Polici humbi jetën në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore. Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Qytetarët e Kosovës përballen me mungesën e sigurimeve shëndetësore funksionale, duke u detyruar që t'i mbulojnë vetë shpenzimet.
Ligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, i miratuar më 2024, është bllokuar në Gjykatën Kushtetuese.
Kur kulmi i një shtëpie që digjej i ra mbi trup, zjarrfikësi Afrim Gashi nuk mendoi vetëm për dhimbjen dhe shërimin.
Mendja i shkoi edhe te shpenzimet: “A do të mund të paguaj? A do të shkoj në spital privat apo shtetëror? A janë barnat shumë të shtrenjta...”.
Për 23 vjet sa është në shërbim, ai thotë se është lënduar disa herë dhe se gjithmonë i ka mbuluar shpenzimet vetë - nga kursimet personale.
Ky nuk është vetëm fati i këtij zjarrfikësi nga Prishtina.
Të gjithë kolegët e tij, ashtu si edhe policët dhe qytetarët e tjerë të Kosovës, mbeten pa sigurim shëndetësor funksional, pavarësisht se Ligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor u miratua nga Kuvendi i Kosovës më 5 dhjetor, 2024.
Ngarkesë e madhe, rrezik i vazhdueshëm
Brigada e zjarrfikësve në Prishtinë - pjesëtar i së cilës është edhe Gashi - vetëm në tre muajt e fundit është detyruar të ndërhyjë deri në 30 raste brenda një dite.
Përveç kryeqytetit, ata kanë shkuar edhe në fshatrat përreth, por shpesh edhe në komuna të tjera, si: Podujeva, Obiliqi, Istogu e Graçanica.
Ndërhyrjet e rrezikshme shpesh përfundojnë me lëndime, thotë Gashi për Radion Evropa e Lirë.
“Krahas dhimbjes e problemeve që vijnë me lëndimet, neve na rri mendja edhe te shpenzimet. Dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në xhepin tonë”, shprehet 45-vjeçari.
Ligji i bllokuar në Gjykatën Kushtetuese
Edhe pse Kuvendi e miratoi Ligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, ai nuk ka hyrë ende në fuqi.
Partia Demokratike e Kosovës e kontestoi në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se ka pasur shkelje procedurale.
E kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Kushtetuesja konfirmoi vetëm se ka pranuar kërkesën më 13 dhjetor të vitit 2024, por ende - as pas nëntë muajsh - nuk ka marrë vendim.
Në Ministrinë në detyrë të Shëndetësisë thonë se janë në pritje të aktgjykimit, por, ndërkohë, edhe duke punuar në drejtim të zbatimit të ligjit.
“Në funksion të krijimit të parakushteve për funksionalizimin e plotë të sigurimeve shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë ka formuar grupet punuese për hartimin e dokumenteve strategjike - të domosdoshme për zbatimin e ligjit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Media të Ministrisë së Shëndetësisë, dërguar Radios Evropa e Lirë.
Shërbimet në institucionet publike shëndetësore në Kosovë ofrohen pa pagesë vetëm për kategori të caktuara, si fëmijët, pensionistët apo rastet sociale, ndërsa për të tjerët vlen bashkëpagesa për kujdes shëndetësor.
Shuma e saj varion - nga 1 deri në qindra euro - varësisht nga shërbimi që merr pacienti.
Për ato trajtime që nuk realizohen në institucionet publike, përgjegjësinë e mbulimit të kostove e ka Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, i cili menaxhohet nga Ministria e Shëndetësisë.
Vitin e kaluar, ky fond kishte 12 milionë euro, prej të cilave 99% u shpenzuan.
Por procedurat burokratike, derisa pacientët t’i marrin mjetet e nevojshme, zgjasin me javë të tëra, e nganjëherë edhe muaj.
Ndaj, shumë qytetarë - përfshirë edhe zjarrfikësin Afrim Gashi - detyrohen t’i përballojnë vetë shpenzimet - qoftë në spitale private, qoftë jashtë shtetit.
Sigurime shëndetësore kanë vetëm ata që i marrin nga kompanitë private.
Saga e sigurimeve shëndetësore
Historia e sigurimeve shëndetësore në Kosovë është e gjatë dhe e komplikuar.
Ligji i parë u miratua që në vitin 2007, por kurrë nuk hyri në fuqi, pasi shefi i atëhershëm i Misionit të Kombeve të Bashkuara nuk e nënshkroi.
Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, qeveritë e Kosovës e tërhoqën ligjin, duke u justifikuar me pasojat buxhetore që do t’i kishte zbatimi i tij.
Më 2014, Kuvendi miratoi një ligj të ri.
Zbatimit të tij do të duhej t’i paraprinte një periudhë prej gjashtë muajsh për mbledhjen e fondeve, e cila do të niste nga 1 korriku i vitit 2017.
Qeveria kishte ndarë 17 milionë euro për këtë qëllim, por këto mjete u ridestinuan më pas për pagesat e pensioneve të veteranëve të luftës.
Deri vitin e kaluar, kur u miratua ligji i ri për sigurime shëndetësore, nuk kishte ndonjë hap tjetër sa i përket kësaj mase.
Profesori i politikave shëndetësore, Liridon Bllaca, e sheh moszbatimin e ligjit si tregues të mungesës së përgatitjes institucionale.
“Implementimi i sigurimit shëndetësor kërkon infrastrukturë të qartë, mekanizma për mbledhjen e kontributeve, administrim të drejtë të fondeve dhe një strategji të mirë për përfshirjen e të gjithë qytetarëve - pra edhe të atyre që punojnë në sektorin joformal. Me aq sa di unë, Qeveria nuk ka ndërmarrë hapa në këto drejtime. Kam frikë se edhe nëse nis, implementimi do të sjellë shumë probleme”, thotë Bllaca për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se në mungesë të sigurimeve shëndetësore, qytetarët paguajnë shpesh nga xhepi, e disa “heqin dorë krejtësisht nga trajtimi mjekësor”.
Bujar Vitija, kryeredaktor i gazetës “Shneta” që raporton për sektorin e shëndetësisë në Kosovë, thotë se situata është pasojë e mungesës së vullnetit politik.
“Ligji ekziston që nga viti 2014, por asnjë qeveri nuk e ka zbatuar. Problem nuk ka qenë ligji, por mungesa e vullnetit për ta bërë realitet. Jemi vendi i vetëm në Evropë pa sigurime shëndetësore”, thotë Vitija për Radion Evropa e Lirë.
Për Besim Kodrën, nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve, problemi është edhe më i thellë.
Institucionet shëndetësore, sipas tij, shpesh nuk i plotësojnë kushtet për shërbime, ndërsa Fondi i Sigurimeve nuk ka kapacitet profesional për ta menaxhuar procesin.
Ai punon me staf të limituar prej rreth 50 punëtorësh, ndërsa do të duheshin rreth 400 syresh.
“Në një situatë të tillë, në vend që t’u jepet siguri qytetarëve, ekziston rreziku i falimentimit të vetë fondit”, thotë Kodra.
Ligji i kontestuar parashikon që punëdhënësit dhe punëtorët të paguajnë nga 3.5 për qind të pagës bruto - gjithsej 7 për qind - por mbetet e paqartë se kur dhe si do të fillojë mbledhja e këtyre kontributeve.
Partitë politike, në çdo fushatë zgjedhore, premtojnë sigurime shëndetësore, duke dhënë afate që kurrë nuk mbahen.
“Një sigurim i tillë do të na kishte ndihmuar shumë”, thotë Gashi, i cili bashkë me shumë kolegë të reagimit të shpejtë rrezikojnë veten për të shpëtuar të tjerët./REL