
Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar me forcë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë për të mos e certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Veçanërisht e ashpër në reagimin e saj ka qenë Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, e cila shkroi në Facebook se përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe “janë dritëshkurtra dhe përçarëse”.
“Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rinisjen e dialogut tonë strategjik për avancimin e mundësive për bizneset amerikane dhe kosovare”, thuhet në postim. Zyra e Bashkimit Europian në Prishtinë reagoi dhe ajo me një mesazh të fortë, ku nënvizon se “politizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera politike është i dëmshëm për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës”.
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha po ashtu se ndihet “i shqetësuar” për përpjekjen e fundit nga aktorët politikë për të mos e lejuar Listën Serbe të marrë pjesë në proceset zgjedhore. “Veprime të tilla rrezikojnë të minojnë reputacionin e fituar me vështirësi të Kosovës si një demokraci shumetnike dhe të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët e saj të ngushtë”, shkroi Hargreaves në Facebook.
Gjatë një mbledhjeje të martën pasdite, anëtarët e KQZ-së nuk e certifikuan Listën Serbe, e cila është partia më e madhe e serbëve të Kosovës, dhe, njëkohësisht, është e vetmja që e gëzon mbështetjen e Beogradit.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
3 Dhjetor13:51
Pas më shumë se një jave në protestë, rikthehet transporti publik në Kosovë
Autobusët e transportit publik e rifilluan punën të mërkurën në mëngjes në Prishtinë, më shumë se nj&eu...
KOSOVA
3 Dhjetor07:45
Kosova voton më 28 dhjetor: KQZ ende s’ka para, shteti pa buxhet të miratuar
Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor, por pa buxhet të miratuar dhe pa mjete për organizimin e tyre.
Qe...
KOSOVA
2 Dhjetor20:36
KQZ-ja nuk e certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kos...
KOSOVA
2 Dhjetor18:02
Pjesë e një grupi të organizuar kriminal, arrestohet suedezi në Kosovë. I gjendet një “thes” me para dhe orë Rolex
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar një shtetas suedez i cili ishte në kërkim ndërko...
KOSOVA
2 Dhjetor17:22
Rutte: Serbia të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka thënë se presin nga Serbia që përgjegjësit për sulmin terrorist në...
KOSOVA
2 Dhjetor11:44
81-vjetori i lindjes së Rugovës/ Vjosa Osmani: Trashëgimia e tij, testament për paqen, për shtetin sovran e të integruar
Në 81-vjetorin e lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar veprën e tij, duke thënë se ai ishte ...
KOSOVA
2 Dhjetor10:16
Sot, përvjetori i lindjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova
Shqiptarët përkujtojnë sot në përvjetorin e lindjes ish-presidentin e parë të Kosovës dhe intelektualin e klasit t&eum...
KOSOVA
2 Dhjetor09:41
KFOR patrullon me ushtarët në kufi: Do t’i vazhdojmë ditën dhe natën
KFOR ka publikuar fotografi nga patrullimet e ushtarëve, teksa ka thënë se të njëjtit do të vazhdojnë patrullimet e tyre t&...
KOSOVA
1 Dhjetor17:32
I arratisen policisë por jo qenve, pranga grupit të hajdutëve profesionistë shqiptarë në Zvicër
Policia kantonale e Cyrihut arrestoi katër hajdutë në flagrancë natën e së hënës (1.12.2025) si pjesë e një ak...
KOSOVA
1 Dhjetor17:27
Joseph: Serbia është “Moskva” e Rusisë në Ballkan
Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA dhe ekspert i menaxhimit të konflikteve, ka thënë se anëta...