të tjerë u ngrit në fund të vitit 2003, dhe në vitin 2005 ai u ekstradua në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë.
Së bashku me të u dënuan edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, Dragolub Ojdaniq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës, Vlladimir Llazareviq, gjenerali i policisë, Sreten Llukiq, dhe ish-zëvendëskryeministri i Republikës Federale të Jugosllavisë, Nikolla Shainoviq. Pavkoviq dhe Llukiq u dënuan me nga 22 vjet burg secili, ndërsa Ojdaniq dhe Llukiq me nga 15 vjet secili. /Rel/
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të intensifikojnë dialogun për normalizimin ...
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në sesionin e parë të punimeve të Sa...
Britania ka sanksionuar ato që i ka quajtur banda kriminale nga Ballkani Perëndimor, përfshirë një në Kosovë, të cilat d...
Policia e Kosovës kohët e fundit po vazhdon me aksione të njëpasnjëshme kundër drogës. Në aksionin më të fund...
Partneriteti i Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar është thelbësor për mbrojtjen e Kosovës nga kërcënimet e luf...
Zëvendës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e fletëvotimeve në 16 kutitë e votimit nga komunat e ndryshme. Ve...
Prokuroria Themelore në Ferizaj, departamenti për të mitur, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për një të...
Britania ka sanksionuar ato që i ka quajtur banda kriminale nga Ballkani Perëndimor, përfshirë një në Kosovë, të cilat...
Faik Kadriu, ish-arsimtar i Gjuhës Angleze në shkollën fillore të mesme të ulët “Andon Zako Çajupi” në V...