Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime
Kreu i PD Sali Berisha është kthyer në Tiranë pas vizitës në SHBA, ku në një prononcim të shkurtër nga Rinasi ...
Kreu i PD Sali Berisha është kthyer në Tiranë pas vizitës në SHBA, ku në një prononcim të shkurtër nga Rinasi ...
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes” të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë ...
“Mos e prek Memaliajn!” Me këtë mesazh dhe pankarta në duar, banorë të Memaliajt dolën në aksin kryesor që l...
Një makinë e djegur u gjet mëngjesin e së shtunës në zonën e Volvës, rreth një orë larg Serresit në Greqi...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikoi videon e deklaratës që kryeministri Rama pat bërë në mars 20...
Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime t&eum...
Banorët e Memaliajt kishin dalë në rrugë për të protestuar kundër Reformës Administrative-Territoriale, ndërsa kr...
Modelja kosovare Ziza Pajaziti, e cila në datat 12 dhe 13 qershor 2025 rezulton të ketë hyrë në ambientet e burgut të siguris&eu...
Diplomatët britanikë dënuan sjelljen izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar si një model të shkeljeve të t&eu...
Një tjetër rast ku një elektriçist humb jetë gjatë punës është regjistruar në vendin tonë. Ngjarja k...
Nga Flora Xhemani Baba
Fenomeni që po shohim sot në “Ferma VIP” nuk është thjesht një episod mediatik, por një reflektim i qartë i mënyrës se si funksionon Psikologjia e Turmës në epokën digjitale. Turma nuk ka durim për thellësi. Ajo kërkon ritëm, reagim të menjëhershëm dhe emocione të shpejta. Në këtë kontekst, çdo figurë – sado e thellë apo e konsoliduar intelektualisht – rrezikon të reduktohet në një produkt konsumues.
Rasti i Mimoza Ahmetit është një ilustrues i qartë i kësaj dukurie. Një zë i veçantë në letërsinë dhe mendimin shqiptar, me një identitet të ndërtuar prej dekadash mbi reflektim dhe origjinalitet artistik, sot po konsumohet kryesisht për batutat, reagimet spontane dhe elementët e saj “të çuditshëm” në një format spektakli. Publiku nuk ndalet tek ajo çfarë ajo përfaqëson në thelb, por tek ajo që ajo prodhon si moment viral, bazuar në tiparet e sinqeritetit dhe natyralitetit të Mozës si personazh dhe jo të brendisë së saj artistike dhe intelektuale.
Kjo nuk është rastësi. Formate si reality show-t janë të ndërtuara mbi logjikën e thjeshtimit dhe dramatizimit. Ato nuk ushqejnë mendimin kritik por reagimin emocional. Dhe kur një figurë intelektuale hyn në këtë mekanizëm, ajo përkthehet automatikisht në një rol: personazh. Në këtë përkthim, intelektuali nuk zhduket, por mbulohet nga një shtresë spektakli që bëhet më e dukshme dhe më e konsumueshme për publikun e gjerë.
Këtu lind një pyetje më e thellë: a është problemi tek individi apo tek mënyra se si shoqëria zgjedh të konsumojë? Një publik i mësuar me përmbajtje të shpejtë, me video të shkurtra dhe me narrativë të thjeshtuar, gradualisht humbet aftësinë për të ndjekur kompleksitetin. Si pasojë, ai nuk refuzon intelektualen – ai thjesht nuk e sheh më atë. E anashkalon në favor të asaj që kuptohet menjëherë.
Kjo krijon një paradoks të fortë: sa më shumë një figurë intelektuale ekspozohet në hapësira masive, aq më shumë rrezikon të zhvishet nga dimensioni i saj më i rëndësishëm. Dukshmëria rritet, por thellësia humbet në perceptimin publik. Dhe kështu, intelektuali nuk e sfidon më turmën – ai përthithet prej saj.
Në fund, nuk është se arti apo mendimi zhduken. Ato thjesht shtyhen në periferi të vëmendjes kolektive. Në qendër mbetet personazhi: më i lehtë për t’u kuptuar, më i shpejtë për t’u shpërndarë dhe mbi të gjitha, më i përshtatshëm për një shoqëri që gjithnjë e më pak ka kohë – ose durim – për të menduar thellë.
Një studim i ri sugjeron se një ushqim shumë i njohur mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi i njeriut. B&e...
"Tape Bracelet” është një nga aksesorët më të komentuar të viteve të fundit nga Balenciaga, e njohur për di...
Përveçse ëmbëlsira simbolike e Ditës së Verës dhe një përfaqësuese e denjë e qytetit të Elbasanit,...
Një biografi e re ka zbuluar një detaj tronditës nga vitet e fundit të jetës së Princit Philip, bashkëshortit të Mbret&e...
Një çift amerikan ka zgjedhur Shqipërinë për të sjellë në jetë fëmijën e tyre, një veprim që ...
Ky është momenti i çuditshëm kur policët në paddleboard ndjekin një të dyshuar që u përpoq të arratisej...
Studimet e fundit po hedhin gjithnjë e më shumë dritë mbi lidhjen mes ushqyerjes dhe shëndetit mendor, duke treguar se ajo që kons...
Një grua, e cila kishte marrëdhënie seksuale me binjakë identikë “brenda katër ditëve nga njëri-tjetri”, &eu...
Në studion e emisionit “Rudina” në TV Klan, këtë të hënë, më 30 mars, astrologia Meri Shehu ndau me shikuesi...
Një ngjarje e rëndë mjekësore është regjistruar në Siena të Italisë, ku një pacienti iu hoq një veshk&eum...