Kur BMW dhe Mercedes nisin një duel, bota e makinave ndalet. Në IAA Mynih, dy gjigantët gjermanë prezantuan armët e tyre më të reja elektrike: BMW iX3 dhe Mercedes GLC. Të dy SUV të mesëm, të dy premium, të dy të lindur për t’u bërë simbol statusi. Por vetëm njëri ngjitet në fron.
Pamja që të ngul sytë
BMW iX3 luan kartën e agresivitetit: grilë vertikale retro që ndriçohet si një diamant dhe linja të mprehta që i japin muskuj. Mercedes GLC është më klasik, por me drita yjesh trefishe dhe një grilë që shndrit me mbi 900 pika drite. Një spektakël vizual që të ndal frymën.
Dimensionet që bëjnë diferencën
GLC është “big boss”: më i gjatë, më i gjerë dhe me bagazh më të madh – 570 litra për Mercedes kundër 520 të BMW. Edhe frunk-u (bagazhi i përparmë) është më i gjerë: 128 litra kundër vetëm 58 të rivalit bavarez. Pra, nëse jeton për udhëtime të gjata, Mercedes është miku yt i ngarkesave.
Kabinat: futurizëm apo luks klasik?
BMW ofron minimalizëm high-tech me Panoramic Vision që projekton informacion në xhamin e përparmë – sikur të ishe në kokpit avionit. Mercedes, ndërkohë, të josh me Hyperscreen, një mur gjigant ekrane që të mbulon gjithë panelin. BMW është “cool futurist”, Mercedes është “kështjellë teknologjie”. Zgjedhja është çështje egoje.
Motori dhe autonomia: kush e ka më të madhin?
Mercedes GLC 400 4Matic: 489 kuaj fuqi dhe transmision me dy shpejtësi. Fuqi brutale dhe elegancë në kursim energjie.
BMW iX3 50 xDrive: 469 kuaj fuqi, por me bateri më të madhe dhe autonomi që të lë pa fjalë: deri 805 km kundrejt 713 km të GLC-së. Plus, karikon më shpejt – 372 km në 10 minuta. Në garën e distancës, BMW e fiton kupën.
Përvoja në rrugë
BMW është adrenalina e pastër: sistem dinamik super-inteligjent dhe ndalim më i butë se çdo BMW tjetër në histori. Mercedes është limuzina e maskuar si SUV: pezullim ajri nga S-Class dhe timon në boshtin e pasmë që ta kthen parkimin në lojë fëmijësh.
Çmimet
BMW vjen në pranverën 2026 me çmim fillestar 68,900 euro. Mercedes pritet në verë, pak më i kripur, rreth 70,000 euro. Dy shifra që tingëllojnë si biletë hyrëse për elitën elektrike.
Verdikti
Nëse do adrenalinë, shpejtësi karikimi dhe distanca të gjata – BMW iX3 është makina jote.
Nëse kërkon fuqi brutale, hapësirë dhe luks klasik gjerman – Mercedes GLC është përgjigjja.
Por një gjë është e sigurt: të dy këta kolosë janë më shumë se makina. Janë simbol pushteti./ Përshtati Piranjat.al.
Ky material është marr nga: "Auto Motor und Sport" është një nga revistat më prestigjioze gjermane për makina dhe një prej më të vjetrave në Europë e themeluar në vitin 1946 dhe është ndër botimet kryesore për automobilizëm në Gjermani dhe Europë. Shitet në format të printuar dhe ka edhe abonim digjital.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
21 Shtator14:38
Vendim historik! Britania e Madhe pritet të njohë zyrtarisht sot shtetin e Palestinës
Kryeministri britanik Keir Starmer pritet të shpallë zyrtarisht vendimin për të njohur shtetin palestinez këtë pasdite, raporton...
BOTA
21 Shtator14:30
Zbulohet një “shtëpi bari” në Spanjë, 5 shqiptarë bien në pranga, mes tyre edhe një grua
Pesë shtetas shqiptarë u arrestuan sot në Spanjë, mes tyre një grua dhe katër burra të moshës 24 deri në 37 vje&c...
BOTA
21 Shtator13:58
Fiat 500 Hybrid fillon në Torino
Fiat ka hapur porositë për modelin e ri 500 Hybrid Torino , një seri speciale që shënon debutimin e makinës së...
BOTA
21 Shtator13:56
Arrestohet shefi i njohur i kuzhinës italiane, kishte lidhje me mafien shqiptare dhe kartelet e drogës në Ekuador
Një shef i njohur kuzhine në Sulmona të Italinë është arrestuar së fundmi në Ekuador i dyshuar si pjesë...
BOTA
21 Shtator13:46
Gjashtë nga supermakinat më të mira të përdorura nga vitet 2010 që gjetëm në shitje
Të themi të drejtën, mund ta kishim mbushur të gjithë këtë listë me Ferrari 458 Italia. Një nga Ferrari-t më t...
BOTA
21 Shtator13:26
Si të karikoni makinën elektrike në shtëpi: udhëzuesi praktik dhe testimi i pajisjeve më të mira
Përfitimi maksimal nga një makinë elektrike fillon me karikimin. Nëse me një makinë me motor nafte apo benzine mjafton një vi...
BOTA
21 Shtator13:28
Vranë dhe dogjën 62-vjeçarin turk, arrestohen 3 persona në Itali mes tyre edhe një shqiptar
Tre persona janë arrestuar në Itali , mes tyre edhe një shqiptar pasi vranë 30 herë me thikë dhe dogjën 62-vjeç...
BOTA
21 Shtator13:17
Lufta e Tretë Botërore? NATO jep alarmin: Si mund ta shkatërrojë Putin Europën në 100 orë
Është skenari që çdo strateg ushtarak në Evropë i frikësohet, por nuk guxoi kurrë ta shprehë – derisa sek...
BOTA
21 Shtator11:23
Ndërhyrja e Kinës, Trump paralajmëron Afganistanin për kthimin e bazës ajrore të Bagramit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Afganistanin me pasoja të paspecifikuara nëse ky i fundit nuk ia kthen...
BOTA
21 Shtator09:17
Macron njeh këtë të diel Palestinën si shtet, në Francë debate të nxehta për luftën shkatërruese në Gaza
Presidenti francez Emmanuel Macron do të udhëtojë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork të dielën (21 shtator), për të ...