Ahmetaj: Fëmija i kreut të organizatës ka marrë para nga Eco Parku, ka firmosur vetë Rama
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervist...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Lista e përbashkët e partive opozitare serbe në Kosovë, “Bashkë fitojmë” është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikojë për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
KQZ tha se lista nuk ka përmbushur kriterin ligjor për numrin e nevojshëm të nënshkrimeve, duke shtyrë nismën që të ankohet në Panelin për Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.
Në listën e “Bashkë fitojnë” janë kandidatë nga gjashtë subjekteve politike opozitare serbe në Kosovë: Lëvizja Popullore Serbe, Aleanca e Kosovës, Fytyra e Re dhe Demokracia Serbe, si dhe iniciativat qytetare Veriu për të Gjithë dhe Rrënjët.
Nga kjo listë thanë më 15 maj se kanë dorëzuar ankesën në PZAP, duke e vlerësuar vendimin e KQZ-së si “të paprecedent”, pasi sipas tyre, si arsye për refuzim për pjesëmarrje në zgjedhje është përmendur fakti që pranë disa emrave nuk ishin shënuar numrat e telefonit të nënshkruesve.
Në njoftim u tha se nisma ka dorëzuar rreth 1.400 nënshkrime, që është më shumë se kriteri ligjor i kërkuar.
“Në interes të demokracisë dhe të drejtës së qytetarëve për të zgjedhur”, lista “Bashkë fitojmë” pret që t’i miratohet kërkesa për pjesëmarrje në zgjedhje, u tha në njoftim.
“Kjo nuk është vetëm beteja jonë. Kjo është betejë për të drejtën e popullit tonë që të ketë përfaqësim autentik dhe të lirë, pa tutorë, pa ndërmjetës të imponuar dhe pa afate nate të menduara që të mos mund të përmbushen”, u tha në njoftim.
Më herët, Ivan Vuçkoviq, nga nisma qytetare Rrënjët, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se se një pjesë e opozitës serbe është bashkuar për të treguar se ekziston “një zë tjetër politik”, i pavarur nga politika zyrtare e Prishtinës dhe Beogradit.
Ai po ashtu ka thënë se synimi ishte që pjesëtarëve të komunitetit serb t’u ofrohet “një perceptim ndryshe i rrethanave politike”, si dhe të jenë “zëri i tyre autentik” dhe alternativë reale ndaj Listës Serbe dhe Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të Nenad Rashiqit.
Ndryshe, Lista Serbe që nga themelimi i saj vepron me mbështetjen e Beogradit, ndërkaq Nenad Rashiq shihet si partner i Qeverisë së Albin Kurti, në të cilën ai në dy mandate ka qenë ministër për Komunitete dhe Kthim. Këto dy parti janë certifikuar për pjesëmarrjen në votimet e qershorit.
Për shkak të nënshkrimeve të pavlefshme, KQZ-ja nuk e ka certifikuar as partinë politike SDA – Partia e Veprimit Demokratik, që përfaqëson komunitetin boshnjak në Kosovë.
Më herët, Lista Serbe tri herë nuk ishte certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje pas kundërshtimeve të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, të cilët kishin votuar kundër, duke hasur në kritika nga faktori ndërkombëtar. Por, më pas këto vendime ishin hedhur poshtë nga PZAP-i.
Për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të 7 qershorit janë certifikuar tri koalicione, 17 parti politike dhe një kandidat i pavarur.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po mbahen pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta zgjedhë presidentin e ri brenda afateve kushtetuese.
Partitë politike nuk arritën konsensus rreth zgjedhjes së presidentit pasi Vjosa Osmanit i përfundoi mandati pesëvjeçar në fillim të prillit.
Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare në 18 muajt e fundit në Kosovë, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt dhe dhjetor të vitit 2025. /rel
Në 18 maj studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, do të dalin sërish në protestë për të kë...
Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 11 vite burg dhe 6 mijë euro gjobë një edukatore e cila dhunonte fëmij&eu...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka mbërritur në Kosovë të premten, ku pritet të takohet me udh&eu...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se demokracia në Kosovë po përballet me sfida serioze, duke kritikuar polarizimi...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Prishtinë. Mësohet se një person...
Valon Preteni, nga Prokuroria e Mitrovicës, ka deklaruar se janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe të dyshuar në lidhje me rastin...
Tetëmbëdhjetë minatorët, që ishin ngujuar për disa orë në minierën e Stantërgut kanë dalë nga minier...
Hysni Mehani, zv ministër i Financave në Kosovë dhe njëherësh kryetari i Vetëvendosjes në Skëndëraj është...
Gjatë një seance dëgjimore për Punët e Jashtme, kongresmeni Keith Self mbajti dy deklarata të fuqishme gjatë një seance ...
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se raportet mes partisë në pushtet dhe ish-presidentes Vjosa Osmani k...