Rama s’i ndal kërcënimet ndaj studentëve dhe shfrenon fantazinë: Dhunë e financuar nga krimi dhe forca të huaja!
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku në fokus kanë qenë protestat masive të zhvillu...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku në fokus kanë qenë protestat masive të zhvillu...
“Solidarizohemi me studentët”, “Duam një të ardhme më të sigurt” dhe “Studentët bashkohen, shteti ...
Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama që të jepnin dorëheqjen të gjithë drejtorët e institucioneve, për shkak të ...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 ka goditur rajonin e Tibetit, në jugperëndim të Kinës, të enjten rreth or&...
Studentët e Universitetit të Korçës janë mbledhur në ambientet e universitetit, duke iu bashkuar protestës studentore p&e...
Mjekët i janë bashkuar gjatë ditës së sotme protestës së studentëve dhe thirrjeve të tyre për dorëheqje...
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare Ergys Verdho është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme. Deri m&e...
Teksa shkallmuan thuajse të gjithë gurët e trotuareve, nga frika e sulmeve nga protestuesit, sot punonjës të bashkisë janë fu...
Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg, në një intervistë ekskluzive për emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, me moderatorin Flavio Qa...
Shisnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Burrelit, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Gjatë kontro...
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj të tjerë paraburgimin Fatmir Shehollit, i cili dyshohet për spiunazh kundër shtetit.
Mirlinda Gashi, zëdhënëse e kësaj gjykate, tha të hënën për Radion Evropa e Lirë se gjykatësi ia pranoi kërkesën prokurorëve që Sheholli të mbahet në paraburgim derisa autoritetet po kryejnë hetime ndaj tij.
Sheholli u arrestua në fillim të tetorit në Prishtinë dhe, deri tani, prokuroria nuk ka dhënë shumë hollësi rreth tij apo për atë se për kë dyshohet të ketë spiunuar ai.
Megjithatë, në ditën e arrestimit të tij, ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, la të kuptohej se ai mund të ketë spiunuar për Serbinë.
“Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar”, shkroi Sveçla në Facebook pas arrestimit të tij në tetor.
Sveçla kishte thënë se Sheholli gëzonte “hapësira të pakufizuara” në mediat e Kosovës, dhe se ai ka “bashkëpunuar me aktorë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj”.
Së voni, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar, akuzuar e gjykuar serbë e shqiptarë nën dyshimet se po spiunonin për shërbimet e inteligjencës së Serbisë.
Në qershor, gjykata në Prishtinë e dënoi Aleksandar Vllajiqin me pesë vjet burgim, pasi ai u deklarua fajtor për akuzat se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA).
Dy të dyshuar të tjerë, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, po gjykohen për spiunazh për Serbinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat se kishin dhënë informacione tek BIA serbe për disa institucione të sigurisë në Kosovë, për UÇK-në dhe masakrën e Reçakut.
Në një rast tjetër po gjykohet edhe serbja Jellena Gjukanoviqit, e cila akuzohet për spiunazh për inteligjencën serbe. Ajo e ka mohuar fajësinë.
Në Kosovë, spiunazhi përkufizohet si aktivitetet sekret i mbledhjes, transmetimit ose shpërndarjes së informacionit të ndjeshëm në një shtet, organizatë ose grup tjetër.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor.
Ekspertët kanë thënë se spiunazhi është kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm sa nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm.
Sipas tyre, ky aktivitet jo vetëm që destabilizon vendin brendapërbrenda, por dëmton edhe pozitën e tij ndërkombëtare. Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, e konsideron spiunazhin si një prej kërcënimeve kryesore të sigurisë kombëtare në vend. /rel/
Kryeministri në detyrë i Kosovës reagoi pas rezultatit të zgjedhjeve lokale në 18 komuna ku partia e tij, Vetëvendosje fitoi shtat...
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Obiliqit, Halil Thaçi, është i vetmi garues në Zgjedhjet Lokale n&eum...
Rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për garat me balotazh në 18 komuna të Kosovës, të...
Sot është përmbyllur edhe raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, i cili u zhvillua një muaj pas raundit të parë që u mbajt...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet paraprake për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Në t...
Kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lo...
Pas mbylljes së procesit të votimit për balotazhet e zgjedhjeve lokale në 18 komuna në Kosovë, Klan Kosova ka publikuar edhe Exi...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se deri në orën 17:00 kanë votuar mbi 27 për qind e votuesve në 18 komunat...
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është kritikuar pasi e kishte fotografuar dhe më pas postuar ...
Juniku është komuna që ndër ato në të cilat po votohet sot, ka shënuar pjesëmarrjen më të madhe në votim ...