Studentët djegin kazanë dhe sulmojnë me gurë, policia reagon me gaz dhe ujë për të shpërndarë turmën
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe ...
Një nënë nga Korça, Volsjana Plasa, denoncon se djali i saj 4-vjeçar është dhunuar nga edukatorja në kopshtin nr. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nga protesta e thirrur nga PD para Kryeministrisë, deklaroi se opozita ësht...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka folur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ku opozita i ësht...
Albert Nushi, Shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike tha në një deklaratë për median t&eum...
Mesditën e kësaj të shtune ku po mbahet protesta e 12 që kur kanë nisur revoltat studentore kundër Ramës, Partia Demokratik...
Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me djegien e karrigeve të vendosura si simbol i dialogut të propozuar nga Edi Rama....
Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”, pë...
12 eurodeputetë të Parlamentit Evropian, kryesisht të djathtë të Partisë Popullore Europiane, i kanë dërguar disa pyet...

Kryeministri i Kosovo, Albin Kurti, ka përkujtuar 27-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO mbi Serbinë, duke e cilësuar ndërhyrjen si vendimtare për ndalimin e gjenocidit dhe spastrimit etnik ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Kurti rikujtoi se më 24 mars 1999, forcat ajrore të NATO-s, të udhëhequra nga SHBA, nisën Operacionin “Forca Aleate”, duke goditur objektiva ushtarake dhe policore të regjimit serb të udhëhequr nga Slobodan Milloshevici.
Ai theksoi se ndërhyrja erdhi pas dështimit të përpjekjeve diplomatike për të ndalur dhunën ndaj civilëve shqiptarë, ndërsa citoi deklaratën e presidentit amerikan të asaj kohe, Bill Clinton, i cili kishte paralajmëruar se nëse nuk do të kishte paqe, NATO do të ndërhynte ushtarakisht.
Sipas Kurtit, pavarësisht bombardimeve, regjimi i Beogradit vazhdoi për gati tre muaj luftën, ndërsa forcat e NATO-s bombarduan për 78 ditë, deri në nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës më 10 qershor 1999, e cila i dha fund luftës.
REAGIMI
Sot janë bërë 27 vite nga dita e parë e fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi, e cila e ndaloi gjenocidin dhe spastrimin etnik që shteti pushtues i Serbisë po e kryente ndaj shqiptarëve vendas në Kosovë. Më 24 mars 1999, forcat ajrore të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), të prira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisën Operacionin Forca Aleate, duke i bombarduar nga ajri forcat ushtarake dhe policore të Jugosllavisë dhe infrastrukturën e tyre. Kjo fushatë erdhi më shumë se një vit pas fillimit të luftës në Kosovë dhe një ditë pasi u bë e qartë përfundimisht, që Serbia e drejtuar nga Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi, nuk do të pranonte asnjë ultimatum për të ndaluar operacionet ushtarake dhe policore në Kosovë kundër popullsisë civile dhe për të tërhqeur forcat nga Kosova dhe se nuk do të pranonte asgjë nga ofertat diplomatike për zgjidhje politike të çështjes së Kosovës.
Ashtu siç edhe deklaroi në mbrëmjen e 24 marsit, Presidenti Bill Clinton: “Gjatë muajve të fundit kemi bërë gjithçka që kemi mundur për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë paqësore. Sekretarja Albright ka punuar pa ndërprerë për të negociuar një marrëveshje. Zotëri Millosheviq ka refuzuar. Të dielën e dërgova ambasadorin Holbrooke në Serbi, për t’ia qartësuar në emër të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë të NATO-s, se duhet të respektojë zotimet e tij dhe të ndalë shtypjen, ose të përballet me veprime ushtarake. Por, ai sërish refuzoi. Sot, ne dhe 18 aleatët tanë të NATO-s, kemi rëmë dakord ta bëjmë atë që kemi thënë më parë se do ta bëjmë, atë që duhet ta bëjmë për ta rikthyer paqen. Misioni ynë është i qartë: të tregojmë seriozitetin e qëllimit të NATO-s, në mënyrë që udhëheqësit serbë ta kuptojnë domosdoshmërinë e ndryshimit të kursit të tyre të veprimit, ta parandalojmë një ofensivë edhe më të përgjakshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë dhe nëse është e nevojshme, ta dëmtojmë seriozisht aftësinë ushtarake të Serbisë për ta dëmtuar popullin e Kosovës. Me pak fjalë, nëse Presidenti Millosheviq nuk bën paqe, ne do t’ia kufizojmë aftësitë për të bërë luftë.”
Përtej pritjeve dhe parashikimeve, Jugosllavia e Serbisë së Millosheviqit nuk u dorëzua edhe për gati tre muaj. Kështu, 19 shtete anëtare të NATO-s e bombarduan Jugosllavinë për 78 ditë dhe netë, deri më 10 qershor kur Marrëveshja Teknike Ushtarake e nënshkruar në Kumanovë, i dha fund luftës në Kosovë.
Fatkeqësisht, pikërisht gjatë atyre ditëve, Serbia i intensifikoi veprimet në terren për ta realizuar planin “Patkoi” për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët, duke dëbuar mbi 860 mijë shqiptarë nga Kosova dhe zhvendosur rreth gjysmë milioni të tjerë brenda saj. Vetëm gjatë muajit prill të vitit 1999, shteti i Serbisë, përmes forcave të armatosura policore dhe ushtarake, vrau mbi 4000 civilë shqiptarë. Shumë prej tyre ishin viktima të masakrave të ekzekutuara gjithandej Kosovës, kurse jo pak prej tyre ende janë të zhdukur.
Tragjedia e popullit të Kosovës e shtrirë ndër dekada por e kulmuar në luftën e viteve 1998 dhe 1999, e sensiblizoi botën demokratike perëndimore dhe e vuri në lëvizje aleancën më të madhe ushtarake në histori, NATO-n, për të ndërhyrë ushtarakisht me qëllim të ndalimit të gjenocidit, spastrimit etnik dhe krimeve të tjera shtetërore të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Duke e pasuar luftën e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fushata bombarduese e NATO-s mbi Jugosllavi dhe hyrja e trupave të saj pastaj në Kosovë në qershor të vitit 1999, e solli lirinë e Kosovës. Kjo i hapi rrugë ndërtimit të demokracisë dhe shtetndërtimit të Republikës së Kosovës.
Andaj ne e kujtojmë me mirënjohje ndihmën e jashtëzakonshme të të gjitha vendeve të NATO-s dhe nderojmë veçanërisht rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrugën e popullit të Kosovës për liri me demokraci dhe shtetndërtim me integrim.
Sot shënohet përvjetori i 27-të i nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi p&eu...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Prishtinë. Mësohet se ngjarja ...
Ministrja e Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska gjatë vizitës së saj në Tetove është përplasur me nj&eum...
Një fëmijë 3-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka ndërruar jetë në Gjermani, pasi dyshohet se ka rënë në nj&eu...
Fushatë politike po konsiderohen vizitat e Vjosa Osmanit në komuna të Kosovës pak ditë para se t’i përfundojë mandati i...
Vrasja tragjike e Ilaz Brahimit, që ndodhi mbrëmjen e kaluar, ka tronditur familjarët dhe miqtë e tij. Mes shumë mesazhesh ngush&e...
Ngjarja e rëndë që tronditi fshatin Majac të Podujevës ka lënë pas tre viktima dhe ka hapur një seri pyetjesh mbi rretha...
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar nj&eu...
Emri i Ilia Uvarovit, shefit të ri të Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Prishtinë, figuron në një databaz&...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Majac të Podujevës të dielën në mbrëmje, ku një burrë dhe nj&e...