Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

o të gjithë dinë si të reagojnë kur dëgjojnë diçka të mirë për veten. Një kompliment i thjeshtë për veshjen, buzëqeshjen apo një punim tëndim, mund të shkaktojë një ndjesi jo të këndshme, sikur po ekspozohesh. Për shumë njerëz, është më e lehtë të bëjnë një batutë, ta kthejnë në shaka ose ta minimizojnë momentin me ndonjë koment vetëvlerësues.
Nëse komplimentet të krijojnë siklet, ndoshta këto janë disa nga arsyet pse:
1. Ke vështirësi me vetëvlerësimin
Nëse mendon shpesh se “nuk je mjaftueshëm”, komplimentet thjesht nuk përputhen me mendimin që ke për veten. Në vend që t’i pranosh, i shmang me një “E po, thjesht kam fat…” ose “Ka njerëz më të mirë se unë”.
2. Je rritur me kritika të vazhdueshme
Nëse komplimentet ishin të rralla dhe kritikat ishin standard në shtëpinë ku je rritur, atëherë çdo fjalë e mirë mund të tingëllojë si një mashtrim ose si një hyrje për të thënë më pas “por...”. Edhe sot, ndoshta e ke më të lehtë të pranosh gabimet sesa lavdërimet.
3. Mendon se njerëzit thjesht janë të sjellshëm (jo të sinqertë)
Nuk është se nuk dëshiron të vlerësohesh, por kur dikush të thotë diçka të bukur, mendon: “Kushedi pse ma tha këtë, ndoshta nuk e mendonte vërtet”. Duket sikur komplimentet janë më shumë formale se të sinqerta dhe kështu, nuk ndihesh mirë t’i pranosh.
4. Të duket sikur u detyrohesh diçka
Sapo dikush të thotë diçka pozitive, ndihesh në borxh. Të duket sikur duhet t’ia kthesh patjetër ose ta kompensosh në një formë tjetër. Në vend që ta shijosh momentin, mendon: “Tani çfarë duhet të them unë?”
5. Vuan nga sindroma e imposterit
Ti ndoshta ke arritur shumë, por mendon se gjithçka është rastësi, jo rezultat i aftësive të tua. Kur dikush të komplimenton, zëri i brendshëm thotë: “Nuk e meritoj, nuk është për mua ky sukses.”
6. Nuk ndihesh rehat me ndjeshmërinë emocionale
Të ndihesh i/e vëzhguar ose i/e ekspozuar për diçka të bukur te vetja, mund të të ngjallë pasiguri. Pranimi i komplimentit kërkon një nivel hapjeje emocionale që ti ndoshta nuk je mësuar ta japësh lehtësisht.
7. Urren vëmendjen
Nuk e duron kur njerëzit fokusohen tek ti. Je mësuar të jesh “prapa skenave”, dhe çdo lloj vëmendjeje pozitive të ngjan si një reflektor i pakëndshëm.
8. Nuk ke besim që komplimentet zgjasin
Ke përjetuar situata kur një herë të lavdëruan dhe pas pak të kritikuan. Kështu që, komplimentet sot i merr me rezerva sepse je mësuar që fjala e mirë të pasohet nga një zhgënjim.
9. Nuk je mësuar të marrësh (vetëm të japësh)
Je mjeshtër/re për t’i komplimentuar të tjerët, por e ke thuajse të pamundur ta lejosh veten të marrë fjalë të mira. Ndoshta sepse askush nuk të mësoi si të presësh dashamirësi pa e kthyer menjëherë.
10. Je krahasuar gjithmonë me të tjerët
Nëse gjatë gjithë jetës je krahasuar me motra, vëllezër, shoqe të shkëlqyera apo kushërinj “perfektë”, komplimentet tingëllojnë të pabesueshme. Nuk ndihesh fitues/e, ndihesh si “versioni më pak i mirë”.
11. Thjesht nuk je mësuar me mirësi
Thjesht nuk je rritur në një ambient ku mirësia dhe vlerësimi ishin të zakonshme. Kur dikush të trajton me dashamirësi, trupi dhe mendja reagojnë si ndaj një rreziku, jo si ndaj një përkëdheljeje.
Të gjithë e bëjmë: postojmë një Story në Instagram dhe pas pak sekondash e shohim përsëri… dhe përs&e...
Një studim i Universitetit të Oksfordit ka zbuluar se socializimi me miqtë, sidomos në mjedise relaksuese si “natat me shokët&r...
Një grua nga Kalifornia, Lynn White, arriti të përmbysë një vendim për dëbim dhe të shmangë gjoba që shkonin...
Wekfest New Jersey 2025 ka mbledhur pasionuar të makinave Honda nga të gjithë rajonin për të shijuar një ditë të mbush...
Testimi afatgjatë i 2025 Acura Integra Type S ka vazhduar me përditësimin e dytë, ku ekipi i MotorTrend ka shqyrtuar performancën e m...
DashiParaja dhe kreativiteti janë bashkuar me sukses sot. Mund të fitoni para nga një projekt i përfunduar ose mund të merrni disa pa...
Mëlçia ka aftësinë të funksionojë si një filtër për trupin, i cili pengon shumicën e substancave të r...
Hajdutët që vodhën bizhuteri me vlerë rreth 88 milionë euro (102 milionë dollarë) nga Luvri të dielën (19 tetor) nu...
Donald Trump po ecën përpara me ndërtimin e një salle të re ballosh në Shtëpinë e Bardhë, duke anashkaluar ku...
Gjatë ngjarjes së organizuar më 2025, Valeo, një nga liderët globalë në sektorin e teknologjisë automobilistike, ka zb...