Çarja e tubacionit të ujit, UKT njofton kufizime në disa zona të Tiranës
Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka reaguar në lidhje me çarjen e tubacionit të ujit mëngjesin e kësaj të enjte n&e...
Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka reaguar në lidhje me çarjen e tubacionit të ujit mëngjesin e kësaj të enjte n&e...
Në ditën më të nxehtë të vitit, Tirana u rrethua nga zjarret. Nga Dajti, ku flakët u shfaqën pranë fabrikës ...
Situata e zjarreve në Krujë vijon të jetë alarmante, ndërsa flakët janë afruar pranë banesave dhe rrezikojnë drej...
Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Vodicë në Poliçan, në vendin e quajtur “Çesma e Thatë...
Një situatë e vështirë me zjarret vijon në rrethin e Mallakastrës, ku dhjetëra efektivë zjarrfikës dhe punonj&eum...
Për gazetaren e Top Channel, Rudina Muça, Gjoni shprehet situata ka qenë e vështirë për shkak të terrenit dhe kushteve at...
Situata me zjarrin në Priskën e Madhe vijon të jetë problematike, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe...
Emri i ish-futbollistit Igli Tare del për të dytën herë në dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Pas marrjes nën hetim...
Kryetari i PD në Krujë, Aulon Kalaja, ka ngritur alarmin mbi situatën e rënduar nga zjarret, që prej gjashtë ditësh vijojn&...
Banorët e Rrugës Ali Asllani, në zonën Kodër Kamëz (Njësia Bashkiake 11), kanë denoncuar pranë redaksisë s&e...

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vazhduar të enjten me aksionet e saj në shenjë kundërshtimi ndaj moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, mes të cilave ka dorëzuar edhe zyrtarisht një kërkesë për thirrjen e seancës konstituive nesër, e premte.
Aksionet filluan me qëndrimin e disa deputetëve të saj para ndërtesës së Qeverisë, ku akuzuan kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, se po “uzurpon” institucionin dhe kërkuan që ai të kthehet në Kuvend, deputetët e PDK-së u zhvendosën më vonë në objektin e Kuvendit.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tha se institucionet e Kosovës janë “marrë peng” nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Nuk jemi ne këtu me bë puq! Ne jemi këtu me i thënë Albin Kurtit ‘eja në Kuvend, shumicën e ke, ndërroje qeverinë dhe ecim tutje'”, tha ajo.
Aksionet e PDK-së janë pjesë e presionit që kjo parti, bashkë me Aleancën, po ushtron për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit dhe përfundimin e procesit të themelimit të legjislaturës së re.
Kosova mbetet pa Kuvend të konstituuar pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Rezultatet e këtyre zgjedhjeve u certifikuan më 8 korrik, ndërsa afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përfundoi më 7 gusht.
Seanca konstituive ishte caktuar të niste më 6 gusht. Megjithatë, procesi u ndërpre pasi Kurti, në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoi kohë shtesë për diskutime me partitë politike lidhur me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.
Kurti argumentoi se konstituimi i Kuvendit pa një marrëveshje paraprake për presidentin do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të tjera të parakohshme.
Një ditë më parë, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se kjo parti beson që afati për konstituim përfundon 30 ditë nga nisja e seancës.
PDK-ja dhe AAK-ja, në anën tjetër, kanë insistuar që Kuvendi të konstituohet dhe seanca të vazhdojë, duke e kundërshtuar kushtëzimin e këtij procesi me arritjen e një marrëveshjeje politike për presidentin.
Edhe pse afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përfundoi më 7 gusht, seanca konstituive vazhdon të mbetet e hapur.
Më 8 gusht, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë drejt Kurtit gjatë seancës, pas së cilës kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu atë. Incidenti ishte pjesë e tensioneve të shtuara mes deputetëve të opozitës dhe Vetëvendosjes.
Në ditët në vijim, përplasjet politike u zhvendosën sërish në Kuvend.
Tensionet u përshkallëzuan gjatë zhvillimeve në Kuvend, me përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe Vetëvendosjes. Në një prej incidenteve, deputetët e PDK-së i hodhën ujë deputetes së Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ndërsa pati edhe përplasje fizike mes deputetëve.
Në qendër të përplasjes është kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, deputet i Vetëvendosjes, i cili po e drejton seancën në cilësinë e deputetit më të vjetër.
PDK-ja dhe AAK-ja kërkojnë që Dehari ta thërrasë dhe ta vazhdojë seancën, ndërsa Vetëvendosje ka kërkuar paraprakisht një marrëveshje politike mes partive.
PDK-ja pretendon se nuk ka arsye që konstituimi i Kuvendit të kushtëzohet me marrëveshjen për presidentin dhe se zgjidhja e krizës duhet të kërkohet brenda institucioneve.
Ndërkohë, kriza aktuale është vazhdim i një periudhe më të gjatë të paqëndrueshmërisë institucionale në Kosovë. Pas zgjedhjeve të mëparshme dhe krizës rreth zgjedhjes së presidentit, Kuvendi u shpërnda dhe vendi shkoi në zgjedhje të reja më 7 qershor.
Tash, edhe pas zgjedhjeve të reja, Kuvendi ende nuk është konstituuar, ndërsa partitë politike nuk kanë arritur marrëveshje për mënyrën e daljes nga ngërçi.
PDK-ja, ndërkohë, ka paralajmëruar vazhdimin e aksioneve për ta shtyrë përpara procesin e konstituimit. /REL
Të shtëna me armë janë raportuar në mesnatë në një dasmë që po mbahej në restorantin “M-Event&rdquo...
Policia ka arrestuar mërgimtarin Skënder Llugiqi, cili nga Kuvendi i Kosovës gjatë të mërkurës ka bërë thirrje p&eu...
Raportohet se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar ftesa të reja për takim kryetarëve të partive politike. Sipa...
Vizita e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Serbi javën e kaluar shkaktoi një sërë reagimesh të ashpra në mbarë...
NATO ka njoftuar se misioni i saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë së tij në terr...
Një qytetar gjatë tensioneve në Kuvendin e Kosovës ka shpalosur një pankartë me mbishkrimin 'Kurti n'burg'. Kjo pankartë ka ...
Kreu i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash u takua me drejtues të Listës Serbe, pas kundërshtimeve të kësaj partie ndaj tërheqjes...
Rreth 17 kilometra larg qytetit të Zubin Potokut, në një zonë malore po vazhdojnë gërmimet nën dyshimet për varrez&eum...
Salla e seancave plenare në Kuvendin e Kosovës është përfshirë nga tensione të forta gjatë aktivitetit të p...
Donika Gërvalla, deputete e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministre në detyrë e Drejtësisë, ka hyr&eu...