Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk i ka certifikuar kandidatët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Ky është tentimi më e fundit në një varg përpjekësh të dështuara të disa anëtarëve të komisionit për t’ia pamundësuar kësaj partie pjesëmarrjen në zgjedhje qoftë parlamentare apo lokale në vend.
Me dy vota kundër, gjashtë abstenime dhe tri për, 33 kandidatët e Listës Serbe nuk u certifikuan pavarësisht se Zyra për Regjistrimin e Partive Politike kërkoi certifikimin e tyre duke thënë se emrat e tyre nuk bien ndesh me ligjin për zgjedhjet.
“Lista me kandidatë është verifikuar bazuar në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Nga të dhënat e pranuara nga institucionet e vendit, del se asnjë kandidat nuk bien ë kundërshtim me ligjin për zgjedhjet”, tha kryetari i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, Besnik Buzhala.
Anëtarët e partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, votuan kundër.
Kurteshi nuk dha ndonjë arsye pse votoi kundër, por tha shkurtimisht se “jam kundër certifikimit të Listës Serbe bashkë me kandidatët e saj”.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
10 Dhjetor15:18
Akuzat për pengim të drejtësisë/ Lirohet me kusht ish-kryetari i Malishevës Isni Kilaj
Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është liruar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pasi gjykatësi vend...
KOSOVA
10 Dhjetor14:14
Vrasja e Liridona Ademaj/ Prokuroria kërkon nga Apeli t’i vërtetohet dënimi Tom Dodajt për shitjen e armës
Në Gjykatën e Apelit këtë të mërkurë është mbajtur seanca ndaj të akuzuarit Tom Dodaj, i cili nga Gjykata Th...
KOSOVA
10 Dhjetor12:39
Kosovë/ Presidenti Begaj merr pjesë në 50-vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve
Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në kremtimin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Ko...
KOSOVA
10 Dhjetor11:27
Qytetari dorëzon portofolin me para në polici
Ditën e djeshme, në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, një qytetar me inicialet S.P ka dorëzuar një portofo...
KOSOVA
10 Dhjetor09:19
Kosovë/ Nis sot procesi gjyqësor për rastin e rezervave shtetërore
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të mërkurën është caktuar që të mbahet seanca e shqyrtimit fill...
KOSOVA
10 Dhjetor08:44
Nga janari, paga minimale në Kosovë rritet në 425 euro, në korrik shkon në 500 euro
Nga muaji i ardhshëm paga minimale pritet të bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fa...
KOSOVA
9 Dhjetor23:04
Raportuesi Terras: Masat e BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ku ka ...
KOSOVA
9 Dhjetor22:05
Sulmi, eksperti: Aktakuza për Ibër-Lepenc tregon qartë përfshirjen e shërbimeve sekrete të Serbisë
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas publikimit të aktakuzës për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”...
KOSOVA
9 Dhjetor20:29
Skandali me librin e Gjeografisë për klasën e VII-ta, Kosova quhet “Metohi”
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjend...
KOSOVA
9 Dhjetor18:04
Ky është koloneli serb i akuzuar për sulmin terrorist në “Ibër Lepenc”
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të përfshirë në sulmin terrorist ndaj...