Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka dekoruar të mërkurën presidentin e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino me medalje nderi për kontributin e tij në avancimin e rrugës së futbollistëve kosovarë në skenën ndërkombëtare. Në ceremoninë e ndarjes së çmimit në Prishtinë, Osmani ka thënë se loja e futbollit e ka mbajtur të gjallë shpirtin e shumë fëmijëve qysh prej kohës së luftës në Kosovë më 1999.
“Nën udhëheqjen tuaj, FIFA është bërë familje me shumë kombe. Kjo për Kosovën ka pasur rëndësi jetike. Ju u keni ndihmuar lojtarëve tanë që ta bartin flamurin tonë duke garuar me krenari në skenat ndërkombëtare”, ka thënë Osmani. Presidenca e ka përshkruar Infantinon si “mik të vërtetë të futbollit” dhe “mik të vërtetë të Kosovës”. Infantino ka thënë se është i nderuar me medaljen dhe e ka përmendur se prej kur është ngjitur të krye të FIFA-s, e ka pasur të qartë se Kosova do të duhej të pranohej në organizatë, për shkak të përkushtimit që kishte treguar vendi ndër vite. “Futbolli i bashkon popujt, e bashkon vendin dhe e bën pjesë të një lëvizjeje në Evropë, dhe i bën vajzat dhe djemtë të ëndërrojnë dhe shpresojnë të ardhmen e tyre”, ka thënë Infantino. Ai e ka ftuar në skenë ekipin e Kombëtares së Kosovës dhe i ka ftuar të gjithë që të besojnë dhe investojnë në djemtë e ekipit.
Përgjatë ceremonisë, si Osmani, ashtu edhe Infantino e kanë përmendur punën e madhe që ka bërë ish-futbollisti i ndjerë, Fadil Vokrri – në kapacitetin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës – për të avancuar rrugën e futbollit të lojtarëve kosovarë në skenat botërore. Gianni Infantino po e viziton Kosovën për herë të dytë, pas vizitës së tij të parë në shtator 2022, kur ishte takuar me krerët e shtetit, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Kosova u pranua në FIFA vetëm pak muaj pasi Infantino u zgjodh për herë të parë president i saj, në fillim të vitit 2016. Prej pranimit në organin qeverisës së futbollit botëror, Federata e Futbollit e Kosovës pranon ndihmë financiare prej saj çdo vit përmes programeve për ndërtimin e infrastrukturës, zhvillimin e futbollit të grave, akademitë e të rinjve dhe ngritjen e standardeve profesionale.
Nëntë vjet pas pranimit në FIFA, Kosova është ende në kërkim të kualifikimit për një garë të madhe ndërkombëtare, siç është Kupa e Botës apo Kampionati Evropian. Ajo tani po lufton për një vend në Kupën e Botës 2026 – që zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara – dhe do të përballet me Slloveninë në kualifikime të premten, dy ditë pas vizitës së Infantinos. Kosova është në vendin e dytë në Grupin B kualifikues me tre pikë pas dy ndeshjeve, prapa lideres, Zvicrës, që i ka gjashtë. Suedia dhe Sllovenia janë në dy vendet e fundit me nga një pikë secila. Fituesi i grupit shkon direkt në Botërorin 2026, ndërsa vendi i dytë luan në play-off./REL
Osmani pret komandantin e KFOR-it, bisedojnë për rrezikun që vjen Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim komandatin...
Në gjykimin ndaj Endrit Nikës, i akuzuar se ka hedhur nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë-Kosovë të dashurën e...
Të shtëna me armë zjarri u regjistruan pasditen e sotme në Kumanovë, duke lënë pas të plagosur një 43-vjeçar...
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, i ftuar në një studio televizive, ka folur në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së Lirido...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar në një deklaratë për mediat vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhu...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se ndërhyrjet e Serbisë në Kosovë janë më të rënda sesa të Rus...
Ndërsa zgjedhjet lokale të 12 tetorit afrohen, banorët e Mitrovicës së Veriut, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, janë...
Aleksandar Vuçiq është President i Serbisë, por 7 ditë para zgjedhjeve lokale në Kosovë, serbëve që jetojnë ...
Një ekspert mjekoligjor ka thënë në gjykatë se Liridona Ademaj ishte vrarë nga një largësi prej 2 deri në 5 centime...
Është ndarë nga jeta Shemë Mustafa, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Mitrovica, i cili në qershor të v...