“Jep dorëheqjen”/ Qytetarët 20 ditë në shesh kundër Ramës, nis marshimi drejt Kryeministrisë
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
Teksa pritet të nisë protesta e 20-të kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministris&eu...
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve n&eu...
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Armando Broja është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari Xhanluka Di Marcio tregon se tashmë do të negociohet me Bërnli...
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur n&...
Në Shqipëri numri i fëmijëve po bie ndjeshëm, ndërsa investimet në arsim dhe mbrojtje sociale mbeten dukshëm më t...
Federata e Futbollit e Iranit ka paraqitur një ankesë zyrtare në FIFA, duke ngritur shqetësime serioze mbi kufizimet e udhëtimit q&eu...
Vendimi i kompanisë së dhëndrit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t'u tërhequr nga projekti lukzos është më shumë se provë e qartë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq i ka shpërdoruar të gjitha shanset e tij me Uashingtonin.
Kështu së paku vlerëson analisti i politikës së jashtme, Boshko Jakshiq, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.
Madje Jakshiq beson se në fund të fundit, ''Trump nuk dëshiron ta shohë më Vuçiqin me sy''.
Në këtë drejtim, ai thekson se një tjetër përpjekje e Vuçiqit për të riparuar marrëdhëniet e dëmtuara me Uashingtonin dështoi.
Për Jakshiqin, shpjegimi me të cilin kompania e dhëndrit të Donald Trump e braktisi projektin është jashtëzakonisht i rëndësishëm.
Kujtojmë se njoftimi për tërheqjen e kompanisë së Kushnerit u publikua më 15 dhjetor - në ditën kur Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ngriti aktakuzë ndaj ministrit serb të Kulturës, Nikolla Sellakoviq, për shkelje ligjore gjatë heqjes së statusit të monumentit kulturor ndaj ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm.
Dhe në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë, kompania investuese “Affinity Partners” tha se “vizioni ynë për projektin në Beograd ishte të ofronim një dizajn elegant dhe frymëzues, që pasqyronte përparimin e Serbisë”.
“Jemi krenarë për arkitekturën që ka krijuar ekipi ynë. Sepse, projektet me kuptim duhet të bashkojnë, jo të ndajnë, dhe nga respekti për popullin e Serbisë dhe për qytetin e Beogradit, ne po e tërheqim aplikimin tonë dhe po e bëjmë një hap pas në këtë moment”, thuhej në deklaratë.
Dhe Jakshiq nuk ka dyshime se ky mesazh i dërguar nga ana tjetër e Atlantikut përputhet në mënyrë të përkryer me rrjedhat e marrëdhënieve amerikano-serbe në kohët e fundit.
Ai kujton se ata ishin më shumë se të shqetësuar nga sjellja e Vuçiqit në maj të këtij viti, kur ai u përpoq të hynte në konventën republikane në Florida.
Për të kujtuar, presidenti i Serbisë shkoi për një vizitë në SHBA pranverën e kaluar, nga e cila u kthye pa planifikuar pas dy ditësh, dhe siç u njoftua në atë kohë, për arsye shëndetësore.
Sipas raporteve jozyrtare të medias, Vuçiq priste të takohej me Trumpin në takimin e republikanëve në Florida, por kjo nuk ndodhi.
"Përshtypja ime është se Donald Trump nuk dëshiron më ta shohë Aleksandar Vuçiçin me sy. Duket se Vuçiq i ka shpërdoruar shanset e tij me Trumpin, ashtu siç i shpërdoroi ato me Moskën dhe Bashkimin Evropian", thekson Jakshiq.
Ai paralajmëron gjithashtu se amerikanët nuk e falin faktin që Vuçiq u përpoq t'i përfshijë ata në aferat e tij të brendshme të korrupsionit. Andaj, sipas mendimit të tij, Vuçiq praktikisht ia mbylli derën vetes me Donald Trumpin.
Duke komentuar se si ky episod i fundit në marrëdhëniet serbo-amerikane mund të reflektojë në historinë e sanksioneve amerikane kundër Industrisë Serbe të Naftës, Jakshiç thekson se kjo është vetëm një vazhdim i serisë së aferave që Vuçiq bëri në marrëdhëniet me amerikanët.
Në vendin ku gjendeshin ndërtesat e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, të shkatërruara gjatë bombardimeve të NATO-s më 1999, kompania investuese “Affinity Partners” kishte planifikuar një kompleks banimi dhe biznesi me markën Trump.
E Vuçiq tha se për shkak të “gjuetisë së shtrigave” që u bë ndaj investitorit dhe ndërtimit, Serbia humbi një investim të vlefshëm prej së paku 750 milionë eurosh.
Ai fajësoi Prokurorinë dhe “bllokuesit” - siç i quan ai protestuesit antiqeveritarë që protestojnë për më shumë se një vit kundër Qeverisë së udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe. “Personalisht, do të kujdesem që të gjithë ata që kanë kontribuar në shkaktimin e këtij dëmi, të përgjigjen”, tha presidenti serb.
Ai paralajmëroi se do të “paraqesë personalisht kallëzime penale” kundër “të gjithë atyre që morën pjesë në ‘gjuetinë e shtrigave’ dhe shkatërrimin e investimit”, duke i akuzuar për “dëm ekonomik ndaj Serbisë”. Ai i hodhi poshtë akuzat për korrupsion në këtë projekt.
Bashkimi Evropian ka thënë se lidhjet me Ballkanin Perëndimor përbëjnë një raport të fortë strategjik, teksa ka the...
Deputetja britanike Alicia Kearns ka reaguar lidhur me heqjen e pjesshme të masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e mirëpritur ven...
KOSOVA- Është hapur për qarkullimin e këmbësorëve ura e re mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut, të ba...
Lufta që shpërtheu në Siri në vitin 2011 nuk mbeti një krizë e largët për Kosovën. Ajo u shndërrua shpejt n&eu...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Bruksel, ka falënderuar Përfaqësuesen e Lartë të BE-së...
Gjykata Themelore në Gjakovë ka marrë sot një vendim të rëndësishëm procedural në rastin e vrasjes me eksploziv t&e...
Kosova ka nënshkruar marrëveshje me prodhuesin amerikan të industrisë ushtarake, AM General, për blerjen e sistemeve moderne të ...
Në Bruksel, sot do të mbahet Samiti i liderëve BE-Ballkan Perëndimor, ku Kosova do përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani. P...
Subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit e nisin sot, 17 dhjetor, fusha...
Kosova shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga Kina – nga lodrat dhe pajisjet elektro-shtëpia...