Dyshohet se tentoi të abuzojë me turisten holandeze, 34-vjeçarja u sulmua nga shqiptari teksa kthehej në banesë
Turistja holandeze 34-vjeçareje i shpëton përdhunimit në ishullin grek Kos Artikulli i plotë Telegraaf Një grua holande...
Turistja holandeze 34-vjeçareje i shpëton përdhunimit në ishullin grek Kos Artikulli i plotë Telegraaf Një grua holande...
Dy grabitje janë shënuar gjatë 10 ditëve të fundit në qarkun e Beratit, ku dy biznesmenë janë bërë pre ...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënate fundit sa i përket situaës me zjarre në Vend. Njoftohet se gjatë 24 orëve t&...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë vendimin për Xhelal Sveçlën lidhur me incidentin e vitit 2018, kur në Kuvend...
Inteligjenca Mbrojtëse e Ukrainës (DIU) ka thënë se Rusia ka burime të mjaftueshme për të vazhduar luftën kundër ...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e regjistruar pak ditë më parë në Tiranë ku këng&...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka kritikuar çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri, duke e cilësuar si një fak...
Gazetarja e CNN, Isa Soares ka treguar sërish mbështetje ndaj protestës së qytetarëve shqiptarë, të cilët vijojnë...
Zbulohen detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shkodër mëngjesin e sotëm, ku një 24-vjeçar humbi jetën pasi u q&...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka reaguar pas publikimit të një audio-dëshmie të...

Partia e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje PDK-së dhe LDK-së që së bashku të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri nga legjislatura e 10-të, shkruan Reporteri.net.
Ky subjekt politik përmes një njofitmi thotë se këta tre kandidatë duhet të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike.
VV thotë se për këta të tre do të siguroheshin së paku 90 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe paraprakisht do të tërhiqeshin nga kandidatura Zëvendës-kryeministri dhe Ministri i punëve të jashtme dhe diasporës Glauk Konjufca e deputetja Dr. Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.
Njoftimi nga Lëvizja Vetëvendosje:
Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti mbrëmë mbledhjen e Kryesisë, në të cilën u diskutuan zhvillimet politike si dhe veprimet e qëndrimet e nevojshme në shërbim të interesit publik e shtetëror dhe të mirës së përgjithshme e të përbashkët. Në situatën e krijuar rreth zgjedhjes së Presidentit dhe dëmin e madh që do t’i shkaktonte vendit një proces i panevojshëm dhe i përsëritur zgjedhor, Lëvizja VETËVENDOSJE! tashmë ka ndërmarrë një sërë hapash konkretë për të gjetur zgjidhje.
Pavarësisht propozimeve tona të shumta dhe gjeneroze, përgjigjja që kemi marrë ka qenë vetëm refuzimi.
Në këto rrethana, për të shmangur një proces tjetër zgjedhor që nuk zgjidh gjë, dhe për të ruajtur stabilitetin institucional, Lëvizja VETËVENDOSJE! ndërmerr edhe një hap tjetër me një propozim të ri, konkret dhe përbashkues.
Ftojmë PDK-në dhe LDK-në që së bashku të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri nga legjislatura e 10-të.
Këta tre kandidatë duhet të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike. Për këta të tre do të siguroheshin së paku 90 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me atë rast, paraprakisht do të tërhiqeshin nga kandidatura Zëvendës-kryeministri dhe Ministri i punëve të jashtme dhe diasporës Glauk Konjufca e deputetja Dr. Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.
Koha është e kufizuar. Për shkak të afateve kushtetuese, presim përgjigje nga subjektet opozitare deri të dielën në mbrëmje.
Një zgjidhje duhet të gjendet, sepse ajo është e mundshme. Duhet të përpiqemi dhe angazhohemi së bashku, sepse është detyrë e jona që buron nga përgjegjësia që na e kanë bartur qytetarët e Republikës së Kosovës.
25 prill 2026
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Ndërsa bota pret një raund të ri bisedimesh midis Uashingtonit dhe Teheranit, çmimet e naftës u rritën përsëri të...
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, kryeministri Albin Kurti në ...
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë. Pas 2 ...
Në Prishtinë shpallet sot vendimi i parë për sulmin në Banjskë, ndërsa në Beograd nuk është ngritur ende as ...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar këtë të premte marrëveshjen ndërkombëtare për anëtar...
Gjykata Themelore në Prishtinë do të shpallë në pasditen e së premtes aktgjykimin në rastin Banjska ndaj Bllagoje S...
Anëtari i Parlamentit të Bashkimit Evropian dhe politikani nga grupi Renew Europe, Sandro Gozi, ka reaguar pas deklaratave publike të President...
Një grabitje e rëndë, me elemente të organizuara, ka ndodhur pasditen e së mërkurës pranë rrethrrotullimit te “Pri...
Presidenti kroat Zoran Millanoviç deklaroi të enjten se Kroacia “nuk ka armiq përveç Serbisë”, me të cilën ma...
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, bëri thirrje për heqjen e parimit të votimit unanim në Bashkimin Evropian në...