Pamje të rënda, protestuesi qëllohet me plumb gome në sy
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara Kryemninistrisë, pasi më herët ishin tek Ministria e Arsimit. Ata u dëbuan ...
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe ...

Bota po përballet me një paralajmërim serioz nga shkencëtarët për një rritje dramatike të temperaturës globale me 2.6°C mbi nivelet para-industriale, nëse vendet nuk marrin masa urgjente për uljen e emetimeve. Raportet e fundit të “Climate Action Tracker” tregojnë se planet aktuale të qeverive nuk po arrijnë të shmangin ngrohjen e rrezikshme të Tokës, ndërsa emetimet nga lëndët djegëse fosile kanë arritur nivele rekord.
Pavarësisht premtimeve ndërkombëtare për reduktimin e ndotjes, të ashtuquajturat Kontribute të Përcaktuara Kombëtarisht (NDC) mbeten të pamjaftueshme. Vetëm 100 vende kanë dorëzuar plane të reja deri tani, duke e lënë botën në një kurs drejt krizës klimatike. Një rritje me 2.6°C do të shënonte kalimin e kufirit të Marrëveshjes së Parisit, duke sjellë pasoja katastrofike: thatësira ekstreme, përmbytje vdekjeprurëse, kolaps të sistemeve bujqësore dhe humbje të ekosistemeve jetike. Ekspertët paralajmërojnë se mund të ndodhin “pika kthese” në klimë, si shembja e qarkullimit të Oqeanit Atlantik dhe zhdukja e shkëmbinjve koralorë.
“Një ngrohje botërore me 2.6°C do të thotë katastrofë globale,” paralajmëron drejtori i “Climate Analytics”, duke shtuar se ky skenar mund të shkatërrojë bujqësinë në Europë dhe Azi, duke shkaktuar mungesa ushqimore dhe valë të nxehtësisë vdekjeprurëse.
Aktualisht, planeti është ngrohur me rreth 1.3°C për shkak të shpyllëzimit dhe përdorimit të karburanteve fosile, duke sjellë tashmë pasoja të dukshme: zjarre masive, stuhi dhe fatkeqësi natyrore gjithnjë e më të shpeshta. Thatësira dhe temperaturat e larta ulin me 30% prodhimin e ullirit këtë vit.
Edhe pse përdorimi i energjisë së rinovueshme është në rritje, emisionet e karbonit pritet të rriten me 1% gjatë vitit 2025, duke e mbajtur njerëzimin në rrugën e gabuar. Shkencëtarët kërkojnë veprim të menjëhershëm global për të frenuar krizën klimatike, përpara se dëmet të bëhen të pakthyeshme.
Shkrimtari dhe publicisti Ben Blushi ka folur në një intervistë mbi librin e tij të fundit, “Jam Mysliman”, i cili ka ngjal...
Falë bashkëpunimit mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Arkivit Shtetëror të Kosovës, gazeta historike Rilind...
Në Trininë e Matit, pranë Macukëllit, më 8 nëntor 1462, u shkrua dokumenti i parë i njohur në gjuhën shqipe, &ldquo...
Muajin e kaluar, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, kishte zhvilluar një bisedë të veçantë me shkri...
Anna Frank është vajza që vdiq në vitin 1945 në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen, në Gjermani. Ajo u bë e famshme kur...
Thënie nga Kafka: Nuk i lexoj reklamat, sepse po t’i lexoja do të shpenzoja gjithë kohën time duke dëshiruar të zotëro...
Kaosi i sezonit të festave nuk do të ishte i plotë pa ndërhyrjen e Mërkurit, që këtë herë ka zgjedhur të ec&eu...
Edhe në rastet kur fle, bën scroll në telefon apo thjesht po sheh tavanin, mund të jetë e vështirë të ndërrosh ri...
Edhe pse ekzistojnë shumë studime që paralajmërojnë për rreziqet e konsumit të alkoolit, nga sëmundjet e mël&cced...
Viti 2026 do të jetë një periudhë e rëndësishme për të lindurit në shenjën e Demit, me ndikime të ...