Vendimi që ngre dyshime/ Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?
Për 4 puntata me radhë, që mbajnë datat 27 shkurt, 6 mars, 20 mars dhe 27 mars 2026, trajtuam dhe hodhëm dritë mbi historinë ...
Për 4 puntata me radhë, që mbajnë datat 27 shkurt, 6 mars, 20 mars dhe 27 mars 2026, trajtuam dhe hodhëm dritë mbi historinë ...
Në korrik të këtij viti, në media u raportua se “vila e partisë” në fshatin Mborje të Korçës ishte dj...
Një rrëmbim në mes të trazirave të vitit 1997, një garazh i kthyer në dhomë torture dhe një ekzekutim makabër ...
Historia nis më 19 gusht 2026, kur në internet publikohet një njoftim për punë nga shtëpia. Kompania që pretendohej se kë...
Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, është përballur me probleme të përsëritura me depërtim...
Nga Ermal Pashaj Quhem Ermal Pashaj dhe jam mjek, kirurg.Nëse nuk më keni parë në klinikë, apo spital mund të më keni par&eu...
Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit n...
Një unazë martese, një kapëse kartëmonedhash prej ari dhe 2 090 euro të përfituara nga një vjedhje me thyerje në Os...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik këtë të premte, ku një konflikt familjar ka përfunduar me dy të v...
Një qytetar denoncon pranë redaksisë së “Piranja News’ rrugën e re pranë spitalit të Lezhës, e cila duket se...
Një video publike me kërkimfaljen e saj do të qëndrojë e dukshme në Instagram për tre vjet e gjysmë. Kjo është pjesë e marrëveshjes jashtëgjyqësore që i dha fund mosmarrëveshjes mes influencueses amerikane Emily Gellis dhe Tanya Zuckerbrot, sipërmarrëse dhe dietologe. Lajmi u raportua nga The New York Times.
Padia daton në tetor të vitit 2020, kur Zuckerbrot akuzoi Gellis për shpifje dhe ngacmim, pas një fushate të zhvilluar në internet kundër saj dhe biznesit të saj. Marrëveshja e arritur mes palëve parashikon që kërkimfalja të mbetet e dukshme në profilin e influencueses.
Akuzat për dietën dhe dëshmitë anonime
Ngjarja nisi në verën e vitit 2020, kur Gellis filloi të mblidhte dhe të publikonte dëshmi anonime të marra përmes rrjeteve sociale. Në postimet e saj në Instagram, ku kishte rreth 185 mijë ndjekës, ajo pretendonte se disa konsumatorë kishin përjetuar probleme shëndetësore pasi kishin ndjekur programin e dietës F-Factor. Akuzat e saj përqendroheshin veçanërisht te suplementet e fibrave të tregtuara nga kompania.
Zuckerbrot i mohoi akuzat, duke kundërshtuar pretendimet për probleme shëndetësore dhe duke vënë në pikëpyetje besueshmërinë e burimeve të influencueses.
Më vonë, një hetim i The New York Times zbuloi origjinën e një prej pretendimeve më të rënda, sipas të cilit dieta kishte shkaktuar një abort.
Sipas gazetës, kjo histori ishte e sajuar nga një grua, e cila i kishte dhënë qëllimisht informacione të rreme Gellis për të testuar nëse influencuesja do t'i publikonte ato pa verifikuar vërtetësinë e tyre.
“Më vjen thellësisht keq”
Në videon rreth gjashtëminutëshe, Gellis shfaqet përpara një muri të bardhë, e veshur me një bluzë të zezë me jakë, ndërsa lexon një deklaratë drejtuar sipërmarrëses.
“Jam këtu sot për të marrë përgjegjësinë e plotë për dëmin që i kam shkaktuar Tanya Zuckerbrot, kompanisë së saj dhe familjes së saj”, deklaron influencuesja.
Gjatë gjithë videos, duke ruajtur një shprehje serioze, ajo përsërit kërkimfaljen: “Më vjen shumë keq”. Më pas shton: “Po, po e përsëris. Më vjen shumë keq”.
Gjashtë ditë pas publikimit, videoja ka marrë më shumë se 300 mijë shikime.
Mbyllja e kompanisë dhe reagimi i Zuckerbrot
Zuckerbrot ndërpreu aktivitetin e kompanisë në vitin 2023, pas pasojave negative që kjo çështje pati për imazhin e saj.
Sipërmarrësja e mirëpriti kërkimfaljen, por theksoi se ajo nuk mund të zhbëjë dëmin e shkaktuar.
“Pas gjashtë vitesh, pranimi publik i së vërtetës sjell lehtësim”, u shpreh ajo, duke shtuar: “Një kërkimfalje nuk mund ta rindërtojë kompaninë që kam ndërtuar për 25 vjet, t'u kthejë punonjësve vendet e tyre të punës, apo t'i rikthejë familjes sime vitet dhe ndjenjën e sigurisë që kemi humbur”. /PiranjatNews/
Ish-drejtoresha e të Drejtave të Njeriut në OKB dhe gjyqtarja e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Navi Pillay, ...
Me ardhjen e vjeshtës dhe temperaturave më të ulëta, xhaketat rikthehen si pjesë e domosdoshme e gardërobës. Këtë...
Për shumë të rinj të brezit Gen Z, një natë e mirë gjumi vlen më shumë sesa të shohin artistin kryesor n&eum...
Ideja se për të mbajtur peshën trupore mjafton të balancosh kaloritë që merr me ato që shpenzon është e përh...
Fikni dritat, mbyllni derën dhe kontrolloni sobën. Janë ato gjeste të vogla që bëhen pothuajse automatikisht para gjumit....
Dashi Sot marrëdhëniet tuaja romantike mund të kërkojnë më shumë vëmendje dhe mirëkuptim nga ana juaj, ndaj kush...
ratë që kanë një vetëbesim të fortë e dinë çfarë duan dhe nuk lejojnë që sjelljet negative të...
Një grua 53-vjeçare raportoi se kishte pësuar djegie me acid në organet gjenitale gjatë një ekzaminimi gjinekologjik në nj&...
Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë. ...
DashiKonfigurimi qiellor ju fton të rigjeni shijen e aventurës dhe kënaqësinë e lojës. Yjet ju nxitin t’i lejoni vetes t&eum...