Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Deklarimet e fundit nga ana e ministrit të Jashtëm serb për lobim kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, po vlerësohen nga ekspertët e politikës si propagandë për konsum të brendshëm politik. Politologët theksojnë se çnjohja nuk ekziston si akt diplomatik dhe këto deklarime synojnë vetëm të fuqizojnë retorikën politike brenda Serbisë.
Analistët politikë në Kosovë kanë komentuar deklarimet e ministrit të Jashtëm serb, Marko Gjuriq, lidhur me lobimin kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se këto veprime janë kryesisht propagandë dhe për konsum politik brenda Serbisë. Politologu Melazim Koci tha për Radio Kosovën se çnjohja nuk ekziston si akt diplomatik në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe nuk është befasi që Serbia po intensifikon veprimet në arenën ndërkombëtare.
“Ato do të intensifikohen sidomos nëse qeveria në Beograd nuk arrin të mposhtë lëvizjen studentore. Serbia po shkel marrëveshjen franko-gjermane, të cilën e ka hedhur poshtë përmes një letre zyrtare, dhe BE-ja nuk ka reaguar në mënyrë sanksionuese. Megjithatë, kjo është më shumë propagandë për konsum të brendshëm, sepse çnjohja si akt diplomatik nuk njihet në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ka thënë Koci. Analisti Albinot Maloku kujtoi se marrëveshjet e arritura nga viti 2011 e këtej obligojnë Serbinë që të mos lobojë kundër Kosovës.
“Edhe pse çnjohja nuk njihet si akt në të drejtën ndërkombëtare, ajo përdoret për konsum politik. Ka shkelje të marrëveshjeve nga ana e Serbisë, prandaj Kosova duhet të angazhohet maksimalisht me BE-në për të gjetur mekanizma që tregojnë qartë se kush është pala shkelëse”, ka deklaruar Maloku. Ndërsa, profesori universitar, Dritëro Arifi, shtoi se Serbia punon pandërprerë për ta dëmtuar Kosovën në arenën ndërkombëtare, por këto veprime nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë.
“Në këtë kohë kur do të duhej të kishim marrëdhënie të mira me SHBA –në dhe BE-në, ne po tallemi dhe këto janë pasojat që na presin” , ka thënë Arifi për Radio Kosovën. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se Serbia prej vitesh punon për të ndryshuar qëndrimin e një pjese të komunitetit ndërkombëtar ndaj Kosovës dhe ka përgatitur “befasi të tjera” lidhur me fushatën për çnjohje, raporton “RTK”.
Sipas Marrëveshjes për Normalizim të nënshkruar në Bruksel, Serbia është zotuar të mos kundërshtojë dhe të mos lobojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Qytetarët e Kosovës përballen me mungesën e sigurimeve shëndetësore funksionale, duke u detyruar që t'i mbulojnë vet&eum...