Të shtunën u mbushën dy vjet nga vrasja tronditëse e Liridona Ademajt, ngjarje që goditi gjithë opinionin publik.
jo u vra para syve të fëmijëve të saj, në natën e errët të 29 nëntorit 2023, një krim që vazhdon të lërë plagë të hapura në familjen Ademaj.
Për këtë vrasje të rëndë, në bankën e të akuzuarve qëndrojnë ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën. Familja Ademaj ka qenë e prerë në kërkesën e saj: burgim të përjetshëm për të tre.
Dokumenti i Forenzikës Psikiatrike zbulon se krimi nuk ishte i rastit, përkundrazi, ishte planifikuar me kujdes makabër, njofton Klankosova.tv.
Sipas dëshmisë së Granit Plavës, del qartë se vetë Naim Murseli e kishte përgatitur armën me 5 fishekë, duke e kthyer natën e 29 nëntorit në një skenë të paramenduar.
“Dy ditë më herët, nëpërmjet Kushtrimit, unë u pata taku me Naimin, patëm dalë natën edhe patëm pi. Ditën kritike unë u zgjova në mëngjes, edhe Naimi kah ora 9:30 – 10:00 ka ardhë më ka marrë edhe jena nis për në Prishtinë. Ai ka ec përpara me kerr, unë përmas. Jemi ndal të pompa … edhe aty ma ka lonë allatin e 5 fishekë në shanzher dhe 15 fishekë të tjera. Tani jemi nis për në Prishtinë, ndërkohë ma ka qitë ni kafe edhe mu më ka ardhë qajo energjia madhe”, ka thënë Granit Plava në dëshminë e tij.
“E kom përcjellë ato deri te shpija e vet edhe e kena pa venin, tani une kom dalë në rrugë e kom njek përmas Naimin, se ai ka pasë mi marrë grunë edhe fmin edhe me dalë në darkë. Une gjithë jom konë përmas, po mas tina u shku teposhtë ka pas ni aksident të trafikut, une i rashë ni rrugës tjetër se u tuta që po më nxen policia e kisha pi marihuanë. Ma ka shkru Naimi edhe ma ka vet ku je, tani ma ka qu lokacionin me ka prit te shitorja, une tani e kom nxon rrugës”.
Akoma më i rëndë bëhet i gjithë rasti kur, sipas kësaj dëshmie tronditëse, zbulohet se në momentet vendimtare Naimi i kishte thënë Granitit: “gjuj, gjuj”.
“Kur kemi mri te kafja në Graçanicë ai ka hi me familjen e vet, une kom nejt aty në kafe edhe i pritsha instruksionet, tani me ka shkru Naimi me ka thanë ‘po qohmi?’. Kur kanë dalë prej kafes une jom kan mas tyne, kom mri, jena mri te veni ngat shpise së Naimit, une e kom kan kerrin, edhe kur ai u nal i kom dalë përpara, ate e kan qel xhamin pak edhe kom unë e kom qellu në drejtim të asaj grusë. Naimi thojke “gjuj gjuj” po une u nisa drejt teposhtë edhe me kerr kom mri në shpi. Mas nja ni ore kom mri në shpi kom ra kom flejt, të nesërmen kom marrë vesh që ajo ka dek. Mas dy ditëve ka ardhë policia edhe më kanë arrestu”, kishte thënë Plava.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
30 Nëntor14:18
Serbia arreston dhe më pas liron një ish-polic të Kosovës. Prishtina dënon vendimet e autoriteteve serbe
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar se mëngjesin e 30 nëntorit, autoritetet e Serbisë kanë arrestuar dh...
KOSOVA
30 Nëntor14:12
Si ndryshimet në botë mund t'i sjellin njohje të reja Kosovës
Në skenën globale, Kosova ende kërkon të afirmojë vendin e saj. Edhe pas gati 18 vjetësh pavarësi, shumë shtete të ...
KOSOVA
30 Nëntor09:11
I fejuari godet me thikë të renë
Një tentim vrasje ka ndodhur në Fushë Kosovë. I fejuari ka tentuar të vrarë të fejuarën e tij.
Policia në raportin...
KOSOVA
30 Nëntor08:52
Kalimi në semafor shkakton të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Fushë Kosovë, ku një person është plagosur me armë zjarri.
...
KOSOVA
29 Nëntor22:26
Plagoset me armë zjarri një person në Fushë Kosovë
Një person është plagosur nga arma e zjarrit pasditen e së shtunës në Fushë-Kosovë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur...
KOSOVA
29 Nëntor21:40
Dëshmia e Granit Plavës: Naimi më thojke ‘gjuj gjuj’, m’i jepi 20 fishekë dhe armën
Sot janë bërë dy vjet nga vrasja e Liridona Ademajt. Sipas Klanit Plava gjatë dëshmisë së tij e ka përshkruar momentin...
KOSOVA
29 Nëntor16:22
Sot dy vite nga vrasja e Liridona Ademajt, i vëllai: Do luftojmë deri në frymën e fundit për drejtësi
Sot shënohet dy vjetori i vrasjes tragjike të Liridona Ademajt, në sytë e dy djemve të mitur, krim i cili u shoqërua me shum&eum...
KOSOVA
29 Nëntor10:57
Vrasja u porosit nga Naim Murseli! Vëllai i Liridonës: Do të kërkojmë drejtësi për ty motër deri në frymën e fundit
Sot bëhen dy vjet nga vrasja tragjike e Liridona Ademajt në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Më 29 nëntor 2023, Liridona...
KOSOVA
28 Nëntor20:39
Festat e Nëntorit ndezin atmosferën edhe në Prizren, kamerierët shërbejnë me plis në kokë
28-29 Nëntori dy festat më të rëndësishme për Shqipërinë kanë krijuar atmosferë festive edhe në Kosov&e...
KOSOVA
28 Nëntor20:03
Kosovë/ Mosmiratimi i buxhetit rrezikon mirëqenien sociale
Mbajtja e tri palë zgjedhjeve brenda vitit në Kosovë, kriza politike që e përshkoi vendin që nga fillimi i vitit, mosk...