Rreziku më i madh i aviacionit ndodhet në xhepat tuaj!
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...

Të gjithë duam flokë që duken dhe ndihen të shëndetshëm. E vërteta është se flokët e shëndetshëm nuk kanë të bëjnë me shpenzimin e tepërt apo ndjekjen e rutinave të caktuara, por me bërjen e gjërave të thjeshta siç duhet. Trikologët Eva Proudman nga UK Hair Consultants dhe Tracey Walker nga Hair and Scalp Clinic, rrëzojnë katër mite të zakonshme se si të kujdeseni për flokët.
1. Uji i ftohtë nuk i bën flokët tuaj më të shndritshëm
A ju ka ndodhur ndonjëherë të dridheni gjatë një dushi me akull vetëm për hir të flokëve më të shndritshëm? Për fat të mirë, mund të ndalosh së bëri këtë dhe të shijosh një larje të ngrohtë dhe të rehatshme, siç thotë Proudman, uji i ftohtë nuk i shton shkëlqim shtesë flokëve të tua.
"Nuk ka nevojë të lani flokët me ujë të ftohtë, pasi nuk bën asgjë", thotë ajo. "Ajo që është shumë më e rëndësishme është mënyra se si i mbroni flokët nga kimikatet, nxehtësia dhe mjedisi në të cilin ndodheni."
Ajo shton se nuk duhet t’i lani flokët me ujë shumë të nxehtë, pasi kjo mund t’i dehidratojë flokët dhe të djegë skalpin e kokës në të njëjtën mënyrë që uji i nxehtë djeg lëkurën tonë.
2. Asnjë produkt nuk mund të riparojë flokët e dëmtuar
Nëse je nga ata që shpresojnë të rregullojnë majat e dëmtuara të flokëve pa shkuar te parukierja, do të zhgënjehesh kur të dish se një prerje flokësh është e vetmja zgjidhja. Ajo thotë se këto janë zgjidhje të përkohshme dhe paralajmëron të mos bini pre e shpenzimit të shumë parave për produkte që premtojnë një zgjidhje.
Proudman thotë gjithashtu se pretendimet se prerja e flokëve mund t’i bëjë ato të rriten më shpejt janë të pavërteta.
3. Flokët tuaj nuk do të pastrohen vetë
Mund të kesh takuar dikë që betohet se ia ka dalë t’i lajë rrallë ose aspak flokët. Por Proudman thotë se kjo nuk është absolutisht e mirë për flokët tuaj. "Lëkura e kokës ka 180,000 gjëndra yndyrore dhe mbledh papastërti dhe mbeturina nëse nuk lahet rregullisht." Walker pajtohet dhe e krahason këtë me faktin se nuk mund ta heqësh një shenjë vajore ose të ndyrë nga rrobat vetëm me ujë, nevojitet edhe detergjent.
Moslarja e flokëve rregullisht mund të shkaktojë erë të keqe, si dhe përkeqësim të gjendjes së lëkurës së kokës, siç është zbokthi, thotë ajo, sepse "lënia e flokëve të bëhen më me yndyrë mund të lejojë që të grumbullohen maja dhe baktere, duke e përkeqësuar kruarjen e lëkurës së kokës".
Proudman rekomandon larjen e flokëve çdo dy ditë nëse flokët tuaj janë shumë me yndyrë ose nëse përdorni shumë produkte për to. Laura Waters, Profesoreshe e Analizave Farmaceutike në Universitetin e Huddersfield, thotë se ndërsa ata me flokë shumë të yndyrshëm mund të përfitojnë nga një pastrim më i fortë, njerëzit me flokë më të thatë mund të marrin në konsideratë një shampo pa sulfate, e cila është më e shtrenjtë, por nuk do ta heqë yndyrën prej tyre.
4. Shampoja e thatë nuk zëvendëson larjen e flokëve
Gjetja e kohës për një larje të plotë, tharje me tharëse flokësh dhe stilim nuk është gjithmonë realiste, kështu që midis punës, stërvitjes dhe planeve, shumë prej nesh përdorin shampo të thatë si një zgjidhje të shpejtë për të rigjallëruar rrënjët me yndyrë dhe për të freskuar flokët pa u futur në dush. Proudman thotë se shampoja e thatë është "absolutisht në rregull", por duhet të përdoret vetëm një herë midis larjeve të flokëve. Problemi lind kur e përdorni për disa ditë rresht pa e shpëlarë.
"Nëse nuk jeni të kujdesshëm, do të keni kruarje dhe luspa të lëkurës së kokës", shprehet ajo.
Në fund të fundit, këshilla e saj është të përqendroheni në kujdesin për skalpin e kokës në të njëjtën mënyrë siç kujdeseni për fytyrën tuaj./bbc
Një studim i ri ka hedhur dritë mbi një aspekt interesant të marrëdhënieve bashkëshortore. Gatimi i përditshëm ng...
Rëndësia e lumturisë së ndërsjellë në “epokën e artë” është theksuar nga një studim i ...
Buka ka qenë gjithmonë më shumë sesa thjesht ushqim; është një simbol i kulturës, kujtesës dhe komunitetit. Nga b...
Dhjetëra burra janë arrestuar në Indonezi pasi dyshohet se kanë organizuar një festë seksi gejsh në një hotel. Policia ...
Një grua nga Londra perëndimore tha se ishte “e tronditur” pasi u gjobit me 150 paund për derdhjen e llumit të kafesë s&eum...
Muaji nëntor vjen me energji të reja dhe ndryshime të papritura për disa shenja të zodiakut. Ndikimi i stinës së vjesht&eum...
Një studim i ri zbulon se të qenit shumë i dobët mund të jetë më i dëmshëm për shëndetin tuaj sesa të...
Kërkime të reja kanë zbuluar se ndryshimi i shkurtër i mënyrës se si e perceptojmë trupin tonë mund të ndihmoj&eu...
Audi ka prezantuar modelin e tij të ri Concept C, një crossover inovativ që shfaq një vizion të ardhshëm për markën. N...
Në vitin 2025, industria e automjeteve ofron mundësi të jashtëzakonshme për ata që kërkojnë të eksplorojnë t...