KOSOVA

Vdes dëshmitari kryesor i “turistëve të vrasjeve” në Sarajevë, Vuçiç ishte pjesë e forcave të çetnikut

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2025, 17:14
Vdes dëshmitari kryesor i “turistëve të vrasjeve”

Vdes Slavko Aleksiq, i njohur si vojvoda çetnik dhe simbol i terrorit gjatë rrethimit të Sarajevës.

Slavko Aleksiq, një nga figurat më të kontestuara dhe më të njohura që lidhet me luftën në Bosnjë e Hercegovinë dhe me rrethimin 1425-ditor të Sarajevës, ka vdekur sot në Trebinje.

Ai ishte komandant i formacionit paramilitar “Novosarajevski četnički odred” dhe në opinionin publik të Bosnjës e Hercegovinës emri i tij lidhet fort me snajperët dhe terrorin ushtarak ndaj popullsisë civile gjatë rrethimit të kryeqytetit.

Aleksiq ka lindur më 1956 në fshatin Bogdashiqi dhe ka kaluar një pjesë të madhe të jetës në Sarajevë, ku kishte punuar dhe studiuar, raporton N1.

Që në fund të viteve 1980 ai u përfshi në strukturat nacionaliste, dhe kur shpërtheu lufta mori komandën e njësisë së tij në zonën e Grbavicas.

Forcat nën komandën e tij ishin të vendosura në pozicione nga ku qyteti ishte nën zjarr konstant, dhe shumë dëshmi civilësh dhe raportime i lidhin njësitë e tij me sulmet ndaj popullsisë civile dhe përhapjen e frikës në mesin e banorëve të Sarajevës. Megjithatë, Aleksiç asnjëherë nuk u gjykua para gjykatave vendore apo ndërkombëtare për këto akte.

Pas bombardimeve të NATO-s dhe pas Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, në vitin 1996 ai udhëhoqi tërheqjen e forcave serbe dhe një pjese të popullsisë nga Grbavica, dhe vazhdoi aktivitetet ideologjike edhe pas luftës.

Emri i tij është rikthyer kohët e fundit në debat publik lidhur me hetimin e njohur si “Sarajevo Safari”, që po zhvillohet në Milano rreth vrasjes së civilëve për qejfi gjatë rrethimit të kryeqytetit boshnjak, ku pjesëmarrës u raportuar se ishte edhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Rrethimi i Sarajevës, që zgjati nga 5 prilli 1992 deri më 29 shkurti 1996, konsiderohet si rrethimi më i gjatë i një kryeqyteti në historinë moderne dhe çoi në vdekjen e mijëra civilëve, përfshirë fëmijë. Organet ndërkombëtare e kanë cilësuar atë një fushatë të terrorit të organizuar kundër popullsisë civile.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?