LIFESTYLE

Zbuloni cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2025, 16:39

Zbuloni cili qumësht alternativ është më i

Në raftet e supermarketeve, qumështi i lopës po ndahet hapësirë me dhjetëra alternativa bimore – nga sojë e deri te bajamet apo tërshëra.  Por, me kaq shumë lloje në treg, lind pyetja: Cili është më i shëndetshëm? Ka disa arsye që po i largojnë konsumatorët nga qumështi i lopës: intoleranca ndaj laktozës, dëshira për të ndjekur një dietë bimore, shqetësimet mjedisore ose etike. Ndërkohë, industria e qumështit alternativ është bërë një treg shumë miliardësh, me produkte që imitojnë gjithnjë e më shumë shijen dhe teksturën e qumështit të zakonshëm.

Një studim amerikan i vitit 2025 analizoi 219 produkte nga 21 marka të ndryshme dhe zbuloi se mesatarisht, qumështi bimor ka më pak proteina dhe yndyra të ngopura sesa ai shtazor. Megjithatë, 70% e produkteve ishin të fortifikuara me kalcium dhe vitaminë D, dhe shumë të tjera me vitamina A dhe B12, për t’i bërë më të ngjashme me përfitimet ushqyese të qumështit tradicional.

Megjithatë, jo të gjitha qumështet bimore janë të njëjta.  Dietologia Hunnes rekomandon që njerëzit të zgjedhin versionet pa sheqer të shtuar, pasi shumë produkte “me shije” kanë sasi të konsiderueshme sheqeri.

“Nëse qëllimi është të rritni marrjen e proteinave pa shumë kalori, zgjidhni një qumësht soje ose bizeleje pa ëmbëlsues”, këshillon ajo.

Në fund të ditës, shton Hunnes, nuk duhet të dramatizojmë: “Qumështi që zgjidhni nuk do të përcaktojë fatin e shëndetit tuaj – është një pjesë shumë e vogël e dietës. Zgjidhni atë që ju pëlqen dhe që i përshtatet rutinës tuaj”.

Shumë produkte bimore përmbajnë vaj luledielli apo kanole, për t’u dhënë teksturë të butë dhe për të shmangur ndarjen e përbërësve. Kjo ka shkaktuar debate në rrjetet sociale, me pretendime se vajrat e farave janë “toksikë”. Por studimet serioze tregojnë të kundërtën.

Llojet më të zakonshme të qumështit alternativ

Qumështi i sojës

Është më afër qumështit të lopës për nga përbërja ushqyese. Përmban proteina të plota dhe aminoacide esenciale. Për këtë arsye, është i vetmi qumësht bimor që përfshihet në udhëzimet ushqimore zyrtare në SHBA. Përmban izoflavone, përbërje natyrore me efekte pozitive në shëndetin e zemrës, veshkave dhe mëlçisë. Këto substanca kanë strukturë të ngjashme me estrogjenin, por studimet kanë treguar se nuk shkaktojnë efekte hormonale te meshkujt. Në fakt, disa kërkime lidhin konsumin e moderuar të sojës me uljen e rrezikut të kancerit të gjirit dhe të simptomave të menopauzës.

Qumështi i tërshërës

Kremoz, me shije të butë dhe teksturë që e bën perfekt për kafe apo lëngje me fruta. Përmban fibrat beta-glukan, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe rregullimin e sheqerit në gjak. Gjithashtu ka përmbajtje të fitateve, që janë antioksidantë natyralë që mund të ndihmojnë në parandalimin e humbjes së kockave dhe formimit të gurëve në veshka. Megjithatë, fitatet mund të ulin përthithjen e hekurit dhe zinkut, ndaj rekomandohet një dietë e balancuar për ta kompensuar.

Qumështi i bajames

Një nga opsionet më të njohura për ata që kërkojnë pak kalori dhe karbohidrate. Versionet pa sheqer kanë më pak se 30 kalori për gotë. Megjithatë, përmbajtja e proteinave është e ulët dhe për prodhimin e tij kërkohet shumë ujë, sidomos në zonat e thata si Kalifornia. Në aspekt ushqimor, është i pasur me vitaminë E dhe ka pak yndyra të ngopura, duke e bërë të përshtatshëm për ata që duan të kontrollojnë nivelin e kolesterolit.

Qumështi i kokosit

Ka më shumë yndyra të ngopura se çdo qumësht tjetër bimor, gjë që i jep shije të pasur dhe teksturë të trashë. Për këtë arsye, duhet konsumuar me moderim. Megjithatë, studime të fundit tregojnë se përmban antioksidantë që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet oksidative, të lidhura me plakjen dhe sëmundjet kronike.

Qumështi i orizit

Përgatitet nga orizi i bluar dhe uji, dhe është hipoalergjik – pra, i përshtatshëm për njerëzit me alergji ndaj arrave apo sojës. Megjithatë, është shumë i varfër në proteina dhe mund të përmbajë gjurmë arseniku, ndaj nuk rekomandohet për fëmijët në sasi të mëdha.

Ka më shumë karbohidrate dhe është i mirë për sportistët apo ata që kanë nevojë për më shumë energji.

Qumështi i përzier

Një kategori e re që kombinon disa burime bimore, si tërshëra, bizelet dhe bajamet, për të krijuar një produkt më të balancuar në proteina dhe vlera ushqyese.

Studime të vitit 2024 tregojnë se këto përzierje kanë strukturë më të ngjashme me qumështin e lopës dhe janë më të pasura me kalcium, vitaminë D dhe proteina.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?