Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot në Beograd se Kroacia dhe Sllovenia kanë mbështetur propozimin për heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, ndërsa Franca dhe Hungaria kanë kundërshtuar këtë nismë.
Vuçiq akuzoi Kroacinë për “strategji doktrinare për shpërbërjen e shtetit serb”, por shtoi se “iu dëshiron të mirat”.
Ai theksoi gjithashtu se rrëzimi i tij nga pushteti është sipas tij “qëllim prioritar i Kroacisë”, duke shtuar se sipas Kroacisë ai është “gjëja më e keqe për interesat afatgjata të vendit të tyre”, gjë që Vuçiq e interpreton si faktin që ai është “gjëja më e mirë për Serbinë”.
“Ua uroj të gjitha të mirat. Jam i sigurt se Serbia dhe Kroacia do të duhet të kenë marrëdhënie shumë më të mira në të ardhmen”, tha Vuçiq, transmeton “Direktno.rs”.
Ai u shpreh se gjatë vitit të fundit në mediat kroate janë botuar mbi 25 mijë artikuj kundër tij, ndërsa “vetëm 50 artikuj kanë qenë neutralë dhe asnjë prej tyre pozitiv”.
Presidenti serb kritikoi gjithashtu mungesën e informacionit publik në Serbi se Franca e kishte mbështetur Serbinë në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.
“Francezët dhe hungarezët kundërshtuan dhe nuk kaloi. Të gjithë në Serbi i duan hungarezët për shkak të kryeministrit Orban, por askush nuk e thotë që francezët ishin në anën tonë – dhe ishin. Italianët dërguan letër për hapjen e Kapitullit 3 në negociatat mes BE-së dhe Serbisë. Atëherë pse nuk i tregoni njerëzve që francezët dhe italianët janë miqtë tanë, pavarësisht dallimeve për Kosovën?”, u shpreh Vuçiq.
Ai bëri thirrje te qytetarët e Serbisë që të mos i quajnë gjermanët “nazistë”, duke theksuar se kjo “jo vetëm që nuk është e vërtetë, por i shkakton dëm të madh Serbisë”.
Kosova ndodhet nën sanksione të BE-së që nga qershori i vitit 2023, për shkak të tensioneve në komunat veriore. Heqja e sanksioneve është kushtëzuar me transferimin e pushtetit te serbët pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, ku Lista Serbe fitoi në 10 komuna.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
21 Nëntor20:42
KQZ miraton afatet për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Vetëm 12 ditë fushatë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Pa përfunduar ende mirë procedurat e balotazhit, KQZ-ja s...
KOSOVA
21 Nëntor19:49
EMRI/ Shqiptari nga Kosova aksidentohet për vdekje me tren në Serbi
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar vdekjen e shtetasit të Kosovës, Selim Voca, i cili ka humbur jetën pas n...
KOSOVA
20 Nëntor23:37
Vrasja e boksierit shqiptar, vëllai dënohet me burg përjetë. 5 vite për motrën (historia)
Sipas mediave gjermane Gjykata e Landit në Bielefeld ka dënuar dy prej familjarëve të boksierit të vrarë Besar Nimani, vë...
KOSOVA
20 Nëntor22:58
‘Safari snajperash’/ Presidenti serb Aleksandër Vuçiç akuzohet se ka vrarë civilë gjatë rrethimit të Sarajevës
Presidenti serb akuzohet se ka marrë pjesë në ‘safarin e snajperëve’ që vrisnin civilë në Sarajevë Aleksan...
KOSOVA
20 Nëntor17:08
Supremja merr vendim lidhur me ankesën e PDK për rivotim në Mitrovicë
Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës për rivotim në Mitrovicë të Jugut.
PDK u ankua nda...
KOSOVA
20 Nëntor14:05
Kosova shkon në zgjedhje të reja, ja data kur do të mbahen
Pas ngërçit të tejzgjatur, Kosova shkon në zgjedhje të reja.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur që zgjedhje...
KOSOVA
20 Nëntor13:55
Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Shtetit në Kosovë, dyshohet se ka bashkëpunuar me një gjyqtare serbe
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) e ka shkarkuar të enjten Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokuror...
KOSOVA
20 Nëntor12:01
Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës, pritet data e zgjedhjeve të parakohshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka nënshkruar sot vendimin për të shpërndarë Kuvendin, pasi nuk është arritur as...
KOSOVA
20 Nëntor11:21
Spiunazh për Serbinë, anulohet seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit, ja arsyeja
Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur të enjten se e ka anuluar seancën gjyqësore ndaj dy të akuzuarve ...
KOSOVA
20 Nëntor08:27
Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, Presidentja Vjosa Osmani sot takim me partitë politike
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë parlamentare në një takim të përbashkët konsultativ pas dështimi...