Nga avioni i parë i Clément Ader në 1890 deri sot, aviacioni ka bërë përparime gjigante — nga udhëtimet 17-orëshe Nju Jork–Singapor, deri te fluturimi më i shkurtër komercial në botë: vetëm 4,2 km midis ishujve Papa Westray dhe Westray në arkipelagun Orkney, Skoci.
Fluturimi realizohet nga Loganair me avionin BN-2 Islander, që mban 8 pasagjerë. Piloti vetë jep udhëzimet e sigurisë dhe pas pak sekondash fluturim, avioni ulet në destinacion.
Papa Westray (Papay) – 70 banorë
Westray – 600 banorë, qyteti kryesor Pierowall
Nuk ka ura apo tragete që i lidhin, ndaj fluturimi është jetik për banorët dhe ofron pamje mahnitëse të ishujve.
Një tjetër rekord i ngjashëm: Apowo–Kegata (Papua, Indonezi), vetëm 92 sekonda fluturim mbi një luginë të thellë.