LIFESTYLE

Pse ecja mbrapsht mund të jetë shumë e mirë për shëndetin dhe trurin tuaj

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2025, 22:22

Gjatë shekullit të 19-të, aktiviteti i “ecjes mbrapsht” ishte një hob i çuditshëm, por sot hulumtimet po zbulojnë se mund

Pse ecja mbrapsht mund të jetë shumë e mirë për

të ketë përfitime reale për shëndetin dhe trurin e njeriut.

Patrick Harmon, një pronar 50-vjeçar i dyqanit të purove, vendosi një bast në vitin 1915 për të fituar 20,000 dollarë, me një sfidë që parashikonte ecjen mbrapsht nga San Francisko në New York City.

Me ndihmën e një shoku dhe një pasqyre të vogël të ngjitur në gjoks për ta ndihmuar të shihte se ku po shkonte, Harmon bëri udhëtimin prej 3,900 milje (6,300 km) për 290 ditë.

Harmon pohoi se udhëtimi i bëri kyçet e këmbëve të tij aq të forta sa “do të duhej një goditje e fortë me çekiç për t’i ndrydhur”.

Ndoshta ai dinte diçka, shkruan BBC.

Sipas hulumtimit, ecja mbrapsht mund të ketë përfitime befasuese si për shëndetin tuaj fizik ashtu edhe për trurin tuaj.

Ecja mbrapsht, ka një histori shumë të pasur. Ka raporte që datojnë që nga fillimi i shekullit të 19-të të njerëzve që ecin qindra, dhe ndonjëherë mijëra milje, në të kundërt. Shumë prej tyre ishin rezultat i basteve impulsive dhe të tjerat ishin thjesht përpjekje për të kërkuar të drejtat e mburrjes për një rekord të ri të çuditshëm.

Por për shkak të ndryshimit në biomekanikë, ecja prapa mund të sjellë disa përfitime fizike. Shpesh përdoret në fizioterapi për të lehtësuar dhimbjet e shpinës, problemet e gjurit dhe artritin. Disa studime madje sugjerojnë se ecja mbrapsht mund të ndikojë pozitivisht në aftësitë njohëse si kujtesa, koha e reagimit dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve.

Praktika e ecjes mbrapa për qëllime shëndetësore mendohet se ka origjinën në Kinën e lashtë, por kohët e fundit ka marrë vëmendje nga studiuesit në SHBA dhe Evropë si një mënyrë për të përmirësuar performancën sportive dhe për të ndërtuar forcën e muskujve.

Michael Mosley në një episod të fundit të podcast-it të BBC-së dhe emisionit Radio 4, zbulon këshilla çuditërisht të thjeshta që janë vërtetuar shkencërisht se ndryshojnë jetën tuaj.

Janet Dufek, një eksperte në biomekanikë në Universitetin e Nevadës në SHBA, ka hulumtuar lëvizjen prapa për më shumë se 20 vjet. Ajo dhe kolegët e saj kanë gjetur se ecja mbrpsht për vetëm 10-15 minuta në ditë, gjatë një periudhe katër javore, rrit fleksibilitetin e kërdhokullave.

Ecja mbrapsht gjithashtu mund të forcojë muskujt në shpinë, përgjegjës për stabilitetin dhe fleksibilitetin e shtyllës kurrizore. Dhe në një studim tjetër të udhëhequr nga Dufek, një grup prej pesë atletësh vetë-raportuan një reduktim të dhimbjes së shpinës pas periudhave të ecjes prapa.

“Hulumtimi ynë ka treguar se, në mënyrë indirekte, ecja mbrapa ka disa përfitime në lidhje me dhimbjen e shpinës”, thotë Dufek. “Shpesh një nga pjesët që lidhet me dhimbjen e shpinës është kërthiza e ngushtë dhe ecja mbrapa ndikon aty”, shtoi ajo.

Stërvitjet e ecjes mbrapsht dhe vrapimi mbrapsht përdoren tashmë në disa stërvitje sportive, veçanërisht në sportet ekipore, të cilat kërkojnë shkathtësinë për të lëvizur shpejt përpara, prapa dhe anash. Duke qenë se forcon nyjet e gjurit, vrapimi mbrapsht është gjithashtu i dobishëm për të ndihmuar në mbrojtjen e atletëve nga lëndimet.

Kjo lloj ecje është provuar se ndihmon jo vetëm të rinjtë sportistë, por edhe të moshuarit, individët obezë, të sëmurët nga osteoartriti dhe pacientët me dëmtime në ecje. Është zbuluar gjithashtu se ecja mbrapa djeg më shumë kalori sesa ecja përpara.

Por pse është kaq e dobishme?

“Biomekanika e ecjes mbrapa është shumë e ndryshme nga ecja përpara,” deklaron Dufek Mosley-t. “Në ecjen prapa, ka një gamë të reduktuar të lëvizjes në gju që mund të sjellë përfitime për individët që duan të rehabilitohen nga operacioni i gjurit”.

Një studim i fundit zbuloi se diapazoni i lëvizjes në nyjet e ijeve dhe të gjurit zvogëlohet shumë gjatë ecjes mbrapa. Ndërsa ecja përpara fillon me kontaktin me thembër, ecja mbrapa fillon me kontaktin me gishtin e këmbës dhe thembra ndonjëherë nuk ulet kurrë në tokë. Si rezultat, ndihet më pak ndikim në nyjen e gjurit dhe përdoren më shumë muskuj të ndryshëm në krahasim me ecjen normale.

Personat që janë praktikuar të ecin prapa kanë një kohë më të shpejtë të reagimit, ndoshta sepse truri i tyre tashmë ishte mësuar të kryente një detyrë të papërshtatshme

Ndërkohë nyja e kyçit të këmbës merr më shumë goditje gjatë ecjes mbrapa. Muskujt e aktivizuar në lëvizjen e përkuljes shputore luajnë një rol më të madh në ecjen prapa për të ngadalësuar kyçin e këmbës dhe për të thithur goditjen.

Pra, duket se ka diçka të vërtetë në pretendimin e Harmonit për forcë superiore të kyçit të këmbës.

Por përfitimet nuk mbarojnë me kyçe më të forta.

Studiuesit kanë gjetur gjithashtu dallime në vendndodhjen e aktivitetit nervor kur kryhen hapat mbrapa krahasuar me hapat përpara. Korteksi paraballor, përgjegjës për aftësitë njohëse si vendimmarrja dhe zgjidhja e problemeve, është veçanërisht aktiv kur tërhiqet prapa.

Një studim holandez testoi aftësinë e 38 pjesëmarrësve për shpejtësinë e përgjigjes së njerëzve ndaj një kërkese, teksa ata lëviznin prapa, përpara apo anash.

U zbulua se pjesëmarrësit që lëviznin mbrapa kishin kohët më të shpejta të reagimit, ndoshta sepse truri i tyre tashmë ishte mësuar të kryente një detyrë të papërshtatshme.

Një studim tjetër arriti në përfundimin se forma të ndryshme të lëvizjes mbrapa, duke përfshirë ecjen mbrapa, shikimin e një videoje të një udhëtimi mbrapa me tren , apo imagjinata e lëvizjes mbrapa, përmirësonin aftësinë e pjesëmarrësve për të kujtuar informacionin .

Por ka edhe një element rreziku kur bëhet fjalë për ecjen re. Duhet pasur kujdes për të shmangur pengesat e padukshme dhe ka raste kur ecja mbrapa gjatë fizioterapisë ka rezultuar me rënie dhe lëndime të rënda.

Ka edhe mënyra të tjera për të arritur të njëjtat rezultate. Shkencëtarët në Kinë, për shembull, zbuluan se tai chi dhe noti janë aktivitete më efektive rehabilituese për atletët me dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës sesa ecja prapa, vrapimi ose pa ushtrime fare.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?