KOSOVA

SHBA i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projekteve amerikane të gazit në Ballkan

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Qershor 2026, 11:50

SHBA i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projekteve amerikane

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Anu Prattipati, ka bërë thirrje që Kosova t’u bashkohet projekteve amerikane të gazit natyror në Ballkan.

Në një opinion të shkruar të enjten për mediat në Kosovë kushtuar sigurisë energjetike, ajo konstaton se vendi po përballet me varësi në rritje nga importi i energjisë elektrike dhe Kosova nuk po arrin të përmbushë kërkesat gjithnjë e më të larta për furnizim me energji.

Prattipati thekson se bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës, vendi ka shpenzuar 735 milionë euro për import të energjisë gjatë katër viteve të fundit dhe shton se kostoja e importeve është rritur ndjeshëm, nga 142 milionë euro në vitin 2024 në 259 milionë euro në vitin 2025.

“Në të ardhmen e parashikueshme, përderisa çmimi dhe kërkesat për energji vazhdojnë të rriten, Kosova do të varet gjithnjë e më shumë nga fqinjët e saj”, tha Prattipati duke argumentuar se një zgjidhje afatgjate do të ishte përfshirja e Kosovës në projektet rajonale të gazit natyror të lëngshëm amerikan.

Sipas saj, “gazi natyror i lëngshëm amerikan do të mundësonte shtimin e llojllojshmërisë në furnizimin me energji” dhe do të forconte partneritetin ekonomik mes Kosovës dhe SHBA-së.

Ajo e lidhi sigurinë energjetike drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare duke thënë se centralet me gaz natyror mund të përballojnë më mirë rritjen e kërkesës dhe të stabilizojnë çmimet gjatë periudhave të ngarkesës së lartë.

Prattipati thekson se Kosova duhet të veprojë shpejt, pasi ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme kërkon kohë. Ajo përmend projektet rajonale si Korridori Vertikal i Gazit, terminalin lundrues të gazit natyror në Kroaci dhe lidhjen me gazsjellësin që po ndërtohet nga Aleksandrupolisi drejt Maqedonisë së Veriut.

Sipas saj, bashkimi me një projekt tashmë të planifikuar do të ulte kostot dhe do të shkurtonte afatet e realizimit.

“Mundësia për t’iu bashkuar këtyre projekteve po mbyllet”, paralajmëron Prattipati duke shtuar se vonesat mund të bëjnë që furnizimet amerikane të GNL-së të orientohen drejt tregjeve të tjera.

Në fund, diplomatja amerikane e cilëson momentin si një zgjedhje strategjike për Kosovën.

“Ne e nxisim Kosovën të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën përmes GNL-së për të siguruar të ardhmen e saj energjetike”, shkruan Prattipati.

– Partitë nga ish-opozita i thonë “po” projektit për lidhjen e Kosovës me gazin amerikan

Kandidatët për kryeministër nga partitë politike të opozitës në legjislaturën e 10-të të Kuvendit të Kosovës janë zotuar për jetësimin e lidhjes së Kosovës me gazin amerikan nëse vijnë në pushtet.

Në reagimet e tyre, ata kanë treguar për rëndësinë e këtij projekti për Kosovën.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka bërë me dije se si kryeministër i ardhshëm do ta jetësoj projektin për lidhjen e Kosovës me gazin amerikan.

“Çdo vit që humbim, rritet varësia jonë nga importet e shtrenjta të energjisë dhe nga tregjet e jashtme. Për Partinë Demokratike të Kosovës, partneriteti strategjik me SHBA-në është jetik, i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm”, ka shkruar Hamza.

Edhe kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë theksuar se integrimi i Kosovës në projektet energjetike amerikane është një domosdoshmëri strategjike për sigurinë dhe zhvillimin e vendit.

“Qëndrimi i sotëm i SHBA-së është një mesazh i qartë për sigurinë dhe të ardhmen strategjike të Kosovës. Çështja e gazit amerikan nuk është vetëm çështje ekonomike. Nuk ka të bëjë vetëm me çmime më të ulëta, siguri energjetike, vende të reja pune apo zhvillim industrial. Ajo është pjesë e arkitekturës së sigurisë që SHBA-ja po ndërton në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Edhe kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, tha se gazi amerikan do të ndryshonte rrënjësisht fatin ekonomik dhe sigurinë kombëtare të Kosovës.

“Aleanca e ka ditur që nga dita e parë se projekti i Gazit Amerikan do të ndryshonte rrënjësisht fatin ekonomik dhe sigurinë kombëtare të vendit tonë. Ne e kishim jetësuar dhe projektuar këtë si projektin më të madh të shekullit”, ka vlerësuar Gjini.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan