“Na bllokuan në doganën malazeze!”, flet shqiptari: Jemi nisur nga Franca, na detyruan të hiqnim simbolet kombëtare
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
Në një zonë të ndotur, tepër të rrezikshme për jetën e njeriut, kuajt më të egër në botë galopojnë lirisht.
Në të gjithë zonën e bllokuar të Çernobilit, kuajt Przewalski – me origjinë nga Mongolia, me ngjyrë rëre dhe dikur në prag të zhdukjes – u sollën në vitin 1998 si pjesë e një eksperimenti dhe që atëherë kullotin lirisht në një peizazh radioaktiv më të madh se Luksemburgu.
Më 26 prill 1986, një shpërthim në një central bërthamor lëshoi rrezatim në të gjithë Evropën dhe detyroi evakuimin e qyteteve të tëra, duke zhvendosur dhjetëra mijëra njerëz. Ishte katastrofa më e keqe bërthamore në histori, duke lënë një zonë të gjerë të Kontinentit të Vjetër të zbrazët, por jo të vdekur.
Katër dekada më vonë, Çernobili mbetet shumë i rrezikshëm për jetën njerëzore. Por në mungesë të njerëzve, jeta e egër ka marrë kontrollin.
Me zhdukjen e presionit njerëzor, peizazhi në zonën e madhe të bllokuar është rikthyer në atë të shekujve më parë.
Transformimi i peizazhit është i dukshëm kudo. Pemë që mbijnë nga ndërtesat e braktisura; tufa pemësh të reja “gëlltisin” rrugët; tabelat e zbehura të epokës sovjetike qëndrojnë gjysmë të fshehura në bimësinë e harlisur.
Ujqërit, tani enden në zonën e gjerë tampon midis Ukrainës dhe Bjellorusisë, ndërsa arinjtë e murrmë janë rikthyer pas më shumë se një shekulli. Grupe të rrëqebullit, drerëve të zakonshëm, drerëve të kuq, maceve të egra dhe madje edhe qenve të egër kanë bërë një rikuperim mbresëlënës.
“Fakti që Ukraina tani ka një popullatë të lirë ‘taki’ (siç quhen këta kuaj unikë mongolë, të cilët ndryshojnë nga racat shtëpiake në atë që kanë 33 çifte kromozomesh, krahasuar me 32 për kuajt shtëpiakë) është një mrekulli e vogël”, – thotë Denis Vishnevsky, kryeambientalisti i zonës.
Kamerat e fshehura kanë kapur kuajt duke u përshtatur në mënyra të papritura. Ata kërkojnë strehim në hambare të rrënuara dhe shtëpi të braktisura, duke i përdorur ato për t’i shpëtuar motit të ashpër dhe insekteve – dhe madje edhe për t’u shtrirë brenda.
Pavarësisht radioaktivitetit ekzistues, shkencëtarët nuk kanë regjistruar vdekje masive, megjithëse efektet janë të dukshme. Disa bretkosa kanë marrë një lëkurë më të errët, ndërsa zogjtë në zonat me nivele më të larta rrezatimi janë më të prirur për të zhvilluar katarakte.
Natyra është përshtatur gjithashtu me realitetin radioaktiv, megjithëse tani kanë dalë kërcënime të reja.
Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit 2022 u pasua me luftime në zonën e izoluar, ndërsa trupat përparuan drejt Kievit, duke gërmuar fortifikime në tokën e kontaminuar.
Zjarret e shkaktuara nga aktiviteti ushtarak kanë djegur pyje. Shkencëtarët raportojnë një rritje të numrit të pemëve të rrëzuara dhe kafshëve të ngordhura – viktima si të dimrave ekstremë, ashtu edhe të llogoreve të improvizuara.
“Shumica e zjarreve në pyje shkaktohen nga dronët që rrëzohen”, shpjegon Oleksandr Polisuk, kreu i një departamenti lokal të zjarrfikësve. “Ndonjëherë na duhet të udhëtojmë dhjetëra kilometra për të arritur tek ata”. Zjarret mund të lëshojnë grimca radioaktive në atmosferë.
“Për ne që merremi me mbrojtjen e mjedisit dhe ekologjinë, është diçka e mrekullueshme”, – thotë Wisniewski. “Kjo zonë dikur ishte shumë e shfrytëzuar në bujqësi, qytete, infrastrukturë. Por natyra ka arritur ta rikthejë atë në gjendjen e saj origjinale”. Associated Press.
Zbatimi i një regjimi më të shtrënguar ushqimor kërkon disa elementë të rëndësishëm: mendësinë e duh...
Turistët kanë bërë një zbulim tronditës në një park argëtues në Kinë, pasi shikuesit me sy shqiponje vun&...
E njohu në errësirë, teksa ishte ulur mbi shkëmbinjtë mbrojtës të bregdetit Adriatik, në gjendje të dukshme shqet&e...
Ai bëri histori si futbollisti i parë që shënoi një hat-trick në një finale të Kupës së Botës dhe sot, n&...
Një histori e pabesueshme ndershmërie u zbulua këtë mëngjes, kur një grua e moshuar harroi një çantë që...
Zbutësi i rrobave është i dobishëm për t’i bërë veshjet më të buta dhe me aromë të këndshme,...
Budizmi është një besim që u themelua nga Siddhartha Gautama, i njohur si Buda, më shumë se 2500 vjet më parë në ...
Një skenë krejt e pazakontë është regjistruar në rrugët e Vlorës, ku një qytetar është parë duke s...
Një studim i ri i realizuar mbi më shumë se 40 mijë të rritur në Shtetet e Bashkuara ka nxjerrë në pah një faktor t...
Në vitin 1968, gjatë misionit historik të Apollo 8, astronautët e NASA fotografuan për herë të parë Tokën duke u ng...